LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Krim i rëndë në Kosovë/ Burri vret gruan shtazënë përpara Martenitetit

2022-11-30 19:10:00, Kosova & Bota CNA

Krim i rëndë në Kosovë/ Burri vret gruan shtazënë

Një person raportohet se ka vrarë bashkëshorten e tij shtatzënë para Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka folur për mediat kosovare në lidhJe me ngjarjen e rëndë.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje.

Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, është shprehur zëdhënësja e  policisë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga