LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shtyhet seanca për Laert Haxhinë/ Trupa gjykuese përjashton avokatin mbrojtës nga procesi

2023-12-01 15:15:00, Kronika CNA

Shtyhet seanca për Laert Haxhinë/ Trupa gjykuese përjashton

Detari Hysi, avokati i Laert Haxhisë është përjashtuar këtë të premte nga seanca në GJKKO.

Ky vendim u mor nga trupa gjykuese pasi babai i Haxhisë kishte sjellë në seancë një prokurë, ku i revokonte tagrat e përfaqësimit avokatit Hysi.

Nga ana tjetër, dy avokatet e caktuar kryesisht nga gjykata Elvis Gorishti dhe Artan Simonin kërkuan sërish kohe për tu njohur me aktet e dosjes.

Si rrjedhojë seanca u shty dhe do të mbahet në orën 11:00 të 18 dhjetorit.

Laert Haxhia është arrestuar nga autoritetet në Greqi dhe nuk është ekstraduar ende në Shqipëri.

Një anëtar i grupit të Laert Haxhisë, Artan Tafani, u bë i penduari i drejtësisë dhe rrëfeu një nga një krimet që kishin kryer.

Nga dëshmitë e Artan Tafanit u zbardhën disa vrasje të kryera si dhe atentate që grupi i Laert Haxhisë kishte planifikuar të bënte.

Grupi kishte planifikuar të ekzekutonte prokuroren Doloreza Musabelliu dhe Merita Selimi për të cilat u vunë në lëvizje institucionet duke u siguruar mbrojtjen e tyre dhe të familjes./ CNA

Lajmet e fundit nga