Exchange rate, Monday, December 15, 2025
This Monday, one US dollar will be bought for 81.7 lek and...
Vendet vakante në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nuk do të plotësohen dot brenda këtij viti. Për shkak të nisjes me vonesë të procesit të përzgjedhjes së kandidatëve, ai nuk do të mund të finalizohet përpara përfundimit të mandateve të anëtarëve ekzistues, më datë 21 dhjetor.
Sipas burimeve nga Kuvendi, procesi i vlerësimit dhe votimit të kandidaturave që kanë aplikuar do të bëhet në fillim të vitit të ardhshëm.
Seanca e fundit e Kuvendit për këtë vit pritet të mbahet më datë 18 dhjetor. Koha nuk mundëson shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve brenda këtij afati.
Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës nuk mund të vazhdojnë të ushtrojnë funksionet e tyre pas përfundimit të mandatit. Ndërkohë, ligji “Për Bankën e Shqipërisë” kërkon që mbledhja e Këshillit Mbikëqyrës të zhvillohet me praninë e më shumë se gjysmës së anëtarëve të emëruar, duke përfshirë praninë e kryetarit ose zëvendëskryetarit të Këshillit Mbikëqyrës.
Kjo nënkupton që, në situatën aktuale, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë nuk do të ketë më kuorum për të marrë vendime.
Kjo nuk është hera e parë që procesi i plotësimit të vendeve bosh në institucionet e pavarura bëhet me vonesë. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë u përball me një situatë të tillë pikërisht në vitin 2018, para zgjedhjes së anëtarëve që së afërmi u përfundon mandati. Edhe në atë rast, numri i mandateve të përfunduara ishte gjashtë. Mosplotësimi në kohë i vendeve vakante e bllokoi për një kohë të shkurtër vendimmarrjen në Këshillin Mbikëqyrës.
Në muajin dhjetor 2025 përfundojnë mandatet shtatëvjeçare të gjashtë anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës, të zgjedhur në fund të vitit 2018. Pranë përfundimit të mandatit janë zëvendësguvernatorja e Parë, Luljeta Minxhozi dhe anëtarët jo ekzekutivë të Këshillit, Artan Hoxha, Violeta Staka (zgjedhur në 2020, për të përfunduar mandatin e ish-anëtarit, Arben Malaj), Edlira Luçi, Ridvan Bode, Suela Popa.
Luljeta Minxhozi, Artan Hoxha dhe Violeta Staka janë kandidatë të propozuar nga Kuvendi i Shqipërisë, ndërsa Edlira Luçi, Ridvan Bode dhe Suela Popa janë kandidatë të propozuar nga Këshilli i Ministrave. Rrjedhimisht, Kryeministria dhe Kuvendi duhet të kryejnë edhe procedurat për përzgjedhjen dhe propozimin e anëtarëve të rinj.
Kuvendi i shpalli vakancat vetëm më datë 20 nëntor, ndërsa aplikimet u mbyllën në 9 dhjetor. Ndërsa, Këshilli i Ministrave i shpalli zyrtarisht vendet vakante në 26 nëntor dhe afati për paraqitjen e kandidaturave është data 26 dhjetor.
Parashikohet që Kuvendi i Shqipërisë t’i shqyrtojë të gjithë kandidaturat për në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë të gjitha së bashku, pasi Këshilli i Ministrave të ketë paraqitur zyrtarisht propozimet e saj për vendet vakante. Kjo pritet të ndodhë vetëm pas muajit janar të vitit të ardhshëm.
Sipas ligjit “Për Bankën e Shqipërisë”, të gjithë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. Pesë prej anëtarëve propozohen nga Kuvendi, tre anëtarë propozohen nga Këshilli i Ministrave dhe një anëtar propozohet nga vetë Këshilli Mbikëqyrës.
Ligji parashikon që kandidatët për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës duhet të jenë persona që gëzojnë ndershmërinë dhe pastërtinë morale, si dhe që kanë arsimin e lartë ekonomik ose juridik; përvojë profesionale në çështje financiare dhe bankare; kualifikime profesionale të profilit; përvojë pune mbi pesë vjet në administratën publike ose në institucionet financiare dhe bankare.
Sipas ligjit, funksioni i anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës është i papajtueshëm me funksionin e punonjësit, administratorit dhe aksionarit, me pjesëmarrje ndikuese në bankën e nivelit të dytë ose në subjektet që licencohen nga Banka e Shqipërisë.
Në procedurën e hapur nga Kuvendi i Shqipërisë janë paraqitur gjithsej 19 kandidatura: Artan Hoxha, Luljeta Minxhozi, Violeta Staka, Elton Korbi, Selami Xhepa, Pajtim Melani, Matilda Shehu, Saimir Muçmata, Eriona Bejleri, Fatmira Kola, Eni Xheko, Holta Zaçaj, Frosela Filo, Merita Bejtja, Arben Zibri, Ingrid Konomi, Adela Karapici, Emis Çerava dhe Liljana Mamadhaj. /Monitor
This Monday, one US dollar will be bought for 81.7 lek and...
Drought, lack of mechanization and high costs are leading ...
This Saturday, one US dollar will be bought for 81.7 lek a...
The country's economy expanded by 3.5 percent in the secon...
This Friday, one US dollar will be bought for 81.7 lek and...
The Delphi Economic Forum held its 5th edition on December...
Our country's economy generates unskilled labor, while in ...
The money that emigrants bring to their families in Albani...
A new World Inequality Report warns that fewer than 60,000...
This Thursday, one US dollar will be bought for 82.4 lek a...
Both the spending of foreigners traveling to Albania and t...
Raporti i kredive me probleme pësoi një rënie të lehtë në ...
All mines and metallurgies opened or inherited after 2000,...
Imported food imports have been steadily declining in the ...
This Wednesday, one US dollar will be bought for 82.5 lek ...
The euro-lek exchange rate has started this week on the de...
Cash deposits at ATMs increased again in the third quarter...
This Tuesday, one US dollar will be bought for 82.4 lek an...
Pas 3 viteve jashtëzakonisht të vështira, kur zhvlerësimi ...
Kosovo and Albania are the economies in the region with th...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...