Këlliçi denounces Jet Bank again: Lack of transparency since day one, serious reason for investigations
Democratic MP and DP Vice President, Belind Këlliçi, raise...
Democratic MP and DP Vice President, Belind Këlliçi, raise...

Paketa e tretë e masave lehtësuese për të cilën ranë dakord në mesnatë (04.09.) krerët e koalicionit qeverisës gjerman, socialdemokratët e SPD-së, Të Gjelbrit dhe liberalët, FDP përmban një vëllim financiar prej 65 miliardë eurosh. Kjo bë e ditur të dielën nga publikimi i vendimeve 13 faqëshe të koalicionit. Çmimet e pritshme të larta të energjisë për qytetaret,qytetarët dhe sipërmarrjet do të ulen përmes masash të caktuara, thuhet në vendimin e koalicionit.
"Kjo mbështet ekonominë dhe tregun e punës, sepse qytetaret dhe qytetarët do të vazhdojnë të konsumojnë dhe sipërmarrjet do të investojnë më tej."
Kjo paketë e tretë masash lehtësuese prej 65 miliardë është më e madhe se të dyja paketat e mëparshme, ka thënë kancelari Scholz (SPD) gjatë prezantimit të masave lehtësuese në konferencën e shtypit në Berlin. Të gjitha paketat së bashku përmbledhin 95 miliardë euro.
"Është shumë ajo që po vemë në lëvizje, por është e nevojshme", ka thënë Scholz.

Do të merren të ardhura nga tatimet speciale të mbitimeve të koncerneve energjitike
Kancelari, Olaf Scholz është shprehur, se qeveria do të kujdeset që për qytetarët të ulen çmimet e gazit, naftës dhe qymyrit. Për këtë do të përdoren të ardhura nga mbifitimet e koncerneve energjitike. "Fitimet e rastësishme" të koncerneve do të merren, tha kancelari Scholz gjatë prezantimit të paketës së tretë të masave lehtësuese të dielën. Për këtë qeveria gjermane do të kërkojë një zgjidhje në nivel të BE, por partnerët në koalicion janë të gatshëm që një tatim special të mbifitimit "ta zbatojnë pa vonesë" edhe në nivel kombëtar.
"Ne do t'ia dalim mbanë këtë dimër", ka thënë Scholz gjatë prezantimit të rezultateve të konsultimit të koalicionit dhe shprehu bindjen, se kjo paketë do të jetë një ndihmë e madhe për qytetarët.
"Vendi ynë ndodhet në një kohë të vështirë" tha Scholz në Berlin, "por ne do ta kalojmë këtë periudhë të vështirë së bashku si vend".
Qeveria gjermane i merr "shumë seriozisht" shqetësimet e qytetarëve por edhe të sipërmarrjeve për shkak të rrijes masive të çmimeve, tha Scholz. "Ne nuk do ta lemë askënd vetëm."
Për të lehtësuar qytetarët që duhet të paguajnë çmime të larta të rrymës elektrike do të vendoset kufiri maksimal i çmimit të rrymës. "Ekonomive shtëpiake do t'u përllogaritet një masë e madhe energjie më një çmim të leverdishëm (bëhet fjalë për konsumin bazë). kështu që ato do të lehtësohen ndjeshëm dhe mbetet kështu edhe një stimul për kursim energjie", bëhet e ditur në vendimin e koalicionit.

Në të ardhmen qeveria gjermane do ta orientojë rregullimin e ndihmave të caktuara sociale (Sozialeistungen, shën.red.) me zhvillimin e inflacionit. Scholz bëri fjalë për një ndërrim paradigme. Si masa konkrete lehtësimi do të jenë zgjerimi i numrit të personave që marrin ndihma sociale për banimin - nga 640.000 vetë aktualisht në rreth 2 milionë vetë. Pensionistët nga 1 dhjetori 2022 do të marrin një kontribut energjie prej 300 eurosh. Për studentët do të jepet një shumë njëherë prej 200 eurosh. Kurse ndihma sociale (Hartz IV) nga 1 janari 2023 do të riemërtohet në fond qytetar dhe do të merret parasysh inflacioni për ndihmë bazë duke e çuar atë në 500 euro. Kontributi mujor për fëmijën do të rritet me 18 euro në 1 janar 2023. Koalicioni bëri të ditur, se programet e ndihmës për sipërmarrjet do të zgjaten deri më 31 dhjetor 2022.

Kancelari Scholz bëri përgjegjës presidentin rus, Vladimir Putin për ngushticat e furnizimit me energji, për shkak të reduktimit të furnizimeve me gaz pas fillimit të luftës në Ukrainë. "Rusia e Putinit është shkelëse kontratash", tha Scholz. Tanimë është e qartë, që Rusia "nuk është një furnizuese e besueshme me energji", por Scholz është shprehur optimist, se furnizimi me energji është i siguruar.
Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner (FDP) ka thënë në lidhje me paketën e re të masave lehtësuese, se me të do duhet të shmanget dëmi për Gjermaninë. Kjo është një paketë "shumë e fuqishme", për të cilën është negociuar 22 orë, ka thënë Lindner. Kurse bashkëkryetarja e Të Gjelbërve, Ricarda lang shkroi në twiter, se ishte një natë e gjatë, por "në fund kemi një paketë lehtësuese, që mbështet miliona qytetare e qytetarë dhe na përgatit për dimrin." Fokusi i kësaj pakete është tek "ata që kanë nevojë më shumë, tek njerëzit me të ardhura të ulta."/ DW
Artillery attacks by Russian forces hit the port city ...
Islamistët e Hamasit në Rripin e Gazës ekzekutuan pesë...
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mesditën e sotme n...
Ukraine's First Lady Olena Zelenska called for aid to ...
A wildfire in a rural area of northern California de...
Me një "Apel të Mynihut" që kërkon organizimin më të mirë ...
In his daily video message, Ukrainian President Volodymyr ...
The Basic Court in Prishtina has decided on the reques...
Ramzan Kadyrov, the leader of Russia's Chechen region,...
Local Ukrainian officials backed by Moscow said Eur...
Former Italian Prime Minister Silvio Berlusconi recent...
An explosion occurred at noon on Friday on "Acharnon A...
83 years after Hitler's Germany attacked Poland on Septemb...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz mbështeti të hënën (29....
For now, Russian energy company Gazprom will not resume ga...
FBI agents who searched former US President Donald Tru...
The death of Soviet leader Mikhail Gorbachev came at a...
US President Joe Biden used the word "democracy" dozen...
Russia this week shut down a major gas pipeline to Ger...
The Summer Fair has been held in Belgrade for two days...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
New details have emerged from the serious accident that oc...
A serious accident occurred this Wednesday on the Elbasan-...
Citizen MH, 61, a fisherman, was found dead near the islan...
Another phase of the international operation, codenamed "T...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Over 18,000 foreign citizens from 140 countries have appli...
This Wednesday, our country will be under the influence of...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...
Construction company licenses will have a validity period ...