"Farewell dear Mimika"/ Rama, touching words about the death of the icon of Albanian cinematography
Prime Minister Edi Rama has reacted after the sad news...

Ndarja nga jeta të ikonës së kinematografisë shqiptare, Mimika Lucës, ka prekur mbarë vendin.
Disa fjalë emocionuese për shuarjen e të madhes Mimika Luca ka shkruar në rrjetet sociale edhe gazetari Albert Vataj.
Ai thotë se ikona e artit skenik ishte një shpirt i ndritur në mirësi, që u largua duke lënë një brengë e një trokitje në zemër, si çdo ikje nëne.
Gazetari deklaron se bashkë me ikjen e nënë Mimikës është këputur sot edhe një yll prej qiellit të kinemasë shqiptare, nëna e roleve të mëdha.
Shkrimi i plotë i Albert Vatajt:
Lamtumirë Mimika Luca, shprehje e përkorë e një shpirti të dritur në mirësi
Ajo, Mimika Luca, nuk është më mes nesh!
Ajo nuk do të vijë më, si herë të tjera të festojë ditëlindjet apo kremtet e zëshme të një zemre nëne, në “Fish City”. Nuk do të zbresë shkallët e të falmeshëndetet me miqtë, kolegët dhe adhuruesit e shumtë, të cilët u bën pjesë e jetës së saj, nuk do të mund të marrë më lule as përqafime nga “Rozafa” që fati i çoi portej Atlantikut, as nga Gjergji që ishte zë e zemër në çdoditshmërinë e saj prej nëne.
Zemra e nënë Mimikës nuk do të trokasë më në kraharorin e dashurisë dhe mallit. Ajo i dorëzohet vdekjes ashtu e paqtë dhe e përkorë, si çdo nënë e shenjtëruar në aktin e madh të misonares.
Lëshohet ajo në këtë prehje të prehrit të përjetësisë, jo duke u dorëzuar, por duke lejuar që ikjet të na dhembin, zemrat të na gjëmojnë dhe jeta të vazhdojë.
Iku nënë Mimika, bashkë me nënat e tjera, ata të artit skenik e të sfidave të jetës!
Iku sepse nuk mund të qëndronte më, jo sepse nuk e deshëm, por sepse ajo na deshi më shumë se sa ne të mund ta ndalonim rrugëtimin e saj për në jetë e pasosur.
Asnjëherë nuk është e kohëshme ikja e nënave, por kur ata vendosin të ikin, diçka nga brenda nesh vendos të largohet së bashku me ta.
Ata zgjedhin të ikin duke lënë dhimbje dhe trishtim.
Ikin me sytë e mbushur me qiell.
Ikin me zemrën ku harlisen lule të bardha e kundërmojnë aroma.
Ikin për të mos u kthyer më!
Ikin për të na treguar se sa e dhimbshme është ndarja me nënat.
Ikin për të na lënë në shpirt një brengë e në zemër një trokitje, si çdo ikje nëne.
Kështu iku edhe nëna Mimika!
Ajo nënë me zemër të bardhë, vendosi t’i dorëzohet vdekjes pa marrë lejë, pa pyetur për zemrat që çahen, e shpirtrat që drithërojnë në vuajtje e mundim.
Bashkë me ikjen e nënë Mimikës është këputur sot edhe një yll prej qiellit të kinemasë shqiptare. Ka ndaluar udhën e kësojetshme për të marrë atë të amshimit, Mimika Luca, ajo nëna e roleve të mëdha, ajo zemra e drithërimave të emocioneve skenike, ajo që duke ikur, nuk do të mund t’i marrë çfarë la në artin e madh të skenës dhe në zemrat tona.
Portreti i saj i përkorë prej shenjtoreje ka reshtur së shndrituri në suazën e jetshme të çdoditshmërisë, për tu ngjitur në vezullimin e përjetësisë, për të hypur në ikonë, për të zënë vend në panteon, atje ku prehen jetët që dritën me diellin e shpirtit.
I lehtë të qoftë hapi në rrugëtimin tënd drejt amshimit, nënë Mimika!
U shpërblefsh me dritën e Parajsës, nëna ze zemrës së bardhe e syve të përvuajtur!
Lamtumirë Mimika Luca!
Prime Minister Edi Rama has reacted after the sad news...
The icon of film and theater, Mimika Luca, has passed ...
The well-known actress Mimika Luca has passed away at the ...
The star of Albanian cinematography, multidimensional ...
Mimika Luca, the great actress of the Albanian stage, pass...
Aktori dhe poeti shqiptar, Timo Flloko, është bërë bas...
Qeveria shqiptare ka njoftuar synimin e saj për ta kthyer ...
Mes Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë dhe ...
Today, at the age of 89, the well-known architect, writer,...
In Albania, natural tourism has recently seen an increase ...
Qyteti i tij i lindjes Augsburg e nderon Bertolt Brech...
The well-known and much-loved actor Xhevahir Zeneli, with ...
Today, the analyst Aleksandër Çipa congratulated the maste...
Ismail Kadare, the master of the Albanian pen, turns 86 to...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Kreu i Shoqatës "Rilindja e Voskopojës 1929", Vangjush Nik...
The poet Sadik Bejko has strongly reacted to the memorial ...
Lake Ohrid is among the oldest in Europe, with a diverse b...
Të gjithë të huajt që vizitojnë Athinën ndjekin kuriozë nd...
After revealing the property portfolio in Tirana, Kavaja, ...
Four months ago, on March 11, CNA sent an official letter ...
Sokol Sadushi, the president of the Supreme Court, is the ...
Journalist Elton Qyno has made a complaint regarding the w...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Tirana Police have announced that criminal proceedings hav...
Citizen BS, who was wounded by gunfire this Monday in P...
The perpetrator of the injury of 35-year-old BS in Pograde...
A gunshot wound occurred today in Pogradec. According to p...
On Monday, our country will be affected by stable weather ...
The heat wave that has swept across Europe is also causing...
The Director-General of the World Health Organization, Ted...
The Institute of Geosciences has today shared a forecast r...
A strong aftershock shook Venezuela this Monday following ...
US President Donald Trump said today that Iran has request...
Five people have died after a shooting in Stade, northern ...
Germany, the Czech Republic, Poland and Hungary hit record...
During my research into the life and artistic photographic...
This year's edition of the Gjon Mili International Video A...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
When citizens see that the euro drops a few points in a fe...
When talking about the euro exchange rate in Albania, it i...
This is the question that is often avoided. A strong lek s...
There is a political temptation to sell the strengthening ...