The state must pay 180 million euros for international arbitrations
Liabilities related to international arbitration decisions...
Liabilities related to international arbitration decisions...

Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, deklaroi për median vendase “Bild am Sonntag” se qeveria duhet ta trajtojë “me urgjencën më të madhe” problemin e rritjes së çmimeve të energjisë. Homologu i tij, Ministri i Ekonomisë, Robert Habeck, po kërkon liberalizimin e çmimit të energjisë elektrike dhe gazit.
Edhe kryeministrja franceze Elisabeth Borne është gati të vendosë një taksë mbi fitimet ekstra për të financuar subvencionet për zbutjen e efektit të kostove të rritura. Dhe sipas parashikimeve që bën shtypi francez, asambleja e industrialistëve do t’u kërkojë kompanive të ulin me 10 për qind konsumin e energjisë gjatë javëve të ardhshme.
Sipas një analize të institutit ekonomik “Bruegel”, vendet europiane kanë shpenzuar tashmë rreth 280 miliardë dollarë për ndihmën ndaj qytetarëve më të prekur nga kriza. Por problemi është se këto fonde janë veçse arna në një vrimë që po bëhet gjithnjë e më e madhe.
Në fakt masat mbështetëse janë gjithmonë disa hapa prapa rritjes së çmimeve.
Ekonomisti Sebastian Dullien, drejtor i qendrës kërkimore IMK, i cituar nga Bloomberg thotë se shkalla e vërtetë e problemit nuk është e qartë për qeverinë e kancelarit gjerman Scholz, ndërsa paralajmëron: "Gjermania po përballet me një tronditje makroekonomike gjigante”.

Po sa e madhe është në fakt ajo? Një kosto shtesë për familjet, bizneset dhe shtetin prej 200 miliardë euro vetëm për vitin e ardhshëm, ose sa 5 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Por nga ana tjetër edhe prirja rritëse e kostove nuk po tregon shenja ndalimi.
Në Itali, kostoja mesatare e energjisë e vendosur është rritur në 740 euro për Megavatorë, me një normë maksimale për orë prej 867.28 eurosh dhe minimale prej 688.24 eurosh. Ndërkohë në Gjermani e ka kapërcyer nivelin 1000 euro. Aktualisht sytë e të gjithëve janë kthyer tek Amsterdami, në tregun tashmë të famshëm dhe të kontestuar Ttf ku vendoset çmimi që “dikton” edhe faturat tona dhe që të premten ishte 239 euro për Megavatorë, nga vetëm 25 euro që ishte një vit më parë.
Rihapja e tregut është e qetë, por paqëndrueshmëria e tij mbetet e lartë. Edhe sepse këtë javë fillon edhe ndalimi i paralajmëruar i furnizimit me gaz të Evropës përmes “Nord Stream 1”, i paralajmëruar nga kompania ruse “Gazprom” me arsyetimin e procedurave të mirëmbajtjes. Pra ekzistojnë të gjithë elementet që situata të përshkallëzohet më tej.
Vendet europiane po i afrohen dimrit të ardhshëm duke hartuar dhe miratuar plane që përpiqen ta frenojnë konsumin, që nxisin ndryshime të vogla në zakonet e përditshme, përpara se të kalojnë në racionime edhe më serioze. Gjermania ka nisur tashmë të zbatojë një paketë masash për të reduktuar konsumin e energjisë elektrike.

Nga 1 shtatori, në godinat publike do të lejohet një temperaturë maksimale prej 19 gradësh për sistemet e ngrohjes. Ndërsa korridoret, hollet dhe zonat e tranzitit do të mbeten pa ngrohje. Termostati do të kufizohet deri në 12 gradë në ambientet ku punonjësit kryejnë punë fizike intensive.
“Ne nuk duam që të masim temperaturat në dhomat e gjumit. Liria individuale është e rëndësishme. Por masat që kemi marrë kërkojnë përgjegjësinë e familjeve për të kontribuar në uljen e konsumit të energjisë”- shpjegoi Ministri i Ekonomisë, Robert Habeck, që vjen nga Partia e Gjelbër.
Ndërsa senatori ambientalist Jens Kerstan paralajmëroi: “Në rast të mungesës së madhe të gazit, uji i nxehtë mund të jetë në dispozicion vetëm në periudha të caktuara të ditës”. Ndërkohë do të ndalohet ndriçimi i godinave publike natën. Edhe tabelat ndriçuese do të fiken nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit. Kjo gjë po ndodh tashmë në disa komuna, si në Augsburg të Bavarisë. Që nga fundi i korrikut, godinat historike kanë fikur dritat natën, ndërsa ndriçimi në rrugë ka një intensitet më të ulët.
Edhe Franca, me moton “ka mbaruar epoka e bollëkut” e promovuar nga Emmanuel Macron, po përgatitet për një paketë të kursimit të energjisë. Parashikohet ndalimi i reklamave me drita midis orës 1 dhe 6 të mëngjesit, si dhe mbajtja mbyllur e dyerve gjatë zhvillimit të aktiviteteve tregtare me ngrohje apo me ajër të kondicionuar.
Sipas Agjencisë Transalpine të Mjedisit dhe Menaxhimit të Energjisë, një tabelë, elektronike reklamash konsumon po aq sa një familje mesatare për ndriçim dhe pajisje shtëpiake. Edhe pse është më pak e varur se të tjerët nga importet e gazit rus, në Spanjë disa masa për frenimin e konsumit të energjisë janë vendosur që nga fillimi i këtij muaji.

Kështu dritat në vitrinat e dyqaneve fiken në orën 10 të mbrëmjes. Dyert e dyqaneve duhet të mbahen të mbyllura, për të mos e zhbërë efektin e kondicionerit, që nuk duhet të gradohet më pak se 27 gradë gjatë verës. Ndërkohë në Portugalinë fqinje po zhvillohet një debat në lidhje me masat që duhen zbatuar.
CPP, një grupim i tregtarëve, ka ngritur hipotezën e një reduktimi të orarit të hapjes së dyqaneve, midis së dielës dhe së enjtes, me përjashtim të kinemave dhe restoranteve. Midis Lisbonës dhe Portos bizneset kanë orët më të gjata të qëndrimit hapur në Evropë. Shpeshherë ato rrinë të hapura deri në mesnatë.
Me pak fjalë, këto janë masa që shkojnë në drejtimin e përcaktuar nga Ministri i Tranzicionit Ekologjik, Roberto Cingolani, si plani i parë i reagimit ndaj krizës. Ulje me 1 gradë e temperaturës së kondicionerëve në shtëpi, zyrat publike, dhe reduktim me 1 orë i kohëzgjatjes për funksionimit të impianteve të ngrohjes dhe ftohjes. Pra duhet graduar maksimumi 19 gradë në dimër dhe jo më pak se 27 gradë në verë. Po ashtu kërkohet reduktimi i sezonit të ngrohjes duke shkurtuar një javë në fillim dhe një tjetër në fund të stinës së dimrit./ “La Repubblica” - Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Bota është duke përfshirë nga një kombinim i jashtëzakonsh...
Më 24 gusht, bota përkujtoi një moment historik të zymtë: ...
From a ban on heating private swimming pools to shops ...
An authentic narrative, lived and unadorned, drawn from th...
Monarkia Britanike ekziston që nga viti 1066. Ajo ësht...
The apparent inability of the Russian Red Army to succ...
After moving into his daughter's dorm room at Sarah Lawren...
One of the deadliest forms of cancer is the brain tumo...
Professor of cosmology at the University of Portsmouth...
A white dust hovers over the empty road, and it's so s...
The European Union has become stronger after several c...
Greenland is the largest island in the world, and home...
By Dmytro Kuleba "Politico.eu" Since Ukrainian Presid...
Sipas të dhënave të publikuara nga shërbimi federal ru...
The attack in which the Russian journalist Daria Dugin...
What a difficult autumn is approaching for European le...
Kur forcat naziste pushtuan pjesën më të madhe të Evro...
Ndërsa shansi që të goditeni nga rrufeja është i ulët,...
In the last 6 months since Russia invaded Ukraine, the...
Arritjet kryesore të Perëndimit në përballje me Rusinë...
Journalist Elton Qyno has made a complaint regarding the w...
After the first denunciation, the Plug show has continued ...
Today, CNA has published a complaint from residents of the...
A complaint from residents of the village of Gjashtë in Sa...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Tirana Police announce that 11 citizens have been identifi...
A police officer at Durres prison has been arrested in fla...
An accident occurred this afternoon on the Elbasan-Peqin a...
The Police Supervision Agency has suspended the former dir...
Today, mainly stable weather conditions. According to the...
Today, our country will be affected by almost the same met...
As climate change warms coastal waters in northern Europe,...
Today, our country will be affected by almost the same met...
Multiple explosions are reported by foreign media in the U...
Prime Minister Mark Carney spoke today with US President D...
US Secretary of State Marco Rubio concluded a three-day vi...
A cargo ship was damaged this Thursday after being hit by ...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
This Friday, one US dollar is bought for 82.2 lek and sold...
Austria was the leading foreign investor in Albania in the...
Between 2015 and 2025, residential construction prices inc...
Oil prices have fallen to levels not seen since before the...