Why does Chancellor Merz have so little support?
Is the Chancellor at a loss for words? What do experts say...
Is the Chancellor at a loss for words? What do experts say...

The apparent inability of the Russian Red Army to succeed in invading Ukraine has surprised many Western analysts and experts. In addition, the brutality shown by the Russian military against the Ukrainian civilian population added a harsh moral judgment to what was already a generally unfavorable balance sheet for Moscow.
Para së gjithash, duhet bërë një konsideratë e përgjithshme. Në luftë ka edhe ngërçe. Sipas Klauzeviç, ai diktohet nga 4 elementë, të cilët kontribuojnë në një masë të barabartë në komplikimin e gjërave: vullneti i kundërshtarit për të rezistuar, mjedisi në të cilin vepron, aftësitë e instrumentit të vet ushtarake, dhe së fundi informacioni mbi synimet dhe pajisjet e rivalit në një luftë.
Ngërçit në një konflikt i shtohet edhe një faktor tjetër suksesi ose dështimi: fati apo rastësia. Rusët kanë rënë viktima si të ngërçit në fushën e betejës po ashtu edhe të fatit të keq. Në të kundërt, ukrainasit i kanë shfrytëzuar me zgjuarsi ato në favorin e tyre.
Ajo që prisnin të shihnin ekspertët ishte triumfi i një ushtrie, e cila është trashëgimtare e drejtpërdrejtë e Ushtrisë së Kuqe të Berlinit dhe e Luftës së Ftohtë. Por asgjë nga këto nuk ka ndodhur. Para së gjithash duhet përmendur fakti se kanë kaluar 77 vite që nga 8 maji i vitit 1945, i fitores në Betejën e Berlinit.
Pra jo 1 por 77 vite. Sa luftëra me intensitet të lartë kanë zhvilluar gjatë kësaj kohe rusët? Asnjë. Prandaj sot mungon njohuria, aftësia dhe përvoja e drejtpërdrejtë në operacionet luftarake klasike. Por për rusët, një mungesë e tillë përgatitje e tillë nuk është ndonjë gjë e re.
Në vitin 1905 përballë Japonisë, në vitin 1914 përballë Austro-Hungarisë dhe Gjermanisë, në 1939 ndaj Finlandës dhe në vitin 1941 përballë Hitlerit, ushtria ruse pagoi një kosto tepër të lartë për mungesën e përgatitjes së duhur, duke mësuar nga disfatat dhe e marrë veten më vone, edhe pse me koston e sakrificave njerëzore të mëdha.
Nuk mund të thuhet se gjërat shkuan ndryshe në Afganistan apo Kaukaz. Për më tepër, ajo që po ndodh në Ukrainë po nxjerr në pah një sërë sëmundjesh historike të ushtrisë ruse, që kanë ekzistuar që nga koha e Carit. Së pari, është problemi i informacionit.
Është shumë e dukshme që “operacioni special” i Putinit nisi është bazuar tek informacione krejtësisht të pasakta për qëllimet, aftësitë dhe mjetet e kundërshtarit. Moska ishte e bindur se udhëheqja ukrainase nuk pëlqehej nga popullata, dhe që ushtria ukrainase do të dorëzohej që me të shtënën e parë.
Nëse kjo gjë ndodhi sepse analistët rusë ranë në dashuri me idetë e tyre, sepse ishin të detyruar të kënaqnin prishtmërinë e shefit të madh në Kremlin apo sepse u shpërfillën paralajmërimet e tyre, këtë do ta tregojë historia. Besimi i një informacionit të gabuar, çoi edhe në marrjen e vendimeve shumë të gabuara.
Në një luftë, përpjekjet kryesore ndodhin aty ku kundërshtari duket më i dobët. Pikërisht aty përqendrohen shumica e forcave për të sulmuar në befasi. Nëse nga ana tjetër, priten dy krahë të një turme që brohoret, planifikohet për muaj të tërë që të hyhet në këtë vend nga 5 drejtime të ndryshme pa asnjë të shtënë, dhe kjo çon në përdorimin e minimumit të logjistikës.
Dhe është e qartë që edhe nëse të tjerët mendojnë kështu, gjërat do të shkojnë shumë keq. Për të mos përmendur faktin që skenari i rrëzimit të regjimit në Kiev këtë vit me një operacion në stilin e pushtimit të Kabulit në 1979, ishte më së paku arrogant. Edhe sepse në Kabul në 1979 në radhët e Ushtrisë së Kuqe kishte edhe ukrainas. Për më tepër, ky operacion zhvillohet në kushtet kur Kievit i i ofrohen rregullisht informacione nga palë të treta.
Së dyti, përballë rezistencës ukrainase lindi një problem serioz i komandës dhe kontrollit të forcave ruse. Jo vetëm që autonomia e vendimmarrjes në nivelet më të ulëta rezultoi jo-ekzistente - një problem ky historik i ushtrisë ruse - dhe për rrjedhojë skematizmi i manovrës u privilegjua në dëm të iniciativës së pavarur në terren.
Por mjetet teknologjike për të drejtuar operacionet - sistemet e ndërlidhjes - nuk rezultuan të ishin në lartësinë e detyrës. Rezultati ishte një manovër episodike dhe e pakoordinuar, teksa ukrainasit kishin një strategji shumë të mirë mbrojtëse, duke zbatuar të njëjtat procedura të parashikuara në vitet 1980 nga NATO - dhe ushtria italiane - për të sabotuar lëvizjet e trupave sovjetike.
Njëherazi, pasi kishte nisur sulmin në 5 drejtime të ndryshme dhe me minimumin e nevojshëm të trupave, strategjia e Mokës e pa shpejt veten në qorrsokak. Dhe këtu u shfaq një problem i dyfishtë, i identifikuar tashmë që nga studiuesit në epokën sovjetike.
Nga njëra anë, një shkallë e frikshme e mungesës së efikasitetit të mjeteve, dhe nga ana tjetër një pamjaftueshmëri kronike e logjistikës, kujdesit shëndetësor dhe mjeteve të përshtatshme për operacionet në terren. Në Perëndim, raporti i trupave pararojë ndaj atyre në prapavijë është 1 me 10. Tek rusët është 1 me 5, edhe kur gjithçka shkon mirë. Prandaj diçka nuk funksionoi në organizimin e forcave ruse.
Sado paradoksale që mund të duket, rusët kanë rënë nga njëra anë viktimë e teorive perëndimore mbi ta, dhe nga ana tjetër e përvojave më të fundit, të vetat dhe të të tjerëve. Në fakt, ata e kanë braktisur ndarjen tradicionale të logjistikës tokësore në komplekse me një armatim, pra që bëjnë një punë të vetme, dhe kanë adoptuar një organizim shumë kompleks në nivelin e një grupi taktik të paracaktuar, një batalion me rreth 800 trupa.
Ky lloj formacioni i paracaktuar, që ka kuptim kur është e nevojshme të projektohen forca në hapësira të mëdha me shumë të panjohura është jo produktiv në operacionet tradicionale. Ai është jo fleksibil dhe i vështirë për t’u koordinuar.
Shembja e Bashkimit Sovjetik, kriza demografike e Federatës Ruse, dhe vështirësitë me të cilat ndeshet rekrutimi i detyrueshëm, përbëjnë një problem serioz për një ushtri që e ka bërë gjithmonë atë pikën e saj të fortë. “Ilaçi” ishte profesionalizimi i forcave, që gjithsesi nuk ishte në gjendje të gjeneronte numra të mjaftueshëm për pretendime aq ambicioze.
Prandaj ishte e nevojshme të gjendeshin zgjidhje të tjera. Vëzhgimi i sukseseve perëndimore në Luftërat e Gjirit të viteve 1991 dhe 2003, i nxiti rusët të besonin se sulmi i drejtpërdrejtë i kryer nga këmbësoria mund të zëvendësohej nga bombardimet e sakta të kryera që në thellësi dhe me mjete teknologjikisht të sofistikuara.
Që të gjitha në kuadrin e një manovre të zhvilluar në hapësira të mëdha nga grupet taktike të krijuara enkas. Por në të cilat këmbësoria përbën gjithsej 300 nga 800 ushtarët në total, pra më pak se gjysma. Shumë pak për të pushtuar dhe mbajtur një territor.
Të presësh të pushtosh një vend me 44 milionë njerëz me vetëm 140.000 trupa, do të thotë të përdorësh 3 ushtarë për çdo 1.000 banorë. Në vitin 1945, në Gjermani kishte 101 amerikanë për çdo 1000 gjermanë.
Pa marrë parasysh të gjitha konsideratat e parashtruara deri më tani, është e qartë se në bazën të gjithë aventurës ka pasur një llogaritje politike krejtësisht të gabuar, për të cilën Ushtria e Kuqe po paguan një çmim disproporcional, sepse nuk ishte gati për atë që e priste. Megjithatë, është mirë të mos keni shumë iluzione. Edhe nëse janë kapur gafil, rusët mësojnë shpejt nga gabimet.
Note:Giorgio Cuzzelli, retired Italian general of the Alpine Brigade, and professor of International Security in Orientale at the University of Naples./ Adapted from CNA.al
After moving into his daughter's dorm room at Sarah Lawren...
One of the deadliest forms of cancer is the brain tumo...
Professor of cosmology at the University of Portsmouth...
A white dust hovers over the empty road, and it's so s...
The European Union has become stronger after several c...
Greenland is the largest island in the world, and home...
By Dmytro Kuleba "Politico.eu" Since Ukrainian Presid...
Sipas të dhënave të publikuara nga shërbimi federal ru...
The attack in which the Russian journalist Daria Dugin...
What a difficult autumn is approaching for European le...
Kur forcat naziste pushtuan pjesën më të madhe të Evro...
Ndërsa shansi që të goditeni nga rrufeja është i ulët,...
In the last 6 months since Russia invaded Ukraine, the...
Arritjet kryesore të Perëndimit në përballje me Rusinë...
By Oleg Kashin "New York Times" Which is easier to im...
We encounter the use of drugs at parties, festivals an...
Politikanët në të gjithë botën po kërkojnë gjithnjë e ...
A new study has found that more than 5 billion people ...
By Francesco De Palo "Formiche.net" A Pax Balcanica i...
By Julia Shaw Science Focus Imagine for a moment this...
Journalist Elton Qyno has made a complaint regarding the w...
After the first denunciation, the Plug show has continued ...
Today, CNA has published a complaint from residents of the...
A complaint from residents of the village of Gjashtë in Sa...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Tirana Police announce that 11 citizens have been identifi...
A police officer at Durres prison has been arrested in fla...
An accident occurred this afternoon on the Elbasan-Peqin a...
The Police Supervision Agency has suspended the former dir...
Today, mainly stable weather conditions. According to the...
Today, our country will be affected by almost the same met...
As climate change warms coastal waters in northern Europe,...
Today, our country will be affected by almost the same met...
Is the Chancellor at a loss for words? What do experts say...
Multiple explosions are reported by foreign media in the U...
Prime Minister Mark Carney spoke today with US President D...
US Secretary of State Marco Rubio concluded a three-day vi...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
This Friday, one US dollar is bought for 82.2 lek and sold...
Austria was the leading foreign investor in Albania in the...
Between 2015 and 2025, residential construction prices inc...
Oil prices have fallen to levels not seen since before the...