Flash check at Rrogozhina prison, two cell phones seized
A surprise inspection was carried out today at the Institu...

Këshilli i Ministrave ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës ku janë miratuar disa vendime dhe projektligje.
Ndër këto vendime përfshihen miratimi i ndërtimit të centraleve të energjisë elektrike fotovoltaike në Sarandë, Lushnjë dhe Berat.
Gjithashtu janë caktuar gjashtë anëtarët e Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar, të përzgjedhur me konkurrim publiK, të cilat janë: Aida Goga, Majlinda Ziu, Rudina Osmanaj, Tatjana Pone, Blerina Lala dhe Refik Çela.
Vendimet dhe projektligjet e miratuara në mbledhje:
- Përcaktimin e mënyrës së organizimit dhe të funksionimit të tregut të produkteve të peshkimit e të akuakulturës dhe për miratimin e formës e të përmbajtjes së planeve të prodhimit e të marketingut. Organizatat e prodhuesve dhe organizatat ndërsektoriale mund të përfitojnë mbështetje financiare nga skema e masave mbështetëse tëministrisë.
- Përcaktimin e rregullave, të parimeve, të procedurës dhe të metodologjisë për llogaritjen e pagesave, që kryejnë institucionet publike përfituese ndaj shoqërisë “Albanian Digital Solution”, sh.a., për shërbimet në fushën e teknologjisë së informacionit e të komunikimit si dhe të implementimit të masave të sigurisë kibernetike, të ofruara në bazë të kontratave të shërbimit dhe/ose marrëveshjeve të nivelit të shërbimit.
- Miratimin e rregullave dhe procedurave të lidhjes në rrjetin e shpërndarjes për vetëprodhuesit e energjisë së rinovueshme dhe të skemës së kompensimit të tyre, bazuar në metodologjinë e faturimit neto. Ngarkohen Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH, sh.a.), Enti Rregullator i Energjisë dhe Furnizuesi i Shërbimit Universal, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi.
- Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, me vendndodhje në zonën kadastrale 2806, njësia administrative Sarandë, Bashkia Sarandë, Qarku Vlorë, nga shoqëria “PARK SOL ENERGY”, sh.p.k.
- Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, me vendndodhje në zonën kadastrale 3268, fshati Savër, njësia administrative Lushnjë, Bashkia Lushnjë, Qarku Fier, nga shoqëria “3X ENERGY”.
- Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, me vendndodhje në zonat kadastrale 3572, 3584 dhe 3619, në njësinë administrative Tërpan, Bashkia Poliçan, Qarku Berat, nga shoqëria “X ONE”, sh.p.k. .
- Miratimin e listës së projekteve fituese të financuara për vitin 2026 nga fondi për digat. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Mbrojtjes, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.
- Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Përmirësimi i infrastrukturës, kryesisht në zonat informale,“Rikonstruksion i gjendjes ekzistuese të rrugës “Arif Dardha””, në zonën kadastrale 8527”, Bashkia Elbasan.
- Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Zgjerimi i segmentit rrugor dalje Elbasan – Përrenjas – Qafëthanë (faza II)”.
- Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Sistemimi i sheshit dhe ndërtimi i tregut të fruta-perimeve në lagjen “Skënder Libohova”, rruga “Pavarësia”, Bashkia Lushnjë”.
- Caktimin e gjashtë anëtarëve në përbërje të Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar, të përzgjedhur me konkurrim publik. Aida Goga; Majlinda Ziu; Rudina Osmanaj; Tatjana Pone; Blerina Lala dhe Refik Çela.
- Transferimin në pronësi të Bashkisë Tiranë të pasurive të paluajtshme shtetërore në zonatkadastrale 3866 dhe 2105, me vendndodhje në Kashar, Bashkia Tiranë, pjesë e listës së pasurive të shpallura “Zonë e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik (TEDA) Tiranë”, sipas të dhënave të kartelave të pasurive dhe të hartave kadastrale.
- Transferimin në pronësi të Bashkisë Gjirokastër të pasurisë me nr.10/175, me vendndodhje në zonën kadastrale 8542, sipas formularit dhe planit të rilevimit për t’u përdorur si qendër multifunksionale kulturore dhe teknologjike. /CNA
A surprise inspection was carried out today at the Institu...
The Mayor of Maliq, Gëzim Topçiu, stated at the Territoria...
The Mayor of Korça, Sotiraq Filo, stated at the hearing of...
The European Commission has allocated another €49 million ...
The Mayor of Korça, Sotiraq Filo, took part in the hearing...
Kandidati i SHBA-së për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt ...
DP Presidency member Grigels Muçollari has reacted on soci...
US candidate for ambassador to Albania Eric Wendt has stat...
Eric Wendt, the nominee of US President Donald Trump, is t...
Businessman Behgjet Pacolli has given an unreserved answer...
The Special Court of Appeal for Corruption and Organized C...
President Donald Trump's candidate for ambassador to Alban...
Socialist Party MP and former mayor of Tepelena, Tërmet Pe...
Trump's nominee for ambassador to Albania, Eric Wendt, sta...
The Transparency Board has set new fuel prices. According ...
An entrepreneur in Tirana may come up with an idea today t...
Lawyer Adriana Kalaja, in a reaction on social media, has ...
The hearing on the "Partizani" file at the Special Court h...
Former Minister of Sports, Ylli Pango, appeared this Wedne...
The Special Appeal decided to mitigate the sentence for fo...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The protests of recent days related to the situation in Zv...
The case addressed this Wednesday, June 3, on the show "St...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Authorities have conducted a large-scale anti-drug operati...
A convict was found dead today in the premises of the Pris...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
John Bolton, the former national security adviser to US Pr...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...