Mines opened after 2000 will be monitored for environmental protection until 2028
All mines and metallurgies opened or inherited after 2000,...

Raporti i kredive me probleme pësoi një rënie të lehtë në muajin tetor, por ngelet pranë niveleve më të larta të vitit 2025.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, ky raport zbriti në 4.33%, nga 4.37% që kishte qenë për muajin shtator. Raporti i kredive me probleme ngelet gjithashtu më i ulët krahasuar tetorin e vitit të kaluar, kur shënonte nivelin 4.6%.
Pavarësisht se ky tregues vazhdon të rezistojë në rënie me bazë vjetore, kjo rënie i detyrohet kryesisht ecurisë së muajve të fundit të vitit 2024. Gjatë vitit 2025, raporti i kredive me probleme është shfaqur në stanjacion, madje me tendenca të lehta rritëse, veçanërisht në pjesën e dytë të vitit.
Vlerësohet se stoku i kredive me probleme të ketë arritur në rreth 39.2 miliardë lekë, nga 37.4 miliardë lekë që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në harkun e një viti, stoku i kredive me probleme është rritur me 4.8%.
Të dhënat tregojnë se, në vijim të një cikli të rritjes së shpejtë të kredisë për ekonominë, raporti i kredive me probleme ka filluar të japë sinjalet e para të rritjes. Në fund të tetorit, portofoli i kredisë për ekonominë arriti vlerën e 906.1 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 11.5%. Në pjesën më të madhe, rritja e portofolit të kredisë po mbështetet në segmentin e individëve, si në kredinë për blerjen e banesave, ashtu edhe në atë konsumatorë.
Në mesin e këtij viti, nisi edhe aplikimi i disa masave kufizuese të vendosura nga Banka e Shqipërisë në treguesit e administrimit të riskut të lidhura me huadhënien për blerjen e banesave. Banka qendrore u ndaloi bankave financimin e blerjes së banesave në masën 100% dhe përcaktoi gjithashtu kritere të detyrueshme për raportin e këstit të kredisë ndaj të ardhurave (duke lejuar sidoqoftë një marzh përjashtimi prej 15% nga kufizimet e mësipërme).
Në muajt e parë të aplikimit, masat kufizuese nuk kanë arritur të frenojnë rritjen e kredisë për shtëpi. Në periudhën korrik-tetor, që përkon me hyrjen në fuqi të masave kufizuese të Bankës së Shqipërisë, kredia e re për shtëpi ka arritur në 18.5 miliardë lekë, në rritje me gati 23% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Në deklaratën e fundit për Shqipërinë, misioni i FMN shprehet se aktivizimi së fundmi i masave ndaj kredimarrësit për kreditë e reja për pasuri të paluajtshme rezidenciale mbush një boshllëk të mëparshëm dhe duhet të bëhet një mjet i përhershëm. Madje, FMN rekomandon vendosjen e një shtese sektoriale të kapitalit për rrezikun sistemik, pesha më të larta rreziku ose masa të tjera që shënjestrojnë kredimarrësit, si mjete shtesë për të adresuar rreziqet në rritje nga huadhënia për pasuri të paluajtshme për qëllime tregtare. /Monitor
All mines and metallurgies opened or inherited after 2000,...
Imported food imports have been steadily declining in the ...
This Wednesday, one US dollar will be bought for 82.5 lek ...
The euro-lek exchange rate has started this week on the de...
Cash deposits at ATMs increased again in the third quarter...
This Tuesday, one US dollar will be bought for 82.4 lek an...
Pas 3 viteve jashtëzakonisht të vështira, kur zhvlerësimi ...
Kosovo and Albania are the economies in the region with th...
Core inflation rose again in October and reached the highe...
More than a quarter of young Albanians are in their 30s wi...
This Monday, one US dollar will be bought for 82.4 lek and...
This Sunday, one US dollar will be bought for 82.4 lek and...
The Ministry of Economy and Innovation recently presented ...
This Saturday, one US dollar will be bought for 82.5 lek a...
Employment and income from work in our country will be und...
The Municipality of Saranda will intervene on two streets ...
From businesses to taxes and customs, up until 2014, it tu...
Albania remains among the countries with the lowest resear...
This Friday, one US dollar will be bought for 82.3 lek and...
The Governor of the Bank of Albania, Gent Sejko, was prese...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...