LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto - Bora dhe Donaldi kapen sërish “mat”/ Pushime familjare në jug të Shqipërisë

2022-08-01 19:21:00, Lifestyle CNA
Foto - Bora dhe Donaldi kapen sërish “mat”/ Pushime familjare
Moderatorja Bora Zemani dhe aktori Donald Veshaj

Ndonëse asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar publikisht rikthimin në krahët e njëri-tjetrit, moderatorja Bora Zemani dhe aktori Donald Veshaj janë kapur sërish “mat”.

Bora dhe Donaldi kanë shkuar me pushime në jug dhe këtë herë nuk janë vetëm. Dyshja janë parë në jug të Shqipërisë, së bashku me vëllezërit.

Në fotot e publikuara nga “JOQ”, ata shihen në praninë e vëllait të moderatores, Lisienit dhe vëllait të vogël të Donaldit, Marios.

Bora shfaqet e veshur me një palë pantallona të shkurtra të zeza, bluzë të zezë dhe me kapele të zezë.

Në fakt, kjo nuk është hera e parë që dyshja janë parë së bashku. Disa muaj më parë ata u panë duke bërë pazar në Itali.

Ndërkohë, në njërën prej puntatave të emisionit që moderon me Romeon, Donaldi kishte veshur të njëjtën bluzë me të cilën Bora ishte shfaqur më herët në publik./ B.A. – CNA.al

Foto - Bora dhe Donaldi kapen sërish “mat”/ Pushime familjare

Foto - Bora dhe Donaldi kapen sërish “mat”/ Pushime familjare

Lajmet e fundit nga