web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“SPAK, i pavarur dhe apolitik”/ Wendt: Nëse konfirmohem do të mbështes operacionet dhe hetimet e Prokurorisë së Posaçme

2026-05-20 18:22:00, Aktualitet CNA

“SPAK, i pavarur dhe apolitik”/ Wendt: Nëse konfirmohem do

Kandidati i SHBA-së për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt përpos mbështetjes në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka deklaruar para Senatit Amerikan se SPAK është një strukturë apolitike dhe e pavarur.

Wendt theksoi para Senatit se prokurorët e posaçëm i nënshtrohen një vettingu thelbësor. Ai shtoi se puna e prokurorëve ka qenë e jashtëzakonshme dhe se ndarja e informacionit me strukturat amerikane ka qenë shumë transparente dhe ka sjellë hetimin e elementëve kriminalë në SHBA dhe ndalimin e tonelatave të kokainës të ardhura nga Paraguaj.

Wendt qartazi shprehu se nëse konfirmohet si ambassador i SHBA-së në Shqipëri do të mbështesë operacionet apolitike dhe të pavarura të SPAK si dhe hetimet e tyre.

Ai ka nënvizuar se puna e prokurorëve, për sa kohë do të qëndrojë apolitike dhe e pavarur do të ndihmojë në krijimin e një mjedisi më transparent për marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve.

“SPAK nga ajo që kam lexuar është një organizatë shumë e vlefshme, apolitike dhe e pavarur. Prokurorët të cilët shkojnë atje i nënshtrohen një vettingu thelbësor. Ata kanë trupën e tyre investiguese dhe hetuese, pra kanë Byronë Kombëtare të Hetimit, Prokurorët e Posaçëm dhe Gjykatat e Posaçme. Nëse konfirmohet unë do të impenjohem në mbështetjen për operacionet apolitike dhe të pavarura që kryhen nga SPAK dhe hetimet e tyre. Ka qenë e jashtëzakonshme gjithë puna e tyre. Ndarja e informacioneve me strukturat amerikane ka qenë shumë transparente dhe ka sjellë hetimin e elementëve kriminalë në SHBA dhe gjithashtu ndalimin e toneletave kokainë të ardhur nga Paraguaj. Puna e tyre është kritike dhe për sa kohë të qëndrojnë apolitikë dhe të pavarur do të ndihmojnë krijimin e një mjedisi më transparent për marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve”, tha Wendt. /CNA





Lajmet e fundit nga