We are now in a Global Cold War
When former British Prime Minister Winston Churchill spoke...

Ekzistojnë shumë arsye pse na pëlqen të udhëtojmë. Por sipas ekspertëve, motivimi
kryesor për të udhëtuar është arratisja, braktisja e rutinës, së zakonshmes, përditshmërisë. Shumëkush ka vuajtur shumë nga pamundësia për të lëvizur lirshëm gjatë pandemisë së Covid-19, e cila për më tepër e ka theksuar dëshirën për t’u arratisur dikur larg me pushime.
Arratisje nga stresi
Psikologia amerikane Karla Menli e shpjegon shumë mirë motivimin që fshihet pas udhëtimeve:”Kur përjetoni përvoja traumatike, përpiqeni që t’i ikni realitetit, për të shmangur vuajtjes së mëtejshme psikologjik. Por për shkak të kufizimeve, shumë njerëz që e përdornin zakonisht udhëtimin si një mënyrë për të shpëtuar nga stresi, nuk ishin në gjendje që ta bënin këtë. Kjo i ka bërë shumë njerëz të ndjehen të shqetësuar, të burgosur, ndonjëherë edhe të zemëruar”.
Por jo vetëm kaq. Pandemia na ka nxitur edhe të ndryshojmë zakonet tona të udhëtimit. Siç raportohet nga të dhënat e paraqitura së fundmi nga Shoqata Kërkimore Ndërdisiplinore e Psikologjisë së Turizmit, disa dinamika të reja do të zbehen me fundin e pandemisë (nga pushimet vetëm në ambiente të hapura deri tek zgjedhja e destinacioneve të afërta), por të tjerat duket se janë të destinuara të mbeten.
Një shembull është përzierja e pushimeve me punën, e mundësuar nga puna në distancë.
Por cilat janë përfitimet kryesore nga udhëtimet? Ekspertët bien dakord për këto 5 elementë thelbësorë:
1. Rritja e vetëbesimit
Tejkalimi i vështirësive të vogla, vënia në dyshim e aftësive vetjake, përballja me njerëz dhe kontekste të ndryshme e përmirëson vetëvlerësimin, ndihmon për t’u njohur më mirë me njëri-tjetrin, dhe më pas për t’u përballuar me qetësi më të madhe me problemet e jetës së përditshme.
2. Të hap mendjen ndaj diversitetit
Kur udhëton dhe përjeton eksperienca me njerëz dhe vende që janë shumë të ndryshme nga ato të zakonshmet, bien stereotipet e zakonshme. Për pasojë bëhesh më pak paragjykues, dhe më i hapur ndaj të resë dhe të ndryshmes.
3. Redukton stresin
Pushimi nga punët e përditshme, e ul menjëherë presionin dhe stresin. Efekti është sigurisht edhe më i dukshëm duke zgjedhur një destinacion, ku mund të jeni në kontakt me natyrën.
4. Të bëjnë më kreativ
Udhëtimet janë një terren stërvitor për trurin, pasi të detyrojnë të përshtatesh me mjediset, gjuhët, zakonet e reja. Në këtë mënyrë, ju arrini të zhvilloni të menduarit anësor, që nga ana e tij të ndihmon për të gjetur zgjidhje të reja për problemet e ndryshme. Pra është një nxitës i mirë i të qenit kreativ.
5. Ndihmon në zhvillimin e aftësive njohëse
Nevoja për të organizuar, rezervuar apo thjesht për të imagjinuar zgjidhjen dhe adresimin e problemeve me itinerarin e udhëtimit, të ndihmon të kesh aftësi të dobishme njohëse për të përmirësuar kontrollin mbi ngjarjet edhe kur nuk jemi duke udhëtuar.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
When former British Prime Minister Winston Churchill spoke...
For historical and sociological reasons, the Marathon ...
Russian President Vladimir Putin is right when h...
Evropa ka ndryshuar në një mënyrë mbresëlënëse 5 muajt e f...
Dubai today is a city that has attracted the attention of ...
As the host of the G-7 summit, Germany wanted to send clea...
The dream of human beings, and of medicine in general, is ...
They could be slaves, priests, or court officials. Som...
Russia cannot win its war against Ukraine for a simple...
While many people are familiar with conspiracy theories, c...
"Beware of the overlapping game!" It is one of the les...
The effects of the climate crisis range from increased...
Chocolate is produced from Teobroma cocoa beans, a sma...
It could have been even worse. Imagine for a second yo...
American policymakers often state that Western sanctio...
"Der Spiegel" Karen Donfrid, 59, is Assistant Secreta...
It is a small and isolated enclave of 15 thousand squa...
The G7 summit takes place in late June under the German pres...
Switzerland is a neutral European country, positioned ...
Drejtoria e 12-të e Ministrisë ruse të Mbrojtjes, drej...
CNA has put under scanner the assets of Sokol Sadushi, the...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Police have revealed details of the incident that occurred...
According to preliminary information, a person in his 60s ...
A triple accident occurred on the Peqin-Elbasan axis n...
The police have provided details regarding the accident th...
The Institute of Geosciences has today shared a forecast r...
Company leaders can improve productivity by investing in a...
Today, our country will be under the influence of stable a...
As the year 2026 is in its second half, the world is exper...
North Korea is said to have achieved some impressive resul...
US Ambassador to the United Nations, Mike Waltz, said toda...
The suspect in the Berlin Pride attack was shot and killed...
A tragic event occurred this Sunday on Mount Elbrus in the...
Two windows, a century of history and the metaphysics of p...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
This Sunday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.7 lek and so...
War, weather and supply disruptions could send gas prices ...
The number of active enterprises in Albania continued to g...