Bombings continue amid uncertainty over peace plans with Iran
As uncertainty surrounding indirect talks between Washingt...

I akuzuari për vrasjen e Liridona Ademajt, Granit Plava, e ka ndryshuar deklaratën të enjten, duke i thënë Gjykatës Themelore në Prishtinë se vrasja u krye në marrëveshje me bashkëshortin e viktimës, Naim Murseli.
Gjatë gjykimit më 26 mars, Plava u tërhoq nga deklarata e dhënë më parë në Polici, duke pohuar se tani po thotë të vërtetën, raporton Betimi për Drejtësi, media e specializuar në fushën e drejtësisë.
Plava tha se deklaratën në Polici e kishte bërë në bazë të marrëveshjes që kishte me Murselin. Liridona Ademaj u vra në nëntor të vitit 2023. Murseli akuzohet për planifikimin e vrasjes, ndërkaq në këtë rast akuzohet edhe Kushtrim Kokalla.
Duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtësit të tij, avokatit Skender Gojani, i akuzuari Plava tha se kishte marrëveshje me Naim Murselin dhe se ai ka qenë në dijeni për veprën për të cilën sot po akuzohet.
Përgjatë dëshmisë, Plava pretendoi se Murseli i ka ofruar punë, pagë në vlerë prej 1.300 eurosh, si dhe një veturë G-Class. Kur e ka pyetur se kë do të vriste, sipas Plavës, Murseli i kishte thënë se nuk ka nevojë që ta dijë, por vetëm të marrë përgjegjësinë.
“Asnjëherë nuk më ka treguar kush është personi [që duhej vrarë], edhe më ka thënë veç do të marrësh përgjegjësinë ti, asgjë tjetër. Pa u bërë dy vjet të nxjerr nga burgu, e di çfarë pushteti kam”, ka deklaruar Plava, duke cituar atë që pretendon t'i ketë thënë Murseli.
Ai shtoi se për këtë rast ishte në dijeni edhe Behgjet Pacolli, ish-president i Kosovës dhe ish-udhëheqës i Aleancës Kosova e Re.
Radio Evropa e Lirë ka kërkuar një koment nga Pacolli për këtë deklaratë të Plavës dhe është në pritje të përgjigjes.
Pas vrasjes së Liridona Ademajt, Pacolli kishte shkruar në rrjetet sociale se Murseli ishte bashkëpunëtor i tij prej disa vitesh, por se ai nuk ishte në dijeni “për ndonjë precedent konflikti për Naimin”.
Kur u pyet nëse i njeh të akuzuarit e tjerë, Plava tha se Kokallën e njeh pasi janë nga fshati i njëjtë dhe Murselin më pak. Plava tha se me Murselin u takua 7-8 herë dhe në ditën e vrasjes janë takuar pikërisht për marrëveshjen. Sipas tij, të nesërmen e kishte kuptuar që personi që e vrau ka qenë gruaja e Naim Murselit.
“Më vjen keq për atë ditë çka ka ndodhur. Gjithmonë ka thënë se është serbe ose boshnjake, vetëm do të marrësh përgjegjësinë”, tha ai.
Më herët gjatë ditës në gjykatore është deklaruar edhe Murseli. Ai ka insistuar se në natën kur u vra bashkëshortja e tij, familja ishte pre e grabitjes, teksa ka pranuar se armën me të cilën u krye vrasja ia bleu Plavës, por duke pretenduar se ai i kishte thënë se të nesërmen do ta shiste dyfish. Murseli pretendoi se me Plavën u morën vesh që t’i ktheheshin paratë e armës së blerë.
Si ndodhi vrasja?
Liridona Ademaj u vra në moshën 30-vjeçare më 29 nëntor 2023 në një rrugë në fshatin Bërnicë të Prishtinës. Aktakuza e ngarkon Murselin se e ka planifikuar vrasjen e bashkëshortes me qëllim hakmarrjeje dhe përfitimi financiar nga një sigurim jetësor në Suedi, në shumë prej rreth 260 mijë eurosh.
Sipas Prokurorisë, Murseli e ka planifikuar vrasjen në bashkëpunim me Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën, duke u premtuar atyre një shpërblim prej 30 mijë eurosh për ta kryer krimin.
Kokalla akuzohet se e kishte njoftuar Murselin me dorasin Plava. Plava akuzohet se ka kryer vrasjen. Vrasja e Liridona Ademajt shkaktoi zemërim publik, veçanërisht pasi bashkëshorti i saj mori pjesë në varrim.
Familja kërkoi zhvarrosjen e trupit të saj për ta varrosur në varrezat e familjes Ademaj. Që nga viti 2010, në Kosovë u vranë rreth 60 gra - shumica nga bashkëshortët e tyre.
Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kritikojnë sistemin e drejtësisë për dënime të lehta të autorëve - gjë që, sipas tyre, i trimëron dorasit. /REL
As uncertainty surrounding indirect talks between Washingt...
The United Arab Emirates has announced that it has interce...
Global oil prices rose in Asia on Thursday after Iran's fo...
US President Donald Trump said Iran's leaders are "afraid"...
A group of Middle Eastern countries have issued a joint st...
One of the most mysterious places in the world, Easter Isl...
Kosovo President Vjosa Osmani has reacted after the Consti...
Serbian President Aleksandar Vučić has continued to mainta...
Italy's Tourism Minister Daniela Santanche has submitted h...
A jury in Los Angeles has handed an unprecedented victory ...
White House Press Secretary Caroline Leavitt held a press ...
European Commissioner for Enlargement, Marta Kos, will fac...
A humanoid robot took center stage on the second day of U....
Lawmakers in Kosovo have over a month to elect the country...
German Chancellor Friedrich Merz stated during a parliamen...
The Israeli Defense Forces (IDF) have said they have elimi...
Iran confirmed today that it had received a 15-point plan ...
Trump administration officials are working to organize a m...
Danish Prime Minister Mette Frederiksen has submitted her ...
North Korean leader Kim Jong Un said the clashes between t...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Another gunshot wound occurred at the scene. According to...
A gunshot wound occurred this afternoon in Shijak. Accordi...
The Border Police blocked the vessel and fined the driver ...
A police operation codenamed "Zonet" has ended with the se...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
The counting of votes for political entities in Kosovo has...
Oil prices rose on Monday, with Brent crude rising 4.5% to...
Six people were injured in a stabbing attack at New York's...
As Russia's full-scale invasion of Ukraine enters its fift...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
This Monday, one US dollar is bought for 81.8 lek and sold...
The tourist apartment market is continuing to expand at a ...
The number of properties sold by entities monitored by the...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...