LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rusia nuk ndalet/ Sulme të tjera në centralin bërthamor në Ukrainë

2022-08-11 21:24:53, Kosova & Bota CNA
Rusia nuk ndalet/ Sulme të tjera në centralin bërthamor në
Centrali bërthamor në Zaporizhja

Të enjten është raportuar sërish për garantime në centralin bërthamor në qytetin ukrainas, Zaporizhja.

Ky njëherësh është centrali më i madh në Evropë.

Rusia dhe Ukraina kanë fajësuar njëra-tjetrën për 10 granatime të kryera në këtë central.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka paralajmëruar se luftimet mund të “rezultojnë me katastrofë” në këtë central, të cilin e kontrollon Rusia nga muaji mars.

Ukraina ka paralajmëruar se Rusia mund të provokojë aksidentin më të rëndë bërthamor në botë.

Të mërkurën, ministrat e Jashtëm të shtatë vendeve më të industrializuara (G7), kanë thënë se Rusia duhet t’ia dorëzojë menjëherë Kievit kontrollin e centralit.

Ky central është granatuar edhe javën e kaluar.

Ukraina ka thënë se Rusia e ka shndërruar këtë zonë në bazë ushtarake për të nisur sulmet prej atje, duke e ditur faktin se forcat ukrainase nuk mund të hakmerren.

Moska, në anën tjetër, hedh poshtë këto pretendime.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra./ REL

Lajmet e fundit nga