Photo - Rishi Sunak, the new Prime Minister of Britain / Liz Truss finally leaves the office
Rishi Sunak has been elected the new chairman of the C...

Sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve vendore të së dielës në 14 komuna në Mal të Zi, forcat politike pro-ruse dhe pro-serbe, janë fituese në 10 syresh, duke lënë prapa Partinë Demokratike të Socialistëve të presidentit malazez Milo Gjukanoviç.
Zgjedhjet e së dielës shihen si një sprovë për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme dhe orientimin politik të vendit të vogël ballkanik që është anëtar i NATO-s dhe kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Partitë politike që e nxorën nga qeveria partitë e presidentit Gjukanoviç në zgjedhjet e përgjithshme të muajit gusht të vitit 2020 do të formojnë pushtetin komunal në Podgoricë, kryeqytetin e Malit të Zi dhe në qytetet Plevla, Kolashin, Danilovgrad, Zhablak, Zeta, Budva, Tivat, Pluzinë dhe Savnik.
Partia e presidentit Gjukanoviç pritet të mbajë pushtetin në Tivar, Bijelo Polje, Rozhajë dhe Plavë.
Sipas të dhënave të Qendrës për Tranzicionin Demokratik (CDT) edhe pse partia pro-europiane e presidenti Gjukanoviçt fitoi më së shumti mandate në disa qytete, për shkak të mungesës së koalicioneve paszgjedhore, pushtetet vendore do të formohen nga kundërshtarët e tij politikë.
Në garën për parlamentin e Podgoricës, i cili numëron 58 vende, Partia Demokratike Socialiste fitoi 24 mandate, Lëvizja e sapothemeluar Evropa Tani 13, Fronti Demokratik 11, Demokratët 6 dhe lëvizja qytetare URA me Alternativën Shqiptare fitoi 4 mandate.
Rezultatet e zgjedhjeve u festuan në rrugët e Podgoricës me fishekzjarrë dhe me ikonografi e këngë nacionaliste serbe.
Analisti politik Milosh Beshiq vlerësoi se në këto zgjedhje, Partia Demokratike Socialiste humbi mbështetjen e rreth pesë për qind të elektoratit dhe se kjo nuk është rënie radikale, por sistematike.
“Erozioni i kësaj partie është shumë i qartë. Është e dukshme se Partia Demokratike Socialiste nuk e kuptoi mesazhin e votuesve në vitin 2020 kur humbi pushtetin. Ndarjet dhe retorika e ashpërsuar për çështjet e identitetit nuk sjellin fitore. Nëse vazhdojnë me këtë strategji të komunikimit politik, erozioni i kësaj partie do të vazhdojë”, tha analisti Beshiq.
Lëvizja e themeluar së voni, "Evropa Tani", drejtuesit e së cilës janë Jakov Milatoviç dhe Milojko Spajiç, dy ish ministra të qeverisë së rrëzuar të ish kryeministrit Zdravko Krivokapiç, fitoi një përqindje të dukshme votash, përfshirë edhe Podgoricën. Të dy janë bashkautorë të programit ekonomik të qeverisë së kaluar, në bazë të të cilit janë rritur pagat dhe pensionet e qytetarëve, por vlerësohen si lëvizje e ndikuar nga Kisha Ortodokse Serbe.
Këto zgjedhje u vlerësuan si shumë të rëndësishme pasi gara u zhvillua mes dy grupimeve politike që kanë dominuar prej vitesh në Mal të Zi. Në njërën anë ishin partitë pro-malazeze të udhëhequra nga Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit aktual, Milo Gjukanoviç, që mbi 30 vite e mbanin pushtetin në Mal të Zi dhe në anën tjetër ishin partitë që fituan zgjedhjet e vitit 2020, të njohura si grupimi pro-serb dhe pro-rus.
Zgjedhjet u mbajtën në kulmin e krizës politike në vend, pasi qeveria në largim e kryeministrit Dritan Abazoviq humbi besimin dhe shumica parlamentare nuk arriti të formojë një qeveri të re. Zgjedhjet e së dielës vlerësohen po ashtu si një test për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Mal të Zi./ VOA
Rishi Sunak has been elected the new chairman of the C...
Manjati i medias në Hong Kong, Jimmy Lai do të dalë para g...
Western leaders have expressed concern about the scale...
The President of Serbia, Aleksandar Vučić, has thanked...
Rishi Sunak (Rishi Sunak), in recent hours is considered t...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është tallur...
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von...
Një ndër veset më të këqia të nxënësve dhe studentëve ësht...
Përpjekjet ukrainase për të rrëzuar dronët e prodhimit ira...
On Sunday (October 23), the Chinese Communist Party of...
Britain's former finance minister Rishi Sunak announced hi...
Pyetja pse Rusia pushtoi Ukrainën, është lënë në harresë n...
The Russian defense minister hinted on Sunday that Ukraine...
President Joe Biden joked that he has a hard time acce...
When Americans head to the polls on November 8, they w...
The Serbian Progressive Party and the Socialist Party ...
The Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti, said that K...
A Russian military jet crashed into a residential building...
Një foshnjë 16-muajshe vdiq pasi u sulmua nga një gjirafë ...
Hanna, a doctor by profession, joined an infantry brigade in...
The company "Gjikuria" has been caught in several serious ...
Sokol Sadushi's tentacles have touched the diplomatic syst...
Another name listed in the group of 99 of Erion Veliaj...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, arrested on 13 charges ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The Durrës Court has jailed the director of the Albanian P...
The Trafficking Investigation Section has finalized the po...
One person was injured after a gunshot attack recorded thi...
An injury has occurred in Korça where an 18-year-old man h...
The World Health Organization described extreme heat in Eu...
Systematically in the last 15 years, circulatory system di...
Today, our country will remain under the influence of stab...
On Friday, our country will remain under the influence of ...
A series of Ukrainian drone attacks have killed seven ware...
In a stark warning after the seventh night of US strikes a...
The Kosovo government has urged the European Union (EU) to...
Japan's parliament has approved a bill to ease the rules o...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
INSTAT statistics for May show an increase in tourism, wit...
Albania needs higher wages, but more than that. It needs a...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.2 lek and so...
The Albanian economy continued to expand in early 2026, bu...