Short-term and light rain/ Today's weather
Today, mainly stable weather conditions. According to the...
Today, mainly stable weather conditions. According to the...

Bota është duke përfshirë nga një kombinim i jashtëzakonshëm i krizave, duke përfshirë luftën e Rusisë në Evropë, pandeminë e vazhdueshme të Covid-19, ndërprerjet e mëdha të tregtisë dhe zinxhirit të furnizimit, inflacionin e lartë, pasigurinë ushqimore, dhe të gjitha simptomat e frikshme të ndryshimeve klimatike.
Edhe pse rendi botëror i ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore ishte larg nga të qenit i përsosur, ai siguroi të paktën stabilitet dhe mundësi të shumta për bashkëpunim ndërkombëtar. Por tani, duket se edhe ai po shpërbëhet. Rusia, një fuqi e madhe bërthamore, ka sulmuar fqinjin e saj pa ndonjë arsye të fortë, duke vrarë pa dallim ata që ende i quan “vëllezërit” dhe “motrat” e saj. Kremlini po zhvillon prej 6 muajsh, një fushatë të përgjakshme pushtuese, e cila ishte më e zakonshme gjatë viteve 1940 sesa gjatë viteve 2020.
Dhe nuk është vetëm Evropa Lindore. Hija e luftës, gjithashtu edhe e një konflikt midis dy superfuqive të shekullit XXI, po shfaqet gjithashtu mbi Ngushticën e Tajvanit. Kina po e përshkallëzon kërcënimin e saj ushtarak kundër Tajvanit, duke rritur kësisoj rrezikun e një konfrontimi të drejtpërdrejtë të armatosur me Shtetet e Bashkuara.
Por nuk mund të harrojmë as Iranin, që ka ndjekur me zell programin e vet bërthamor, që kur ish-presidenti amerikan Donald Trump e tërhoqi në vitin 2018 SHBA-në nga Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit. Një Iran i armatosur me armë bërthamore, do të sillte një rrezik të ri të përhershëm të luftës në një rajon që tashmë është i mbingarkuar me tensione gjeopolitike dhe destabilitet.
Së bashku, Evropa Lindore, Ngushtica e Tajvanit dhe Lindja e Mesme formojnë një treshe krizash tejet të rrezikshme, të cilat po e shpërbëjnë rendin global të pas Luftës së Ftohtë dhe parimet e tij thelbësore të mospërdorimit të dhunës, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe globalizimit ekonomik.
Përfituesit kryesorë të atij rendi - Azia Lindore dhe ekonomitë e përparuara perëndimore si Gjermania - po vuajnë tashmë efektet e këtij shkatërrimi të plotë. Zinxhirët e dëmtuar të furnizimit, dëmtimi i tregtisë dhe inflacioni në rritje, janë prova e një realiteti të ri ekonomik.
Kur shembja e Bashkimit Sovjetik i dha fund Luftës së Ftohtë, dhe konfrontimit të saj me “shumën zero” midis blloqeve rivale gjeopolitike, Perëndimi ishte në gjendje të përfitonte nga fitorja e tij, pasi dukej se kishte për të ofruar një model alternativ tërheqës.
Mesazhi i tij për ekonomitë postkomuniste dhe ekonomitë e tjera në zhvillim ishte: “Mjafton të ndiqni shembullin tonë! Një ekonomi tregu dhe demokraci do të sjellin modernitet, prosperitet dhe stabilitet”. Por, përtej Bashkimit Evropian, Amerikës së Veriut dhe Azisë Lindore, kjo formulë nuk funksionoi asnjëherë siç ishte premtuar.
Historitë më të mëdha të suksesit ekonomik, u panë në vende si Kina dhe Singapori, të cilat miratuan disa reforma tregu pa vendosur demokracinë. Dhe kur kriza financiare e vitit 2008 shpërtheu në SHBA, dhe u përhap shpejt në pjesën tjetër të botës, shumë njerëz dyshuan tek epërsia e modelit perëndimor.
Tani çështja është nëse rivalitetet e reja të fuqive të mëdha, do të evoluojnë në një përplasje më të gjerë sistematike midis demokracisë (SHBA dhe Evropë) dhe autoritarizmit (Kina dhe Rusia). A nuk jemi futur tashmë në Luftë e Dytë të Ftohtë? Ka shumë prova që po.
Por sot situata është gjithashtu shumë më e vështirë dhe më e ndërlikuar sesa në fundin e viteve 1940, kur nisi Lufta e Parë e Ftohtë. Rrezikut të vjetër të konfliktit të dhunshëm (në Evropë, Azinë Lindore ose Lindjen e Mesme), duhet t’i shtohen edhe efektet gjithnjë e më të rënda të ndryshimit të klimës.
Siç e kanë treguar edhe valët e paprecedenta të të nxehtit të kësaj vere, si në Kinë po ashtu edhe në Evropë, kriza klimatike do të përforcojë krizat e reja gjeopolitike dhe ekonomike. Njerëzimi nuk ka më luksin të injorojë apo shtyjë për në vonë investimet për përshtatjen dhe zbutjen e këtyre ndryshimeve, gjë që do të kërkojë një rimodelim të plotë të shoqërive të industrializuara të botës.
Fati i Luftës së parë të Ftohtë u vendos përfundimisht nga gara e armëve bërthamore, si dhe epërsia e sistemit ekonomik perëndimor. Ndërsa fati i Luftës së re të Ftohtë, do të vendoset nga aftësia për të ndërtuar një rend global më të drejtë dhe për të zgjidhur krizën e klimës. Për të fituar, demokracive perëndimore do t’u duhet të ofrojnë diçka që vërtet i sjell dobi të gjithëve.
Ndërsa armatimet ushtarake do të mbeten të rëndësishme si parandaluese ndaj kundërshtarëve të mundshëm, vendimet kryesore do të merren në fusha të tjera. Një aspekt i rëndësishëm që duhet mbajtur parasysh për krizën klimatike, është se ajo nuk është tipike për përparimin historik të shoqërive njerëzore.
Ndërsa shumica e krizave ndodhin brenda sistemit ekzistues, dhe përfundimisht i nënshtrohen një rikthimi në normalitet, ne aktualisht po përballemi me një krizë të vetë sistemit. Duam apo s’duam, një realitet i ri po e shpall veten, dhe po tregon se nuk do të ketë më rikthim tek statuskuoja e vjetër.
Shkatërrimi i mjedisit nga njerëzimi, dhe ndryshimi i klimës që ka shkaktuar, e kanë përjashtuar çdo vazhdimësi të modeleve ekzistuese. Sigurisht, agresioni rus përbën një kërcënim. Por ai është një gjë e njohur, të cilën ne dimë si ta trajtojmë.
Nga ana tjetër rritja e temperaturave, tharja e lumenjve, rënia e rendimentit të bimëve, mungesa akute e energjisë dhe ndërprerjet e prodhimit industrial janë diçka tjetër. Ne e dimë prej kohësh që këto probleme ishin duke ardhur; por ne nuk bëmë asgjë, pasi një përgjigje vërtet efektive do të kërkonte një shkëputje nga e kaluara, dhe një rishikim sistematik të politikës, ekonomive dhe shoqërive tona.
Shumica e shteteve nuk kanë qenë të gatshëm ta ndërmarrin një projekt të tillë. Por duhet pyetur: Kur pasojat e krizës klimatike të bëhen edhe më të dhimbshme, a do të kemi ende kohë për të korrigjuar rrugët tona? Apo klima do të ketë kaluar tashmë në një pikë të pakthyeshme, duke sjellë një epokë të re të nxehtësisë, që do na e bëjë jetën Ferr gati të gjithëve?
Shënim:Joschka Fischer, Ministër i Jashtëm i Gjermanisë dhe zëvendës/kancelar në vitet 1998-2005, dhe udhëheqës për gati 20 vite i Partisë së Gjelbër.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Më 24 gusht, bota përkujtoi një moment historik të zymtë: ...
From a ban on heating private swimming pools to shops ...
An authentic narrative, lived and unadorned, drawn from th...
Monarkia Britanike ekziston që nga viti 1066. Ajo ësht...
The apparent inability of the Russian Red Army to succ...
After moving into his daughter's dorm room at Sarah Lawren...
One of the deadliest forms of cancer is the brain tumo...
Professor of cosmology at the University of Portsmouth...
A white dust hovers over the empty road, and it's so s...
The European Union has become stronger after several c...
Greenland is the largest island in the world, and home...
By Dmytro Kuleba "Politico.eu" Since Ukrainian Presid...
Sipas të dhënave të publikuara nga shërbimi federal ru...
The attack in which the Russian journalist Daria Dugin...
What a difficult autumn is approaching for European le...
Kur forcat naziste pushtuan pjesën më të madhe të Evro...
Ndërsa shansi që të goditeni nga rrufeja është i ulët,...
In the last 6 months since Russia invaded Ukraine, the...
Arritjet kryesore të Perëndimit në përballje me Rusinë...
By Oleg Kashin "New York Times" Which is easier to im...
Journalist Elton Qyno has made a complaint regarding the w...
After the first denunciation, the Plug show has continued ...
Today, CNA has published a complaint from residents of the...
A complaint from residents of the village of Gjashtë in Sa...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Tirana Police announce that 11 citizens have been identifi...
A police officer at Durres prison has been arrested in fla...
An accident occurred this afternoon on the Elbasan-Peqin a...
The Police Supervision Agency has suspended the former dir...
Today, mainly stable weather conditions. According to the...
Today, our country will be affected by almost the same met...
As climate change warms coastal waters in northern Europe,...
Today, our country will be affected by almost the same met...
Multiple explosions are reported by foreign media in the U...
Prime Minister Mark Carney spoke today with US President D...
US Secretary of State Marco Rubio concluded a three-day vi...
A cargo ship was damaged this Thursday after being hit by ...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
Austria was the leading foreign investor in Albania in the...
Between 2015 and 2025, residential construction prices inc...
Oil prices have fallen to levels not seen since before the...
The seasonally adjusted unemployment rate in the euro area...