web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

The government approves a package of decisions for the indexation of 2.5% of salaries/ Here are which categories of administration benefit

2026-02-06 16:48:00, Ekonomi CNA

The government approves a package of decisions for the indexation of 2.5% of

The Council of Ministers has approved at today's meeting a package of decisions for the 2.5% indexation of salaries and their component elements in several categories of public administration for the year 2026.

The government's decisions include increasing the salary of the President of the Republic and the basic reference salary for judicial and prosecutorial functions, as well as updating the salary structures for the Guard of the Republic, the Prison Police, anti-corruption coordinators, support workers and various specialties in the administration, as well as health system personnel.

In addition to indexation, specific adjustments to allowances and compensations are also foreseen in some sectors. The financial effects are covered by the approved budget for 2026 and the decisions enter into force after publication in the Official Gazette, with financial effects from 1 January 2026.

FULL DECISIONS:

DECISION ON THE INDEXATION OF THE BASIC REFERENCE SALARY FOR JUDICIAL AND PROSECUTORIAL FUNCTIONS IN THE REPUBLIC OF ALBANIA

In accordance with Article 100 of the Constitution, letter “b”, point 2, Article 8, of Law No. 35/2023, “On the powers to determine salaries, other financial treatments and benefits of employees in public administration institutions, as well as the minimum basic salary at the national level”, as amended, and letter “a”, point 5, Article 12, of Law No. 96/2016, “On the status of judges and prosecutors in the Republic of Albania”, as amended, upon the proposal of the Minister of State for Public Administration and Anti-Corruption, the Council of Ministers

DECIDED:

1. The basic reference salary for judicial and prosecutorial functions, which is equal to the coefficient 0.36 (zero point thirty-six) multiplied by the salary of the President of the Republic, is indexed at a rate of 2.5%. After indexation, the value of the basic reference salary for judicial and prosecutorial functions becomes 156,825 (one hundred and fifty-six thousand eight hundred and twenty-five) lek/month.

2. The financial effects of this decision are covered within the approved budget for 2026 for the relevant institutions.

3. Institutions within the scope of this decision are charged with its implementation.

This decision enters into force upon publication in the "Official Gazette" and extends its financial effects from January 1, 2026.

DECISION ON THE INDEXATION OF THE SALARY OF THE PRESIDENT OF THE REPUBLIC OF ALBANIA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës “b”, të pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Paga e Presidentit të Republikës indeksohet në masën 2,5%. Pas indeksimit, vlera e pagës së Presidentit bëhet 435 625 (katërqind e tridhjetë e pesë mijë e gjashtëqind e njëzet e pesë) lekë në muaj.

2. Efektet financiare të këtij vendimi përballohen brenda buxhetit të miratuar për vitin 2026 për institucionin e Presidentit të Republikës.

3. Ngarkohet institucioni i Presidentit të Republikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2026.

VENDIM PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.321, DATË 31.5.2023,  TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR TRAJTIMIN ME PAGË DHE SHTESA MBI PAGË TË PUNONJËSVE TË PERSONELIT TË AGJENCISË SË MBIKËQYRJES POLICORE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjave “a” dhe “b”, të pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, të ndryshuar, të pikave 1, shkronja “a”, dhe 3, të nenit 70, të ligjit nr.128/2021, “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore”, dhe të shkronjës “h”, të pikës 2, të nenit 7, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Lidhja nr.1 e vendimit nr.321, datë 31.5.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë të punonjësve të personelit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore”, të ndryshuar, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Vlerat e elementit “paga për funksion”, në lidhjen nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, janë rezultat i indeksimit në masën 2.5% dhe i politikës së rritjes së pagave për funksionet organike me numra rendorë 1, 2 dhe 3 dhe rezultat i indeksimit në masën 2.5% për funksionet e tjera organike.

3. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2026, përballohen nga buxheti i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, të miratuara në ligjin nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”.

4. Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2026.

VENDIM PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.417, DATË 26.6.2024,  TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E VLERAVE PËR SECILIN ELEMENT PËRBËRËS TË PAGËS BRUTO MUJORE TË PUNONJËSVE TË GARDËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjave “a” dhe “b”, të pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, të ndryshuar, dhe të pikave 1, shkronja “a”, e 2, të nenit 48, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Lidhja nr.1, e vendimit nr.417, datë 26.6.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e vlerave për secilin element përbërës të pagës bruto mujore të punonjësve të Gardës së Republikës së Shqipërisë”, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Vlerat e elementit “paga për gradë”, në lidhjen nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, janë rezultat i indeksimit në masën 2.5% dhe i politikës së rritjes së pagave për punonjësit me gradën “Inspektor”, “Inspektor i dytë”, “Inspektor i parë” dhe “Nënkomisar” dhe rezultat i indeksimit në masën 2.5% për gradat e tjera.

3. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi për vitin 2026, përballohen nga buxheti i Gardës së Republikës së Shqipërisë,  i miratuar në ligjin nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”.

4. Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2026.

VENDIM PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.423, DATË 26.6.2024,  TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E VLERAVE PËR SECILIN ELEMENT PËRBËRËS TË PAGËS BRUTO MUJORE, TË KOMPENSIMEVE TË TJERA FINANCIARE, QË PËRFITOJNË PUNONJËSIT E POLICISË SË BURGJEVE GJATË QËNDRIMIT  NË PUNË, DHE PROCEDURAVE TË PËRFITIMIT TË KËTYRE KOMPENSIMEVE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjave “a” dhe “b”, të pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, të ndryshuar, dhe të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.80/2020, “Për Policinë e Burgjeve”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Lidhja nr.1, e vendimit nr.423, datë 26.6.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e vlerave për secilin element përbërës të pagës bruto mujore, të kompensimeve të tjera financiare, që përfitojnë punonjësit e Policisë së Burgjeve gjatë qëndrimit në punë, dhe procedurave të përfitimit të këtyre kompensimeve”, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Vlerat e elementit “paga për gradë”, në lidhjen nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, janë rezultat i indeksimit në masën 2.5% dhe i politikës së rritjes së pagave për punonjësit me gradën “Inspektor” dhe “Kryeinspektor” dhe rezultat i indeksimit në masën 2.5% për gradat e tjera.

3. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i  këtij vendimi për vitin 2026, përballohen nga buxheti i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, i miratuar në ligjin nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”.

4. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2026.

VENDIM PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.484, DATË 24.7.2024, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS SË PAGËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË POZICIONEVE “KOORDINATOR KUNDËR KORRUPSIONIT”  NË DISA INSTITUCIONE TË ADMINISTRATËS SHTETËRORE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjave “a” e “b”, të  pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Në vendimin nr.848, datë 24.7.2024, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:

a) Lidhja nr.2, e vendimit nr.484, datë 24.7.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e strukturës së pagës dhe të niveleve të pagave të pozicioneve “koordinator kundër korrupsionit” në disa institucione të administratës shtetërore”, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij;

b) Pika 5 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“5. Vlera e shtesës së nivelit të kualifikimit, e përcaktuar në lidhjen nr.2, të këtij vendimi, dhe shtesa për vjetërsi kanë të njëjtën vlerë dhe mënyrë llogaritjeje me atë të miratuar në vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave për pagat e personelit mjekësor dhe të punonjësve të tjerë me arsim të lartë në sistemin e ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë.”.

2. Vlerat e elementit “paga e pozicionit”, në lidhjen nr.2, të këtij vendimi, janë rezultat i indeksimit në masën 2.5%.

3. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi për vitin 2026, përballohen nga buxheti i institucioneve shëndetësore përkatëse, të miratuara në ligjin nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”.

4. Ngarkohen institucionet, pjesë e fushës së veprimit të këtij vendimi, për zbatimin e tij.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2026.

VENDIM PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.326, DATË 31.5.2023,  TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PAGAT E PUNONJËSVE MBËSHTETËS DHE PUNONJËSVE TË TJERË TË SPECIALITETEVE TË NDRYSHME NË DISA INSTITUCIONE TË ADMINISTRATËS PUBLIKE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjave “a” e “b”, të   pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Lidhjet nr.1 dhe nr.2, të vendimit nr.326, datë 31.5.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për pagat e punonjësve mbështetës dhe punonjësve të tjerë të specialiteteve të ndryshme në disa institucione të administratës publike”, të ndryshuar, zëvendësohen me lidhjet me të njëjtët numra dhe tituj, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.

2. Vlerat e elementit “paga bazë për klasë”, në lidhjet nr.1 dhe nr.2, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij, janë rezultat i indeksimit në masën 2.5% dhe i politikës së rritjes së pagave për punonjësit, pjesë e fushës së veprimit të këtij vendimi.

3. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi për vitin 2026, përballohen nga buxheti i institucioneve përkatëse, miratuar në    ligjin nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”.

4. Ngarkohen institucionet, pjesë e fushës së veprimit të këtij vendimi, për zbatimin e tij.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2026.

VENDIM PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.424,  DATË 26.6.2024, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS SË PAGAVE, NIVELEVE TË PAGAVE E SHTESAVE MBI PAGË, KOMPENSIMEVE DHE TRAJTIMEVE TË TJERA FINANCIARE TË PUNONJËSVE TË SISTEMIT SHËNDETËSOR,  NË INSTITUCIONET SHËNDETËSORE, NË SISTEMIN  E MINISTRISË PËRGJEGJËSE PËR SHËNDETËSINË, NË STRUKTURAT SHËNDETËSORE TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË BURGJEVE DHE TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË POLICISË SË SHTETIT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjave “a” dhe “b”, të pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Në vendimin nr.424, datë 26.6.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e strukturës së pagave, niveleve të pagave e shtesave mbi pagë, kompensimeve dhe trajtimeve të tjera financiare të punonjësve të sistemit shëndetësor, në institucionet shëndetësore, në sistemin e ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë, në strukturat shëndetësore të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit”, bëhen këto  ndryshime dhe shtesa:

a) Shkronja “c”, e pikave, 4.1, 4.2, 4.3, 14.1, 14.2 dhe 16.2 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“c) Shtesa për vjetërsi në punë që jepet në masën:

i.   0.6% pas çdo viti pune për 10 vitet e para (1–10 vite) dhe llogaritet mbi pagën e pozicionit;

ii. 0.8% pas çdo viti pune për 10 vitet e dyta (11–20 vite) dhe llogaritet mbi pagën e pozicionit;

iii. 1% pas çdo viti pune për 10 vitet e treta (21–30 vite) dhe llogaritet mbi pagën e pozicionit.”.

b) Pikat 17.1 dhe 17.2  ndryshohen, si më poshtë vijon:

“17.1 Për mjekët e spitaleve në shërbimet e urgjencës, në shërbimet e reanimacionit, në shërbimet e hemodinamikës, në njësinë e aksidenteve cerebrale dhe për mjekët neonatë, është në masën                       18 000 (tetëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj.”.

“17.2 Për punonjësit “infermier”, “teknik imazherie” dhe “teknik laboratori” të spitaleve në shërbimet e urgjencës, shërbimet e reanimacionit dhe shërbimet e hemodinamikës, njësinë e aksidenteve cerebrale, si dhe për punonjësit “mjek” dhe “infermier” në shërbimin e urgjencës mjekësore paraspitalore, në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, është në masën                         12 000 (dymbëdhjetë mijë) lekë në muaj. ”.

c) Në pikën 17.5 bëhen shtesat e mëposhtme:

i. Në shkronjën “a”,  pas fjalës “… Pukë …” shtohet  “… Fushë-Arës …”;

ii. Në shkronjën “b”, pas fjalës “… Librazhd …” shtohet “… Përrenjas …”.

ç) Pika 19 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“19. Mjekët dhe punonjësit e personelit teknik të shkencave mjekësore të institucioneve të sistemit të ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë, si dhe mjekët, civilë e ushtarakë, të strukturave të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, për kryerjen e shërbimit të rojës dhe të shërbimit të urgjencës përfitojnë një shtesë, si më poshtë vijon:”.

d) Shkronja “b”, e pikës 19.1, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“b) për shërbimin e urgjencës së spitalit, që është organizuar dhe funksionon si i tillë, si dhe për shërbimin e urgjencës në qendrat shëndetësore të kujdesit parësor, që ofrojnë shërbim të pandërprerë për kohën që kryejnë shërbimin e urgjencës, masa e shtesës përcaktohet, si më poshtë vijon:

Në ditët e zakonshme  Në ditët e shtuna   Në ditët e diela dhe të festave zyrtare

për sistemin 24 orë  2 700 lekë   2 900 lekë 3 200 lekë

për sistemin 16 orë 2 400 lekë 2 700 lekë 2 900 lekë

për sistemin 12 orë 2 200 lekë 2 400 lekë 2 700 lekë

dh)Shkronjat “a” dhe “b”, të pikës 19.2, ndryshohen, si më poshtë vijon:

“a) për shërbimin e urgjencës së spitalit, si dhe për shërbimin e urgjencës në qendrat shëndetësore të kujdesit parësor, që ofrojnë shërbim të pandërprerë për kohën që kryejnë shërbimin e urgjencës, u jepet një shtesë, në masën:

Në ditët e zakonshmeNë ditët e shtunaNë ditët e diela dhe të festave zyrtare

për sistemin 24 orë 2 000 lekë 2 500 lekë 3 000 lekë

për sistemin 16 orë 1 700 lekë 2 000 lekë 2 600 lekë

për sistemin 12 orë 1 400 lekë 1 700 lekë 2 000  lekë

“b) për rastet kur, me kërkesë të institucionit dhe miratim të ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë e të ministrisë përgjegjëse për mbrojtjen, punonjësve “teknik laboratori” të spitaleve, që kryejnë shërbim 24 orë, u jepet një shtesë mbi pagë, si më poshtë vijon:

për ditë të zakonshme 2 000 lekë

për ditët e shtuna 2 500 lekë

për ditët e diela dhe festa 3 000 lekë

e) Pika 22 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“22. Punonjësit e personelit “mjek” dhe “teknik të shkencave mjekësore”, të cilët punojnë në institucionet shëndetësore, larg vendbanimit të tyre, marrin një kompensim mujor, në masën, si më poshtë vijon:”.

ë) Fjalia hyrëse, e pikës 22.1, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Për personelin “mjek” dhe “teknik të shkencave mjekësore” në qendrat shëndetësore të shërbimit parësor:”.

f) Pika 23 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“23. Titullarët e institucioneve, në varësi të ministrit për çështjet e shëndetësisë, pjesë e fushës së veprimit të këtij vendimi, me qëllim realizimin me efektivitet dhe eficiencë të misionit dhe objektivave të institucionit që drejtojnë, kanë të drejtë që për të marrë këshillimin e duhur për çështje specifike të kenë këshilltarë të jashtëm, me shtetësi shqiptare apo të huaj. Kontraktimi i këshilltarëve të jashtëm bëhet pas miratimit të ministrit përgjegjës për shëndetësinë. Pagesa e këshilltarëve të jashtëm bëhet nga llogaria ekonomike, e përcaktuar sipas udhëzimit përkatës të zbatimit të buxhetit të ministrit përgjegjës për financat dhe përcaktohet nga titullari përkatës, në masën deri në 112 750 (njëqind e dymbëdhjetë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë) lekë në muaj.

Numri i këshilltarëve të jashtëm, që mund të kontraktojnë titullarët e institucioneve në varësi të ministrit për çështjet e shëndetësisë, pjesë e fushës së veprimit të këtij vendimi, nuk duhet të jetë më i madh se 3 (tre).”.

g) Lidhjet nr.1, nr.2, nr.3, nr.4, nr.7, nr.9, nr.10 dhe nr.11 zëvendësohen me lidhjet me të njëjtët numra dhe tituj, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.

2. Vlerat e elementit “pagë për pozicion” apo “paga bazë mujore e pozicionit të punës”:

a) for positions with ordinal numbers 19, 20 and 21, of link no. 1, positions with ordinal number 9, of chapter I, and ordinal number 6, of chapter II, of link no. 2, positions with ordinal numbers 15, 16 and 17, of link no. 3, positions with ordinal number 8, of chapter I, and ordinal number 9, of chapter VII, of link no. 4, positions with ordinal number 3, of chapter I and ordinal number 4, of chapter II, of link no. 7, are the result of indexation at the rate of 2.5% and of the salary increase policy;

b) for the other positions in links no. 1, no. 2, no. 3, no. 4, no. 7, no. 9 and no. 10 of this decision, they are the result of indexation at the rate of 2.5%.

3. The values ??of the monthly remuneration, set out in link no. 11, for the personnel employees assigned by the Turkish side to the Regional Hospital "Memorial" Fier, as well as in the positions "Hospital Manager in university and regional hospitals" are the result of the adjustment of the amount of this remuneration, due to the indexation of the value of the element "position salary" for the respective positions where these employees are currently employed, as well as due to changes in the foreign exchange rate.

4. The financial effects resulting from the implementation of this decision for the year 2026 are covered by the budget approved for each of the institutions, part of its scope of action, approved in Law No. 87/2025, "On the 2026 Budget".

5. Institutions within the scope of this decision are charged with its implementation.

This decision enters into force upon publication in the "Official Gazette" and extends its effects from January 1, 2026. /CNA





Lajmet e fundit nga