LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

3 anëtarët e familjes Meta kontradiktorë/ 24-vjeçari nuk pranon vrasjen: E qëlloi motra

2024-02-26 12:40:00, Kronika CNA

3 anëtarët e familjes Meta kontradiktorë/ 24-vjeçari nuk

3 anëtarët e familjes Meta kanë dalë sot para gjykatës ku kanë dhënë deklarata kontradiktore.

24-vjeçari nuk ka pranuar se ka qenë ai që e ka qëlluar babain, duke thënë se Pëllumb Meta është qëlluar nga 19-vjeçarja pasi donte ta fejonte me zor.

Nga ana tjetër, 19-vjeçarja është shprehur se së bahsku me vëllain e saj Hysen Metën kanë fshehur gjurmët pas krimit.

Vëllai tjetër Amarildo ka deklaruar se ka mësuar krimin pasi nëna e tij i ka thënë se kanë vrarë babain, duke sqaruar se ai dhe nëna nuk kanë qenë në shtëpi në momentin që ka ndodhur ngjarja.

Hyseni ka thënë se në ato momente ka thënë se ka qenë ai që e ka vrarë babin pasi ka qenë i hutuar./ CNA

Lajmet e fundit nga