Origin of the Marathon: How the famous Olympic race was born
For historical and sociological reasons, the Marathon ...

When former British Prime Minister Winston Churchill spoke about the contours and dangers of the First Cold War during his speech at Westminster College in Missouri, USA in 1946, he was not just talking about Europe.
Of course what most people remember is the famous saying: "From Stettin to the Baltic, to Trieste to the Adriatic, an Iron Curtain has fallen all over the continent!" But a little further on, Churchill heralded the arrival of the "shadow" of tyranny "both in the West and in the East."
Pra Lufta e Ftohtë e sapolindur, po bëhej tashmë globale. Ajo luftë mund të ketë përfunduar 3 dekada më parë, por tani po nis një tjetër lloj lufte e ftohtë. Edhe kjo është gati të bëhet globale. Në dallim nga përballja 40-vjeçare SHBA-Bashkimi Sovjetik, që vendosi përballë 2 fuqi të mëdha të izoluara krejtësisht nga njëra-tjetra në sfera të veçanta, lufta aktuale karakterizohet nga një marrëdhënie shumëdimensionale, ku Kina dhe Perëndimi bëjnë tregti dhe investojnë tek njëra-tjetra, edhe pse në të njëjtën kohë konkurrojnë.
Dhe ndërsa Rusia, partnerja e Kinës me qasje autoritariste dhe anti-amerikanizëm, ndodhet nën sanksionet e Perëndimit, vazhdon që ta furnizojë këtë të fundit me naftë, gaz dhe drithë. Por ne nuk duhet ta gënjejmë veten se nuk po shfaqen konturet e një përballjeje afatgjatë.

Një Luftë e Ftohtë është thjesht një luftë e egër për pushtet dhe për të drejtën për të vendosur rregullat për sjelljen globale. Ajo zhvillohet kryesisht në prapaskenë, përmes marrëveshjeve dhe veprimeve të fshehta dhe jo në fushën e betejës. Dhe me këtë duhet të përballemi tani.
Po çfarë e shkaktoi këtë luftë të re? Së pari, Uashingtoni i është nënshtruar një transformimi prej të paktën një brezi, nga një politikë dypartiake e fiksuar pas Kinës, duke synuar që ta shndërronte Pekinin në një “palë të interesuar” ndaj sistemit global, siç tha në një rast zëvendëssekretari i Shtetit i ish-presidentit Xhorxh W.Bush, Robert Zolik.
Dhe i ndihmuar nga tronditja që shkaktoi pushtimi i Ukrainës nga Rusia, Uashingtoni duket se ka me vete në këtë luftë një Evropë dikur ngurruese. Koncepti i ri Strategjik për Uashingtonin, doli nga një komunikatë e publikuar një vit më parë pas samitit të fundit të NATO-s, që paralajmëroi për herë të parë mbi “sfidat sistematike të Kinës ndaj rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla, dhe ndaj fushave të rëndësishme për sigurinë e aleancës”.
Të dielën e kaluar, kancelari gjerman Olaf Sholc, së bashku me presidentin e SHBA-së Xho Bajden dhe udhëheqës të tjerë të G-7, njoftuan një nismë të re globale të infrastrukturës prej 600 miliardë dollarësh, që synon të kundërshtojë nismën kineze “Një Brez, Një Rrugë”.
Dhe këtë javë, NATO do të shpallë një “Koncept të ri Strategjik”, një plan 10-vjeçar që do të adresojë për herë të parë kërcënimin që vjen nga Kina.
Ndryshimi filloi të përshpejtohej në muajt e fundit, kur Bajden dhe aleatët e tij në NATO, e zgjeruan politikën e tyre për të ndihmuar mbrojtjen e Ukrainës kundër agresionit rus. Në një fjalim ta mbajtur në fund të prillit, Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe Liz Trus, ngriti më tej aksionet kur deklaroi se “NATO duhet të ketë një pikëpamje globale” dhe “të parandalojë kërcënimet në Indo-Paqësor”.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e bëri të qartë javën e kaluar: “Për herë të parë, ne do ta trajtojmë Kinën dhe sfidat që ajo paraqet për interesat, sigurinë dhe vlerat tona”. Ndërkohë, Uashingtoni ka armatosur Japoninë dhe Korenë e Jugut (së bashku me Australinë), edhe pse ftoi Tokion dhe Seulin t’i bashkohen samitit të NATO-s si “vëzhgues”.

Javën e kaluar, duke iu kundërvënë sërish Pekinit në një mënyrë që të kujton Luftën e Ftohtë, administrata Bajden reagoi ndaj angazhimit të ri ushtarak të Kinës në Ishujt Solomon, duke shpallur nismën “Partnerët në Paqësorin Blu”. Ky grupim jozyrtar i përbërë nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Australia, Japonia dhe Zelanda e Re, synon rigjallërimin e lidhjeve ekonomike dhe diplomatike me kombet e ishullit të Paqësorit, tha Shtëpia e Bardhë.
Ose për ta thënë më troç, duke u kushtuar vëmendje atyre vendeve të vogla të cilat po joshen aktualisht nga Pekini.
Nga ana e saj Kina ka shpallur kohë fundit Nismën Globale të Sigurisë (GSI) për të kundërshtuar Dialogun Katërpalësh të Sigurisë (QUAD), ku bën pjesë SHBA, India, Japonia dhe Australia, e krijuar nga Uashingtoni. “GSI do të kundërshtojë përdorimin e qëllimshëm të sanksioneve të njëanshme, si dhe hegjemonizmin, politikën e pushtetit dhe konfrontimin e bllokut”- tha presidenti kinez Xi Jinping.
Çfarë do të ndodhë më tej? Është po aq e pamundur të thuhet tani për tani. Çurçill foli në një kohë kur Moska nuk e kishte ende bombën bërthamore, kur komunistët kinezë nuk e kishin marrë ende kontrollin e vendit, dhe kur ai kishte ende shpresë se OKB-ja e re, mund të ishte ende “një tempull i vërtetë paqeje, në të cilin mund të varen një ditë mburojat e shumë kombeve, dhe jo thjesht një kabinë në Kullën e Babelit”.
Por fuqitë e mëdha perëndimore besojnë tani se nga Mariupoli në Ukrainë, deri në Taipei në Ngushticën e Tajvanit dhe ndoshta deri në Honiara, Ishujt Solomon, në Paqësorin Jugor, po bie një lloj “Perdeje e Hekurt” e re.
Përballë kësaj vije të re ndarëse në kontinentin evropian, shtrihen vendet e reja të Evropës Perëndimore dhe të NATO-s, të fuqizuara rishtazi, si dhe shtetet e ish-bllokut sovjetik, të cilat janë anëtarësuar në NATO ose duan ta bëjnë këtë, duke përfshirë vendet baltike dhe tani Ukrainën.
“NATO po rikthehet në thelb në pozitat e Luftës së Ftohtë”- thotë Maks Bergman, drejtor i Programit të Evropës në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, mund të përballen tani me kombinimin e frikshëm të dy
fuqive bërthamore: një Rusie të pasur me burime natyrore, në partneritet me një Kinë të fuqishme teknologjikisht dhe ekonomikisht.
Sërish, konturet dhe rreziqet nuk janë aq të drejtpërdrejta sa ishin gjatë Luftës së Parë të Ftohtë, edhe pse bota ka parë shfaqjen e një blloku të ri vendesh të paangazhuara. Gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, përplasja e ashpër ideologjike midis komunizmit dhe demokracisë/kapitalizmit ishte e qartë.
Ndërkohë, sot shumica e kombeve të botës, nga Lindja e Mesme dhe Azia Jugore e deri te Amerika Latine dhe Afrika, nuk po e pranojnë përpjekjen e Bajden për ta cilësuar konfliktin si një luftë globale për liri. Një ekonomi ende e globalizuar, e cila nuk ishte faktor gjatë Luftës së Ftohtë - ka një rol kyç, veçanërisht qëkurse një Kinë në rritje, varet shumë prejsaj për shkak të prosperitetit, ndërsa një Rusi e dobësuar varet aq shumë nga Kina për mbarëvajtjen e ekonomisë së saj.
No war, even a cold one, is inevitable. Yes, China and Russia would probably always find a way to resist US and Western domination.
Translated and adapted by CNA.al.
For historical and sociological reasons, the Marathon ...
Russian President Vladimir Putin is right when h...
Evropa ka ndryshuar në një mënyrë mbresëlënëse 5 muajt e f...
Dubai today is a city that has attracted the attention of ...
As the host of the G-7 summit, Germany wanted to send clea...
The dream of human beings, and of medicine in general, is ...
They could be slaves, priests, or court officials. Som...
Russia cannot win its war against Ukraine for a simple...
While many people are familiar with conspiracy theories, c...
"Beware of the overlapping game!" It is one of the les...
The effects of the climate crisis range from increased...
Chocolate is produced from Teobroma cocoa beans, a sma...
It could have been even worse. Imagine for a second yo...
American policymakers often state that Western sanctio...
"Der Spiegel" Karen Donfrid, 59, is Assistant Secreta...
It is a small and isolated enclave of 15 thousand squa...
The G7 summit takes place in late June under the German pres...
Switzerland is a neutral European country, positioned ...
Drejtoria e 12-të e Ministrisë ruse të Mbrojtjes, drej...
There are inventions that have many "fathers", and the...
Journalist Elton Qyno has made a complaint regarding the w...
After the first denunciation, the Plug show has continued ...
Today, CNA has published a complaint from residents of the...
A complaint from residents of the village of Gjashtë in Sa...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The Crime Investigation Specialists of the Shkodra Police ...
Tirana Police announce that 11 citizens have been identifi...
A police officer at Durres prison has been arrested in fla...
An accident occurred this afternoon on the Elbasan-Peqin a...
Today, mainly stable weather conditions. According to the...
Today, our country will be affected by almost the same met...
As climate change warms coastal waters in northern Europe,...
Today, our country will be affected by almost the same met...
A magnitude 6.5 earthquake has struck the southern Philipp...
A severe heatwave is expected to sweep across Central Euro...
At least 235 people have been killed and more than 4,300 i...
Is the Chancellor at a loss for words? What do experts say...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
Financing health systems and managing the costs of hospita...
The agricultural sector faced a very challenging year in 2...
This Friday, one US dollar is bought for 82.2 lek and sold...
Austria was the leading foreign investor in Albania in the...