LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ikja e artistes së madhe/ Begaj mesazh ngushëllimi: Mimika Luca, ikonë e talentit

2023-02-21 17:46:00, Kulturë CNA

Ikja e artistes së madhe/ Begaj mesazh ngushëllimi: Mimika Luca,

Presidenti Bajram Begaj ka dhënë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të të madhes Mimika Luca, artistes që la gjurmë në kinematografinë shqiptare.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Begaj shpreh mirënjohje dhe respekt për Mimika Lucën, për të cilën thotë se është ikonë e talentit dhe një zonjë modeste.

Pushoftë në paqe Artistja dhe zonja e madhe Mimika Luca! Mirënjohje dhe respekte pa fund për këtë ikonë të talentit dhe zonjës modeste!”, shkruan Kreu i Shtetit.

Kujtojmë se artistja e madhe u nda nga jeta mesditën e sotme, në moshën 85-vjeçare.

E ëma e Gjergj Lucës, Mimika Luca, cilësohet si një aktore shumëdimensionale si në teatër ashtu edhe në kinematografi.

Mimika Luca ka luajtur 30 role në karrierën e gjatë 30-vjeçare dhe ka ka shkruar edhe disa drama./ CNA.al

Ikja e artistes së madhe/ Begaj mesazh ngushëllimi: Mimika Luca,

Ikja e artistes së madhe/ Begaj mesazh ngushëllimi: Mimika Luca,

Lajmet e fundit nga