Si po depërtojnë agjentët e Vladimir Putinit në Gjermani
Pesë muaj pas zhdukjes së saj të papritur, Maria Adela K.d...

Çdo vit, miliona copa shkëmbore nga hapësira digjen në atmosferën e Tokës. Shumë prej tyre ndizen për një kohë të shkurtër dhe shfaqen në qiell si “yje goditës” Por sa prej tyre u mbijetojnë zbritjeve me shpejtësi të lartë për të goditur Tokën?
Shkëmbinjtë nga hapësira që zbarkojnë në Tokë njihen si meteoritë. Përplasje e mëdha, si ajo që ka të ngjarë t’i ketë dhënë fund mbretërimit të dinozaurëve rreth 66 milionë vjet më parë, e shkaktuar nga një asteroid ose kometë me përmasa rreth 10 kilometra, janë shumë të rralla.
Ndërkohë, shumica e shkëmbinjve që bien në Tokë janë shumë të vegjël, dhe relativisht pak prej tyre i mbijetojnë rënies së tyre të zjarrtë përmes atmosferës së Tokës.
Shkencëtarët vlerësojnë se më pak se 10.000 meteoritë përplasen në tokë apo dete, gjë që është një pikë e madhe në krahasim me ato të Hënës, që nuk ka atmosferë dhe që goditet çdo ditë nga shkëmbinj hapësinorë me madhësi të ndryshme: rreth 11-1.100 ton - sa masa e rreth 5.5 makinave - nga pluhuri i shkëmbinjve hapësinorë dhe nga rreth 33.000 shkëmbinj të vegjël me madhësinë e një topi pingpong.

Shkëmbinjtë hapësinorë që përfundojnë zakonisht si meteoritë njihen si meteoroidë, pra asteroidë të vegjël, ose anëtarët më të vegjël të Sistemit tonë Diellor. Ato variojnë në madhësi nga gurët me përmasa rreth 1 metër të gjerë deri tek mikrometeoroidet në madhësinë e kokrrave të pluhurit.
Në përgjithësi Meteoroidet janë fragmente asteroidësh ose kometash. Megjithatë, disa mund të jenë mbeturina të shpërthyera nga planetët ose Hënat. Për shembull, ka më shumë se 300 meteoritë të njohur që kanë origjinën nga planeti Mars.
Kur meteoroidet kalojnë nëpër atmosferën e Tokës, ata marrin flakë nga fërkimi me ajrin, dhe prodhojnë vija drite në të gjithë qiellin: këta shkëmbinj të përflakur që bien quhen meteorë. Një meteor shumë i ndritshëm njihet si një top zjarri. Mijëra topa zjarri flakërojnë në qiellin e Tokës çdo ditë, por shumica e tyre ndodhin mbi oqeane dhe në rajone të pabanuara, dhe shumë prej tyre janë të maskuar nga drita e ditës.
Shumica e meteorëve të zbuluar në Tokë “vijnë nga shirat e meteorëve të lidhur me pluhurin e lëshuar nga kometat”- thotë Gonzalo Tankredi, astronom në Universitetin e Republikës në Montevideo, Uruguai. Gjithsesi, shirat e meteorëve nuk prodhojnë meteoritë, pasi meteoroidet në shira të tillë janë zakonisht shumë të brishtë për t’i mbijetuar përplasjes me Tokën, thekson Tankredi.
Për të vlerësuar se sa meteoritë godasin Tokën çdo vit, Tankredi analizoi të dhënat nga Shoqëria Meteoritike. Gjatë viteve 2007- 2018, ka pasur 95 raporte të rënies së meteoritëve në Tokë, me një normë mesatare prej rreth 7.9 raportesh në vit.
Është e pamundur të dihet me siguri se sa meteorë bien në oqean dhe zhyten në fundin e tij. Megjithatë, 29 për qind e sipërfaqes së globit është e mbuluar nga toka. Zonat urbane, në të cilat jetojnë rreth 55 për qind e njerëzve, mbulojnë vetëm rreth 0.44 për qind të tokës, vuri në dukje Tankredi.
Tankredi arriti në përfundimin se numri i përgjithshëm i meteoritëve që bien mbi Tokë ishte afërsisht i barabartë me numrin e meteoritëve të raportuar në zonat urbane, pjesëtuar me përqindjen e tokës të mbuluar nga zonat urbane. Në përgjithësi, ai vlerësoi se ndoshta ndodhin “rreth 6.100 rënie meteoritësh në vit mbi të gjithë planetin, dhe rreth 1.800 mbi zonat tokësore”- thotë Tankredi.
Tankredi shtoi se shkëmbinjtë hapësinorë me përmasa rreth 10 m të gjerë pritet të hyjnë në atmosferën e Tokës çdo 6-10 vjet. Një shkëmb mjaftueshëm i madh për të gjeneruar një shpërthim si ai në Tunguska në Siberi në vitin 1908, ndodh çdo 500 vjet.
Ndërkohë një përplasje e madhe kozmike nga një shkëmb rreth 1 km i gjerë vlerësohet se ndodh çdo 300.000-500.000 vjet, ndërsa një përplasje si ajo që i dha fund periudhës së Kretakut dhe zhduku dinozaurët mund të ndodhë 1 herë në 100 milionë deri në 200 milionë vjet.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Pesë muaj pas zhdukjes së saj të papritur, Maria Adela K.d...
Në dimrin e vitit 2004, shumë gra filluan të paraqiten në ...
Ne e përdorim fjalën “mik” për të përshkruar një gamë të g...
Në fundin e muajit qershor, një grup anarkistësh veshën rr...
After weeks of waiting, the Ukrainian military this week l...
In general, most people don't give a damn about energy iss...
Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, dekla...
Bota është duke përfshirë nga një kombinim i jashtëzakonsh...
Më 24 gusht, bota përkujtoi një moment historik të zymtë: ...
From a ban on heating private swimming pools to shops ...
An authentic narrative, lived and unadorned, drawn from th...
Monarkia Britanike ekziston që nga viti 1066. Ajo ësht...
The apparent inability of the Russian Red Army to succ...
After moving into his daughter's dorm room at Sarah Lawren...
One of the deadliest forms of cancer is the brain tumo...
Professor of cosmology at the University of Portsmouth...
A white dust hovers over the empty road, and it's so s...
The European Union has become stronger after several c...
Greenland is the largest island in the world, and home...
By Dmytro Kuleba "Politico.eu" Since Ukrainian Presid...
CNA has put under scanner the assets of Sokol Sadushi, the...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Police have revealed details of the incident that occurred...
According to preliminary information, a person in his 60s ...
A triple accident occurred on the Peqin-Elbasan axis n...
The police have provided details regarding the accident th...
Company leaders can improve productivity by investing in a...
Today, our country will be under the influence of stable a...
As the year 2026 is in its second half, the world is exper...
Today, our country will be under the influence of stable a...
An oil tanker exploded in the Strait of Hormuz after hitti...
Ten people were killed and dozens more injured by flooding...
One person has died and at least 16 others have been injur...
The Romanian Air Force has shot down another drone that ha...
Two windows, a century of history and the metaphysics of p...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
This Sunday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.7 lek and so...
War, weather and supply disruptions could send gas prices ...
The number of active enterprises in Albania continued to g...