LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E zbulon Sveçla/ Armatimet e grupit të agresorëve serbë kapin shumën e

2023-09-26 13:07:00, Kosova & Bota CNA

E zbulon Sveçla/ Armatimet e grupit të agresorëve serbë

Ministri i Brendshëm Xhelal Svelça ka folru për situatën në Veri të Kosovës dhe ngjarjen e 24 shtatorit ku humbi jetën polici Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy efektivë të tjerë.

Gjatë një interviste për Euroneës, Sveçla ka treguar shumën marramendëse të armatimeve të agresorëve serbë.

Sipas ministrit të Brendshëm të Kosovës, armatimet kapin shifrën e 5 milionë eurove.

Gjithashtu bëri me dije se po kërkohen dhe armatime të tjera.

Ministri nënvizoi se armatimet janë të vitit të prodhimit 2021-2022.

“Dje kemi pasqyruar një pjesë të armatimit të kapur. Armët nuk  mund të gjenden në treg të zi, janë armë të ushtrisë serbe, janë të prodhimit 2021. Ka mina që janë prodhuar në vitin 2022. Nuk janë mbetje të luftërave të vitit ’90. Vlera e  gjithë armatimit të gjetur është rreth 5 milion euro. Askush nuk mund ta mbuloj një armatim të tillë”-tha ai./ CNA

Lajmet e fundit nga