LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Analysis: The concessions are turning out "without glory", but the end is not in sight

2023-10-01 15:44:00, Ekonomi CNA

Analysis: The concessions are turning out "without glory", but the end

Public-Private Partnerships (PPP), in the form of concessions, were one of the business models that attracted many entrepreneurs, due to their business certainty and high rate of profit.

The more time passes, the more it is proven that for the most part, they are abusive schemes, while the state budget has simply lost the money it collects from taxpayers.

Although "the ink came out", and SPAK (Special Anticorruption Structure) has opened investigations for many of them, the government has decided without much argument to postpone the deadline for some of them.

Two concessions, for which taxpayers have so far paid 115 million euros during the last decade, were postponed by at least one more year.

In January 2023, the Council of Ministers extended the concession of fiscal stamps for another two years. "SICPA Security Solutions Albania", which is implementing this contract, reported revenues of 1 billion ALL in 2022, with a slight increase of 2%.

In total, for 10 years that this concession has been operating (2012-2022), the company has had about 82 million euros in income.

Interest groups, which have long raised concerns about costs burdened by the 10 times higher stamp duty they pay compared to EU countries, were against the postponement.

Non-implementation of the drug stamp part of the contract was used as an argument for the postponement. The costs from the payment of tax stamp fees for one of the largest excise goods businesses reach up to 2 million euros per year.

In August 2023, the government decided to postpone the fuel labeling contract for another year. "GFI Albania", which is implementing this contract, reported 430 million ALL in revenue, almost at the same level as a year ago.

The 10-year contract ended on August 1, 2023. According to the new decision, the concession contract is 11 years, starting from the effective date. Previously, the contract had a 10-year term.

Vendimi nuk i jep arsyet e shtyrjes, por thotë vetëm që kjo erdhi si rezultat i kërkesës së Autoritetit Kontraktues, pa pasur asnjë paragjykim mbi pretendimet e koncesionarit të rrjedhura nga zbatimi i Kontratës së Koncesionit.

Argumenti që ka dhënë koncesionari për shtyrje lidhet me mosmarkimin e naftës bruto, e cila praktikisht është e pamundur që të kryhet sipas operatorëve të tregut.

Deri tani ka munguar një analizë kosto-përfitime se çfarë i solli tregut të hidrokarbureve ky koncesion në 10 vite dhe sa e luftoi ai kontrabandën.

Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve, e cila ishte kundër shtyrjes, tha se ky koncesion nuk ka bërë asgjë për të luftuar kontrabandën, pasi shënjohet nafta që del në treg dhe ajo që nuk paguan akcizë.

Në 10 vjet, kompania ka arkëtuar rreth 32.5 milionë euro nga ky koncesion. Gjithsesi, nuk ka pasur hyrje të reja vitet e fundit dhe as rritje të larta nga koncesionet ekzistuese, ndonëse aktiviteti i tyre vijon i qëndrueshëm.

“ALEAT”, që kishte me koncesion prodhimin e dokumenteve të qytetarëve shqiptarë, ka deklaruar rënie të të ardhurave me 15% në vitin 2022, duke arritur në 5.5 miliardë lekë, në vitin e fundit të plotë të aktivitetit.

Sipas raportit të aktivitetit, “koncesioni u dha fillimisht për një periudhë 5-vjeçare, duke filluar në 18 gusht 2008.

Me terma dhe kushte të ngjashme, Marrëveshja e Koncesionit është zgjatur deri më 31 korrik 2023 nëpërmjet një amendamenti të nënshkruar nga Qeveria e Shqipërisë më 19 mars 2013, e cila u bë efektive në 31 maj 2013, duke shtuar një Platformë të re për shërbimin dixhital të identitetit, me një rifreskim të plotë të teknologjisë dhe rishikim të çmimeve të dokumenteve të identifikimit.

Marrëveshja e Koncesionit ndërpritet më 31 korrik 2023 dhe më 18 janar 2023, Qeveria e Shqipërisë mori vendimin për të mos e zgjatur më tej periudhën e koncesionit për ALEAT.

Pas përfundimit të periudhës së Koncesionit, Shoqëria do t’ia kthejë Autoritetit zotërimin e vendndodhjeve të Koncesionit. Ai do t’i transferojë Autoritetit çdo të drejtë ose titull në lidhje me mjediset e koncesionit dhe të gjitha asetet e projektuara dhe të përdorura gjatë periudhës së koncesionit”.

“S2 Albania”, e cila zbaton marrëveshjen e koncesionit të skanimit, ka raportuar të ardhura prej 1.6 miliardë lekësh, pothuajse në të njëjtin nivel me vitin 2021, duke mos arritur kufirin për t’u renditur brenda 200 të mëdhave.

Koncesioni është miratuar në vitin 2011.
Koncesionet e formës PPP u rritën 12.5% në vitin 2022
Shoqëri të reja koncesionare kanë hyrë në listën e më të mëdhave që nga viti 2018, duke reflektuar valën e re të projekteve të Partneritetit Publik-Privat, ku po angazhohet qeveria shqiptare, ndërsa të tjera vijojnë të ngjiten te më të mëdhatë.

Sipas Ministrisë së Financave, në vitin 2022 rezultojnë 11 kontrata koncesionare/PPP me mbështetje buxhetore.

Pagesat faktike për vitin 2022, në total rezultuan në rreth 12.64 miliardë lekë, ose 99.5% e planit vjetor 2022, të ndryshuar. Kjo shumë është 12.5% më e lartë se një vit më parë.

“GJOKA 87”, e krijuar në prill 2018, në pronësi të “Gjoka Konstruksion”, po ndërton me koncesion Rrugën e Arbrit dhe raportoi të ardhura prej 2.7 miliardë lekësh, me tkurrje 43%.

Kompania ka nënkontraktuar shoqërinë mëmë për ndërtimin e Rrugës së Arbrit (GJOKA).

Kjo kompani mbetet koncesionari më i madh, me pagesa 2.9 miliardë lekë nga buxheti i shtetit, me tkurrje 13%. Sipas raportit të aktivitetit “në vitin 2022, të ardhurat e realizuara për punimet e kryera në Rrugën e Arbrit janë 2.66 miliardë lekë.

Në total janë realizuar 79% e punimeve të parashikuara për ndërtimin e kësaj rruge. Për vitin 2022, kemi një ulje të shpenzimeve për interesa krahasuar me vitin 2021 në masën 16%, si rezultat i shlyerjes së shumës së financuar me hua bankare.

Burimet e financimit për këtë projekt bazohen në gjendjen financiare të shoqërisë ‘Gjoka Konstruksion’ si dhe në financimet nga bankat e nivelit të dytë”.

“Albanian Highway Concession” ka fituar koncesionin për ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e Rrugës Milot–Morinë, me afat 30 vjet, e miratuar në vitin 2016, por zbatimi i saj nisi vetëm në shtator të vitit 2018.

Ajo është një konsorcium mes dy sipërmarrjeve të mëdha, “Kastrati” dhe “Salillari” (me nga 50% secila). Kompania raportoi të ardhura 2.2 miliardë lekë në vitin 2022, me rënie prej 27% me bazë vjetore, pas rritjes me 30% vitin e mëparshëm.

Sipas raportit të aktivitetit, të ardhurat e arkëtuara nga tarifa e përdorimit të rrugës për vitin 2022 janë 1.72 miliardë lekë, nga 1.74 miliardë lekë vitin e mëparshëm.

Në kontratën e koncesionit është parashikuar që, në rast se shuma e të ardhurave nga tarifa e përdorimit të rrugës, tejkalon limitin e parashikuar në kontratë, 60% e këtij tejkalimi do t’i kthehet autoritetit kontraktues.

Shuma e llogaritur për vitin ushtrimor në bazë të kësaj kërkese të kontratës është 146 milionë lekë.

“SaniService” fitoi në vitin 2015 koncesionin për “ofrimin e shërbimeve të integruara për setin e personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, me afat 10-vjeçar.

Kompania deklaroi në bilanc rritje me 4.4%, në 1.4 miliardë lekë, duke mos hyrë në renditjen e “Monitor 200”.

Për këtë koncesion kanë nisur hetimet nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, pas kallëzimeve se ky projekt është i panevojshëm, duke hedhur dyshime për abuzime të ndryshme financiare. Në gusht 2023, SPAK lëshoi 8 fletë arresti për persona të lidhur me këtë koncesion.

Koncesionari tjetër në shëndetësi, “3P Life Logistic”, pezulloi punën në mars 2020, duke cituar pamundësinë e ushtrimit të aktivitetit, për shkak të pandemisë, punoi pjesërisht në 2021 dhe u rikthye tërësisht në vitin 2022.

Kompania nuk ka dorëzuar bilanc për vitin 2021-2022, por sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, në vitin 2022, pagesa për këtë koncesion ishte 876 milionë lekë, katër herë më e lartë se në 2021, duke iu rikthyer niveleve normale të parashikuara në kontratë.

Edhe për këtë koncesion, SPAK ka nisur hetime pas regjistrimit për kallëzim penal.

Kompania tjetër “DiaVita”, e cila ofron shërbimin e dializës nëpërmjet një koncesioni, raportoi në vitin 2022 rreth 807 milionë lekë të ardhura, me rritje 7.7% me bazë vjetore.

Kompania merr financime nga buxheti i shtetit për shërbimin e dializës që ajo ofron prej disa vitesh në disa qytete të vendit.

Sipas kontratës me qeverinë, “DiaVita” do të ofrojë shërbimin e dializës në 5 qendra pranë spitaleve, përkatësisht në Lezhë, Shkodër, Korçë, Vlorë dhe në Elbasan.

Koncesioni më i ri është “Laboratory Network” që ofron shërbimin laboratorik, i cili tashmë është dhe më i madhi në fushën e shëndetësisë.

Të ardhurat e kompanisë, sipas bilancit zyrtar të dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ishin 1.55 miliardë lekë në vitin 2022, me zgjerim vjetor 22.5%.

Koncesioni laboratorik i spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjës u firmos në mbledhjen e 24 prillit 2019 nga qeveria dhe hyri në fuqi në dhjetor të vitit 2019.

Vlera e kontratës është 13 miliardë lekë, ose rreth 106 milionë euro, dhe afati i saj përfundon në vitin 2028.

Inceneratorët
Inceneratorët janë koncesionet më të debatuara, për shkak të abuzimeve të mëdha që po gjen hetimi i SPAK, i cili i ka bllokuar që të tria kontratat.

Koncesioni i trajtimit të mbetjeve Elbasan (“Albtek Energy”), me kosto totale prej 5.3 miliardë lekësh, me kapacitet përpunues rreth 120-140 tonë/ditë, sipas deklarimeve zyrtare në kontratë, u pezullua në mars 2022 nga SPAK.

Kompania i mori të gjitha financimet nga buxheti para së të bllokohej. Në vitin 2022, financimi ishte zero.

Inceneratori i trajtimit të mbetjeve në Fier (“Integrated Technology Waste Treatment Fier”), me kosto totale prej 3.97 miliardë lekësh dhe kapacitet përpunues rreth 180-200 tonë/ditë u pezullua nga SPAK po në mars 2022.

Edhe për vitin 2022, Ministria e Financave ka paguar për këtë koncesion 376 milionë lekë, ose 45% më pak se viti i mëparshëm.

Projekti i tretë është Trajtimi i mbetjeve në Tiranë (“Integrated Energy B.V sh.p.k.”), me kosto totale 40 miliardë lekë dhe kapacitet përpunues rreth 550-800 tonë/ditë.

Edhe për këtë projekt, pas një procesi të gjatë hetimesh, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë vendosi në gusht 2023 masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi kompaninë “Integrated Energy B.V. S.P.V.” që zotëron koncesionin e Tiranës, dhe të gjitha pasuritë e tjera në emër të kompanisë.

Akuzat janë për veprat penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda”, në bashkëpunim, “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim.

Fillimi i hetimit për të tre inceneratorët, atë të Elbasanit që punoi vetëm një vit dhe Fierit që ka përfunduar, por nuk është vënë asnjëherë në punë, dhe të Tiranës, vuri më tepër në dukje për shoqërinë se me inceneratorët, jo vetëm që nuk është përmirësuar situata mjedisore e plehrave në vend, por edhe kostot e buxhetit janë të larta.

Nga hetimi, SPAK ka gjetur shkelje të shumta, që fillojnë me procedurat për dhënien e koncesioneve e më pas me falsifikime dokumentesh të pronësisë, krijimin e kompanive fiktive, faturime fiktive e dhënie të pagesave për punime që nuk janë kryer.

Janë përdorur skema fiktive të kryerjes së pagesave, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre.

Pagesat për dy nga këto koncesione kanë vijuar edhe në vitin 2022. Të dhënat zyrtare të buxhetit tregojnë se 17% e pagesave totale kanë shkuar te dy inceneratorët e Tiranës dhe Fierit me një vlerë të paguar në vitin 2022 prej rreth 1.4 miliardë lekësh, nga 1.9 miliardë lekë një vit më parë.

“Integrated Technology Services”, që po zbaton projektet e inceneratorëve të Tiranës ishte edhe në vitin 2022 në listën e 200 më të mëdhave. Kompania nuk ka dorëzuar bilanc, por sipas të dhënave të Tatimeve, ka deklaruar të ardhura prej 2.9 miliardë lekësh.

Të dhënat nga bilancet tregojnë se “Integrated Technology Services Integrated” realizoi 9,9 miliardë lekë të ardhura gjatë periudhës 2017-2022, nga të cilat rreth 2.5 miliardë lekë (23,8 milionë euro) ishin fitime.
43% e shumës së dhënë nga buxheti për koncesionet është nën hetim
Pas vitit 2015, qeveria nisi me vrull praktikën e dhënies së koncesioneve për shumë shërbime e projekte, që ajo synonte të realizonte.

Pavarësisht kundërshtimeve, që në fillim, nga institucionet financiare ndërkombëtare, të cilat kërkonin që të bëhej një analizë e qartë e kostove dhe përfitimeve, institucionet shtetërore nuk ndalën.

Në vitin 2015 u dhanë koncesioni i sterilizimit dhe i check-up. Në vitin 2016 u dha me koncesion dhe dializa, ndërsa në 2019-n, ai i laboratorëve, të gjitha në fushën e shëndetësisë.

Në 2015-n nisi dhe praktika e dhënies së koncesioneve të inceneratorëve, me Elbasanin, që në 2017-n u zgjerua me Fierin dhe në vitin 2019, me Tiranën.

Në vitin 2017 u dha me koncesion mirëmbajtja e rrugës Milot – Morinë dhe në 2018-n u dha me koncesion Rruga e Arbrit.

U rishikua dhe koncesioni i skanimit, i cili ishte miratuar në vitin 2013 nga qeveria në ikje e atëhershme dhe për të hequr barrën nga bizneset, qeveria mori përsipër të paguajë një pjesë të kostos nëpërmjet buxhetit.

Të gjitha koncesionet e sipërpërmendura përfitonin pagesa direkte nga buxheti i shtetit.

Shtimi i këtyre pagesave detyroi qeverinë, pas presionit të FMN-së që të vendoste një rregull fiskal, sipas të cilit shuma totale e pagesave vjetore neto, që kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, të cilat rezultojnë nga kontrata koncesionare apo Partneriteti Publik-Privat (PPP), si rregull, nuk duhet të tejkalojë kufirin prej 5% të të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës buxhetor.

Në rast tejkalimi të këtij kufiri, Këshilli i Ministrave merr masa korrektuese në krahun e të ardhurave buxhetore, të nevojshme dhe të mjaftueshme, për t’u rikthyer brenda kufirit të lejuar, gjatë dy viteve të ardhshme buxhetore.

Kufiri deri tani nuk është tejkaluar asnjëherë, por realiteti po tregon se në pjesën më të madhe, këto pagesa kanë qenë joeficiente në kosto, përderisa një pjesë e madhe e koncesioneve është tashmë nën hetim zyrtar nga SPAK, struktura e posaçme antikorrupsion.

Të dhënat e Ministrisë së Financave, në buxhetet faktike 2017-2022, të përpunuara nga “Monitor” tregojnë se në gjashtë vjet, buxheti i shtetit ka paguar në total 58.5 miliardë lekë (rreth 560 milionë euro) për 12 koncesione:

Rruga e Arbrit; skanimi; sterilizimi; laboratorë; Inceneratori i Tiranës; check-up; dializa; mirëmbajtja Milot-Morinë; infrastruktura arsimore; Inceneratori i Fierit; Orikum-Dukat; Inceneratori i Elbasanit.

Shuma më e lartë është dhënë për Rrugën e Arbrit (12.9 miliardë lekë), sterilizimin (9.4 miliardë lekë), skanimin (9.1 miliardë lekë), Inceneratorin e Tiranës (5.5 miliardë lekë)- shiko tabelën e plotë: Pagesat faktike nga buxheti i shtetit për koncesionet 2017-2022.

Nga këto 12 koncesione, për pesë prej tyre – tre inceneratorët, check-up dhe sterilizimi – është hapur hetim zyrtar nga SPAK me akuza për korrupsion, shpërdorim detyre e deri te pastrim parash.

Shuma totale e dhënë nga buxheti për këto pesë koncesione për periudhën 2017-2022 është 25.4 miliardë lekë (rreth 240 milionë euro), që përbën 43% të pagesave totale që janë bërë nga buxheti për të gjitha koncesionet!!

Edhe vetë Financat kanë shprehur shqetësimin se kontratat koncesionare nuk po kontrollohen dhe as monitorohen në respekt të detyrimeve ligjore dhe marrëveshjeve ndërmjet shtetit dhe privatit, që janë instrumente të detyrueshme.

Pagesat dhe hetimet
Në 2021-2022 u hapën hetimet për inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit. Sipas SPAK, nga hetimi janë gjetur shkelje të shumta, që fillojnë me procedurat për dhënien e koncesionit e më pas me falsifikime dokumentesh të pronësisë, krijimin e kompanive fiktive, faturime fiktive e dhënien e pagesave për punime që nuk janë kryer.

Janë përdorur skema fiktive të kryerjes së pagesave, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre.

Inceneratori i Elbasanit mori në periudhën 2015-2021, aq sa ishte dhe afati i koncesionit, rreth 2.4 miliardë lekë.

Inceneratori i Fierit mori në periudhën 2015-2022 rreth 4 miliardë lekë.

Në fillim të gushtit të këtij viti, SPAK nisi hetimin për Inceneratorin e Tiranës. SPAK njoftoi se, po heton për veprat penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda”, në bashkëpunim, “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim.

The incinerator of Tirana has received payments from the budget of 5.5 billion lek for 2019-2022, while in total it has collected, according to the balance sheet, about 9.9 billion lek, because it also receives payments from municipalities and for the soil removal service.

In May 2022, SPAK started the investigation for the check-up concession. This concession received payments from the budget of 4 billion lek in the period 2015-2024.

In August 2023, SPAK issued 8 arrest warrants for former senior officials of the Ministry of Health, for abuse of the sterilization concession.

This concession received payments of 9.4 billion ALL in the period 2015-2022./Monitor

Lajmet e fundit nga