Does crying have positive health effects on people?
For better or worse, human tears are a mystery. Some o...

Shahu është një nga lojërat më të njohura dhe më të dashura në botë. OKB vlerëson se afro 605 milionë njerëz në mbarë globin - ose rreth 8 për qind e popullsisë së botës - e luajnë rregullisht. Ndërsa shumë lojëra kanë lindur dhe janë zhdukur përgjatë historisë, shahu i ka mbijetuar provës së kohës.
Po nga e ka origjinën loja e shahut? Duke pasur parasysh vjetërsinë e kësaj loje, është e vështirë të përcaktohet me saktësi origjina specifike. Dhe teksa nuk ka asnjë person që mund të përcaktohet si shpikësi i shahut, shumica e historianëve mendojnë se kjo lojë e ka origjinën në Indi.
“Përveçse në Indi ku ka atribuime historike më të hershme sesa në Lindjen e Mesme, unë fokusohem shumë tek linguistika”- thotë Kenet W.Regan, një mjeshtër ndërkombëtar shahu dhe një profesor i asociuar i shkencave kompjuterike dhe inxhinierisë në Universitetin në Bufalos në Nju Jork.
“Fjala moderne “shatranj”, e përdorur si në persisht po ashtu edhe në arabisht, rrjedh qartazi nga fjala sanskrite “chaturanga”. Dhe ajo është “chatur”, rrënja e latinishtes “quattuor”, që do të thotë 4 plus “anga”, që do të thotë gjymtyrë”- shton ai.
Pra termi sanskrit “chaturanga” përkthehet afërsisht “katër anëtarë të një ushtrie”, sipas Fjalorit të Etimologjisë Online. Dhe këta janë janë elefantë, kuaj, karroca dhe këmbësorë. Lojërat e para të shahut - përfshirë versionin më të hershëm të njohur, që daton në vitin 760 Pas Krishtit, përmbanin copa karroce dhe elefanti.
Ndërsa nuk ka një njeri të vetëm që mund të quhet si shpikësi i shahut, një legjendë e lashtë emërton si të tillë Vezirin e Madh Sisa Ben Dahir. Sipas saj, ai ia dhuroi tabelën e parë të shahut mbretit Shirham të Indisë.
Por duke pasur parasysh referencën më të hershme të shkruar të kësaj historie në vitin 1256 , ka shumë të ngjarë që jo vetëm të jetë apokrife, por të mos ketë ndonjë bazë në realitet. Por jo të gjithë historianët bien dakord se shahu e ka origjinën në Indi.
Në një ese të vitit 1996, shahisti dhe historiani spanjoll Rikardo Kalvo shkroi se “me siguri që shahu është shpikur në Iran”, një përfundim i arritur bazuar kryesisht tek fakti se literatura e lashtë persiane përmend shahun, përpara se të përmendej në literaturën indiane.
Gjithsesi, konsensusi i përgjithshëm është se kjo lojë u shpik në Indi. Në fakt, mbështetësit e tezës persiane priren të jenë nga Irani, ndaj mund të mos jenë tërësisht të paanshëm. Nuk ka asnjë provë të besueshme që shahu ka ekzistuar në një formë që i afrohet lojës moderne para shekullit VI-të. Që nga ajo kohë, loja ka evoluar, dhe kultura të ndryshme kanë sjellë ndryshime të vogla apo të mëdha gjatë shekujve.
“Të gjitha kulturat kryesore rajonale - ato të pasura dhe të bashkuara mjaftueshëm për t’u zgjeruar gjeografikisht - kishin format e tyre të lojës së shahut”- thotë Regan, duke vënë në dukje se disa versione ishin më të mira se të tjerat.
“Lojërat arabe ishin shumë të suksesshme. Dhe kjo sepse lëvizjet nuk ishin aq të shkathëta apo dinamike sa janë sot. Për pasojë shumë ndeshje përfunduan në barazim”- shton ai.
Megjithatë, me kalimin e kohës, loja e shahut u bë më e standardizuar. Regan përmend ndikimin e matematikanit të shekullit XV-të, Luka Pacioli, që shkroi “De ludo schacorum” (Mbi lojën e shahut). Por pse shahu ka mbetur popullor për kaq shumë kohë, dhe pse luhet edhe sot akoma më shumë sesa lojërat e tjera të lashta?
“Shahu është një lojë që ju mund ta shijoni në shumë nivele aftësie”- thotë Regan.
Për këtë lojë ekziston edhe një thënie e famshme: “Shahu është një pellg, në të cilin mund të pijë mushkonja, dhe mund të lahet një elefant!”./ Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
For better or worse, human tears are a mystery. Some o...
SeaPod është një koncept i ri i shtëpive mbi ujë, ideal për...
Despite cleaning, the smell of food can remain in the plasti...
Të gjithëve na ka ndodhur të kapim orën 11:11 dhe kemi pyet...
Today anyone can open an online business without having to...
Gjergj Kastriot-Skënderbeu is the National Hero of Albania...
Jeni i papunë ose jeni mërzitur nga puna juaj dhe dësh...
Rritja e inflacionit po detyron shumë njerëz të kërkoj...
Ishte koha kur Shqipëria kishte më të zhvilluar transporti...
The constitution is the main law or legal act of a country...
Curiosity left Earth in November 2011 and after an ard...
Tonga's volcanic eruption in January spewed enough wat...
Our planet is spinning faster, recording the shortest day ...
In the years 1939-1940, a special law was requested to imp...
The declaration of independence marked the first steps...
Arabia Saudite ka zbuluar projektin e saj ambicioz urban “...
As Today, on August 1, 1943, one of the assemblies was hel...
While face masks were once a rare sight, their use has...
Many Nazi-era items went on display at an auction in Maryl...
They say that "craft does not leave you without bread", bu...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Tirana Police have shared details regarding the accident t...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Over 18,000 foreign citizens from 140 countries have appli...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
US President Donald Trump has issued another warning to Ir...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...