Tensions in front of Parliament/ Several protesters and a police officer are transported by ambulance
Several protesters and a police officer felt unwell and we...
Several protesters and a police officer felt unwell and we...

Një informator i Byrosë Federale amerikane të Hetimit (FBI) është akuzuar për fabrikimin e një skeme ryshfeti shumëmilionëshe që përfshin presidentin Joe Biden, djalin e tij Hunter dhe një kompani energjetike ukrainase. Kjo çështje është në qendër të përpjekjeve të republikanëve për hetim ndaj Biden-it në Kongresin amerikan.
Alexander Smirnov në mënyrë të rreme ka raportuar te FBI-ja në qershor të vitit 2020 se drejtuesit e lidhur me kompaninë energjetike ukrainase, Burisma, kanë paguar Hunter dhe Joe Biden 5 milionë dollarë për secilin në vitin 2015 ose 2016, thanë prokurorët në aktakuzën e ngritur. Smirnov i tha FBI-së se një drejtues i kishte pretenduar se kishte punësuar Hunter Biden-in për të “na mbrojtur, përmes babait të tij, nga të gjitha problemet”, u tha në dokumentet e gjykatës.
Prokurorët thanë se në fakt Smirnov kishte raporte rutinore biznesore me kompaninë në vitin 2017 dhe ai i bëri këto akuza për ryshfet pasi “shprehu paragjykime” kundër Joe Biden-it kur ai ishte kandidat për president.
Smirnov, 43 vjeç, doli para gjykatës në Las Vegas të enjten, pasi ndaj tij u ngrit akuzë për deklarim të rremë. Ai nuk u deklarua rreth akuzës ndaj tij. Gjykatësi urdhëroi që të gjithë të largoheshin nga salla e gjyqit, pasi mbrojtësja publike federale, Margaret Wightman Lambrose, kërkoi që seanca të ishte e mbyllur në kohën kur do të jepeshin argumentet lidhur me dokumentet konfidenciale të gjykatës. Ajo nuk pranoi të komentonte për rastin.
Pretendimet e informatorit kanë qenë në qendër të përpjekjeve të republikanëve në Kongres për të hetuar presidentin Biden dhe familjen e tij, dhe deklarimet e tij kanë ndihmuar që të niste procedura për hetimin ndaj Bidenit në Dhomën e Përfaqësuesve. Një avokat i Hunter Biden, tha se aktakuza tregon se hetimi “është bazuar në pretendime të pandershme, të pabesueshme dhe në dëshmitarë”.
Pas njoftimit të gjyqësorit, ligjvënësi kryesor demokrat në Komitetin Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve, Jamie Raskin, kërkoi që të përfundonte hetimi ndaj Bidenit.
Raskin tha se pretendimet e republikanëve ndaj Bidenit “gjithmonë kanë qenë gënjeshtra të ndërtuara mbi teori konspirative”.
Por, udhëheqësi republikan i këtij komiteti, James Comer, e minimizoi rëndësinë e informatorit, i cili ishte figurë kyçe për nisjen e hetimit të republikanëve ndaj Bidenit.
Në aktakuzë, prokurorët thanë se Smirnov kishte pasur kontakt me drejtuesit e Burismas, por ishin kontakte rutinore dhe puna e vërtetë e tij me këtë kompani nisi më 2017, pasi presidenti Barack Obama dhe Biden, nënpresidenti i tij, përfunduan mandatin dhe Biden nuk kishte aftësi që të ndikonte në politikën e SHBA-së.
Smirnov kaloi nga “kontaktet rutinë në kontakte të jashtëzakonshme biznesore me Burisman më 2017 dhe më pas bëri pretendimet për ryshfet ndaj të nominuarit për president”, u tha në aktakuzë.
Ai kishte përsëritur disa prej pretendimeve të rreme kur ishte intervistuar nga agjentët e FBI-së në shtatorin e vitit 2023 dhe ndryshoi rrëfimin e tij “dhe shpiku narrativë të rinj pasi ai tha se u takua me zyrtarët rusë”, thanë prokurorët.
Nëse gjendet fajtor, Smirnov mund të dënohet deri me 25 vjet burgim./REL
Greece is one of the first Orthodox countries in the world...
A total of 19,939 people became Austrian citizens last...
The trial against former President Donald Trump in the cri...
The American ambassador in Pristina, Jeff Hovenier, sa...
The US Secretary of State, Antony Blinken, made a call...
The American ambassador in Pristina, Jeff Hovenier, sa...
MSNBC contributor Huma Abedin revealed on Valentine's Day ...
What kind of warrant is this? It is about the officia...
Each NATO member country must allocate 2% of the value of ...
The chairman of the House Intelligence Committee said Wedn...
The President of Turkey, Recep Tayyip Erdogan, said on Wed...
Republicans in the US House of Representatives on Tuesday ...
The Speaker of the Assembly of North Macedonia, Jovan Mitr...
NATO Secretary General Jens Stoltenberg called on Kosovo a...
Latvia's culture minister, one of the officials Russia has...
The US Senate on Tuesday approved a $95 billion aid packag...
The photos below show the moment a squad of Ukrainian spec...
On the second floor of St. Mark's Library in Venice, a wor...
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, rejected th...
On this Valentine's Day, the problem of loneliness is ...
The Justice Reform and the vetting process were trumpeted ...
After revealing the property portfolio in Tirana, Kavaja, ...
Four months ago, on March 11, CNA sent an official letter ...
Sokol Sadushi, the president of the Supreme Court, is the ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A lightning strike has struck a herd of cattle on Nikollar...
This morning, a powerful explosion suspected to be caused ...
It is learned that yesterday evening the National Bureau o...
A serious road accident occurred this evening on the Fushë...
Today is characterized by hot and mostly clear weather thr...
On Wednesday, our country will be affected by relatively s...
A field inspection has begun in the Maliq area, after the ...
Heavy rainfall accompanied by strong winds has caused prob...
Russian forces have launched a major drone and missile att...
The acting government of Kosovo considers that Serbian Pre...
US President Donald Trump has praised the progress of the ...
The Kosovo Specialist Chambers in The Hague announced on W...
Professor and literature scholar Ali Xhiku has passed away...
During my research into the life and artistic photographic...
This year's edition of the Gjon Mili International Video A...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
This Thursday, one US dollar is bought for 82 lek and sold...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një kon...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.8 lek and s...
The structure of Albania's Gross Domestic Product (GDP) fo...