
Një nga çështjet e nxehta që vazhdon t’u kushtojë miliona euro taksapaguesve shqiptarë janë plehrat dhe inceneratorët.
Zullumet janë të mëdha dhe zyrtarët e lartë që janë të përfshirë në këtë aferë ende nuk kanë marrë ndëshkimin apo nuk janë paraqitur para autoriteteve.
CNA është një nga mediat që ka denoncuar me fakte dhe prova të gjithë skemën e vjedhjes dhe ka përmendur me emra ata që janë të përlyer në aferë.
Sot, CNA po ju sjell disa fakte që lidhin Lulzim Bashën, lulëzimin e bizneseve të tij, me njerëzit e inceneratorëve apo mediat e paguara prej tyre.
Lulzim Basha, në vitin 2018, përgatiti drejtuesit lokalë të PD-së që të dilnin në protesta te fusha e mbetjeve urbane në Porto Romano.


Ata kërkonin të merreshin masa, pasi ndotja në zonën përreth ishte dhjetëra herë më e lartë se norma e lejuar.

Rreth 1 muaj pas protestës, Këshilli Bashkiak i Durrësit shpalli në korrik të 2018, gjendjen e emergjencës mjedisore, si pasojë e situatës problematike me mbetjet në të gjitha vendgrumbullimet e kësaj bashkie.
Vendgrumbullimi më problematik ishte ai i Porto-Romanos, që gjendet rreth 3-4 kilometra në veri të qytetit të Durrësit dhe zinte një sipërfaqe prej 80.000 m2 me mbeturina urbane, inerte, mbetje të rrezikshme dhe kafshë të ngordhura.
Sipas Planit Lokal të Menaxhimit të Mbetjeve për Bashkinë e Durrësit 2010-2025, ishte parashikuar të kishte jetëgjatësi për 25 vjet. Aty depozitonin mbetjet edhe bashki të tjera, si ajo e Shijakut dhe Kavajës.
Lulzim Basha përgatiste protesta dhe gjatë protestave ose një ditë pas asaj që bënte Luli, Edi Rama merrte VKM, dhe pas kësaj Lulzim Basha tërhiqej.
Në fakt pas VKM-ve përfitues ishin njerëz afër Lulzim Bashës. Porto Romano, pra Eco Park, është një nga shembujt më klasikë.
Në fund të dhjetorit të vitit 2019, duke shfrytëzuar edhe situatën e emergjencave nga tërmeti, qeveria jep 15 milionë euro prokurim të drejtpërdrejtë për firmën “Victoria Invest” dhe “De Mare SRL”. (Lexo ketu)

Firma “Victoria Invest” njihet si një subjekt biznesi me lidhje të forta me Lulzim Bashën e Republikës së re.
Nga ana tjetër, “De Mare SRL” është një nga kompanitë partnere e njeriut të inceneratorëve, Klodian Zotos dhe një partner i tyre është edhe “Top Channel”.
Pra, demokratët dalin në protestë, protestojnë në Porto Romano, bëhet zhurmë, ndërkohë paralelisht bën zhurmë dhe “Top Channel” në atë kohë që njihet si televizioni ortak i inceneratorëve dhe Rama bënte ndryshime.
Shpallet një garë në 2019, në shtator anulohet gara dhe tenderi i hapur dhe pastaj pas tragjedisë së tërmetit dhe më pas Edi Rama ia jep “Victoria Invest” me prokurim të drejtpërdrejtë në 26 dhjetor të vitit 2019.
“Victoria Invest” është kompania që i ka dhënë Lulzim Bashës makinë, e cila ka bashkëpunëtore “De Mare SRL”, e cila është një nga kompanitë e lidhura me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin. Por për herë të parë konfirmohet se si Lulzim Basha u shërbente bizneseve afër tij. “Victoria Invest” i ka dhënë “Mercedez Benz”-in.
CNA zbuloi se Lulzim Basha përdorte makinën “Mercedez Benz” të zi me targë AA111EN, Modeli S350 me numër shasie WDD2211561A293860.

Kjo makinë ishte blerë në Mynih me datë 21.06.2010 nga Kompania “Victoria Invest”, pronari i së cilës është dhe kumbari i vajzës së Lulzim Bashës.(Lexo ketu)

“Top Channel”, i njohur si televizioni ortak me inceneratorët, ka qenë televizioni që për muaj e muaj të tërë ka bërë kronika dhe edicione për problemin e Porto Romanos.
Halli i “Top Channel”-it nuk ishin banorët dhe plehrat, por partnerët në biznes. Janë ortakët e Vjollca Hoxhës, janë ortakët e Klodian Zotos, të cilëve pas shumë kronikave në “Top Channel”, qeveria u jep 15 milionë euro për të zgjidhur një problem, i referohemi “Victoria Invest” dhe “De Mare SRL”.
Ka fakte dhe prova, të cilat tregojnë se Vjollca Hoxha është investuar fort në atë kohë për Porto Romanon, këtë e konfirmojnë dhe ish-bashkëpunëtorët e saj për CNA.
Shikoni rastin ku protestohet në Porto Romano te mbetjet. Shikoni kronikat e “Top Channel” të kohës, gjoja për mbetjet, pra është në sinkron të plotë me “Top Channel”, televizionin ortak të inceneratorëve dhe pastaj përfiton “Victoria Invest”, kompania afër Lulzim Bashës, e cila i ka dhuruar dhe makinë.
Shihet se si u ushtrua presion fort ndaj qeverisë, se si u përdor dhe opozita si bashkëpunëtore e Lulit që të bëhej një tender 15 milionë euro, ky në fakt investimi në Eco Parkun e Porto Romanos vlerësohet të jetë më pak se gjysma e vlerës totale të tij.
Lidhja Basha-“Top Channel”-Klodian Zoto nëpërmjet “De Mare SRL”, nëpërmjet “Benz”-it të dhuruar është e qartë, por këtë herë faktohet se si PD-ja e drejtuar nga Lulzim Basha përdorej për llogari të kompanive në ortakëri me inceneratorët apo me mediat që ishin bashkëpronare me to./ CNA
He is a politician who, while talking about politics, ...
The show's editors received a video showing the March 7 ce...
The Fiks Fare show brought the case of a teacher with seri...
Fiks Fare also spoke with the Director of the Albanian Com...
On March 14, "STOP" broadcast the denunciation of Mrs. Bes...
Gjon Mula says that he had an accident in 2021 in Balldre ...
About two weeks ago, the mayor Erion Veliaj announced the ...
Former deputy Myslim Murrizi has made a denunciation o...
The political leader of the DP in Tirana, Belind Këlliçi, ...
For 7 years, a decision taken by IMT Tirana to demolish an...
The member of the Presidency of the Democratic Party, ...
A strong denunciation came this Sunday for the former ...
The Minister of Health, Albana Koçiu, inaugurated and ...
Since 6 weeks, the emergency of internal diseases, the ope...
On February 11 of this year, a fire broke out in the E...
On June 21, 2021, the show "Stop" on TV Klan broadcast the...
Emisioni “Stop” në Tv Klan uhdëtoi drejt fshatit Tamarë, n...
The more the voice is raised against Alfred Peza and the a...
Agron Dalipaj, linguist and researcher, says that De Rada ...
77-year-old Fatmir Aliaj tells the investigative show "Sto...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, arrested on 13 charges ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
On the morning of July 7, 2026, the Ministry of Culture ur...
After the disclosure of the portfolio of properties an...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Two internationally wanted persons have been arrested in D...
A person has been arrested in Përmet after he had adapted ...
A police officer was reportedly raped the night before in ...
On Friday, our country will remain under the influence of ...
Demographic trends in Europe are revealing a new complex r...
Today, our country will remain under the influence of stab...
Today, our country will remain under the influence of stab...
The Trump administration decided on Thursday to shorten th...
The Minister of State Administration and Local Self-Govern...
Andy Burnham has been officially declared the new leader o...
Viktor Orbán had taken measures in case he lost power — at...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
A historic evening for Albanian culture was marked in the ...
When I turned 10, another building was built in front of o...
Oil prices have risen again in recent days on internationa...
This Friday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sold...
Around 97,100 people are employed in regulated professions...
Albania continues to be the main destination for vacatione...