In a democratic society, politicians leave, not citizens.
In a normal democratic society, when the state fails, inst...
In a normal democratic society, when the state fails, inst...

Fotografia u shfaq për herë të parë në fillim të shekullit XIX, saktësisht në vitin 1822, kur u arrit prodhimi i imazheve me substancën e parë fotosensitive. Por në dekadat e para që pasuan, portretet e para, shpeshherë familjare, nuk dalloheshin nga buzëqeshjet e protagonistëve, por gjithmonë nga fytyrat shumë serioze dhe të zymta, duke kontrastuar dukshëm me fotot e realizuara sot në formatin dixhital, si nga aparatet profesionale ashtu edhe nga telefonat inteligjentë.
Vetëm një shekull më vonë, midis viteve 1920-1930, tek portretet e njerëzve që dilnin në foto nisën që të mbizotërojnë buzëqeshjet, ose në çdo rast grimasa që duhej të shprehnin në një farë mënyre lumturinë e njerëzve. Por cilat ishin kriteret fillestare, dhe cilat ishin arsyet e ndryshimit të shprehisë së fytyrës gjatë momentit të fotografimit?
Shumë teori
Në mesin e shumë arsyeve, bazuar në supozime krejtësisht të ndryshme nga ato aktuale, sipas të cilave të mos buzëqeshësh është sinonim i pakënaqësisë, shumë njerëz në atë kohë besonin se shfaqja e dhëmbëve ishte një shenjë çmendurie ose në çdo rast një mungesë elegance, pa përjashtuar faktin që higjiena orale ishte shumë më e dobët se sa sot.
Të tjerë, si Angus Trabëll, ish-drejtor i Galerisë Kombëtare të Portreteve në Kanberra të Australisë që ndërroi jetë pak kohë më parë, besonte se fotot e njerëzve të para një shekulli pa buzëqeshje ndodhnin për arsye teknike. Koha e pozimit para objektivit deri në momentin e shkrepjes ishte aq e gjatë, sa që ishte e pamundur që njerëzit të qëndronin të buzëqeshur.
Në fillimin e shekullit XIX, mund të duheshin deri në 30 minuta ekspozim për një fotografi me kushte të veçanta të dritës. Pra një përjetësi, krahasuar me pak sekonda që duhen sot për të realizuar një selfi me celularin personal. Megjithatë, ka nga ata që nuk janë të bindur me këtë arsyetim.
Sepse në vitet 1860 teknologjia e kohës bëri të mundur uljen e kohës së ekspozimit deri në disa sekonda. Prandaj, për studiues të tjerë mungesa e buzëqeshja ka qenë më shumë për shkak të estetikës, pra e motivuar më shumë sesa nga dhëmbët, nga besimi se buzëqeshja e përkeqësonte pamjen e fytyrës dhe imazhin e atyre që fotografoheshin.
Sipas teorive të tjera, mungesa e buzëqeshjes përfaqësonte një arsye sociale reale. Meqë vetëm njerëzit më të pasur kishin luksin të dilnin fotografi në atë kohë, ata duhet të mbanin domosdoshmërisht një qëndrim arrogant, të aftë të frikësonte ata që mund ta shihnin më pas, dhe kështu ndodhi me disa portrete të njerëzve të fuqishëm. Buzëqeshja përfaqësonte informalitetin dhe mungesën e profesionalizmit, dhe nuk pranohej dhe aq nga ata që donin të ruanin një reputacion të caktuar në shoqëri, në krahasim me një buzëqeshje që shpesh lidhej me pijanecët apo të çmendurit.
Pika e kthesës
Gjatë shekullit XX, ndryshimi i kësaj tendence ndodhi paralelisht me qasjen më të madhe të njerëzve tek fotografia, për shkak të uljes së kostove në lidhje me materialet dhe teknologjitë e përdorura. Buzëqeshjet u bënë më të shpeshta, pasi njerëzit patën mundësi të bënin më shumë se sa një fotografi.
Ky proces çoi gradualisht në rrëzimin e stereotipeve të shumta që ndikonin negativisht tek fytyrat e buzëqeshura të subjekteve të fotografuara. Me daljen e kaq shumë fotografëve amatorë, të cilët nuk ishin më të kushtëzuar nga kryerja e fotove në studio apo jo domosdoshmërisht profesionale, edhe qasja ndaj kamerës u bë më informale.
Ndaj pozimi duke qeshur nisi të dukej si diçka natyrale. Që nga vitet e Luftës së Dytë Botërore e në vazhdim, buzëqeshja para objektivit është bërë në fakt normë, një veprim që natyrshëm krijon ndjeshmëri më të madhe edhe në sytë e shikuesit.
Njëkohësisht, buzëqeshjet zbulojnë një funksion social të fotografisë, i cili është krejtësisht i ndryshëm nga ai i supozimeve që e karakterizuan atë në vitet e para pas shpikjes së saj. Ato do të cilësoheshin gjithnjë e më shumë si zbulimi i një momenti, në të cilin transmetimi i lumturisë dhe gëzimit është sigurisht më i mirë sesa i çdo emocioni tjetër.
It has long been known that raising or throwing the white ...
Motivation is the "magic piece" that helps people achieve ...
It has long been believed that the ancient Egyptians used ...
All of us human beings will die one day, but some of us di...
He planned a coup d'état, and even contemplated forcing hi...
Living to the age of 100 was, and still remains, an extrao...
In the summer of 1940, Adolf Hitler's Third Reich seemed u...
In recent years, many successes have been recorded in the ...
Do you believe in ghosts that roam around during the n...
Në poemën e tij me titull “Nachtgedanken” (“Mendimet e...
Elefsina, one of the three European Capitals of Cultur...
Dhimbja e qafës mund të ketë shumë shkaqe:stresi, qëndrimi...
Kohët e fundit shkencëtarët kanë arritur të ringjallin dis...
Red Bull is another big brand that used very good mark...
Journalists have described the invasion of Ukraine as "the...
Shortly after 59-year-old American rapper Coolio passe...
They are sometimes the protagonists of black chronicle new...
You can look like a warrior, ready for battle. Or mayb...
Perhaps we can all agree that it is good and moral to be k...
The definition of time is a highly contested issue. The mo...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The police have provided details regarding the accident th...
A serious accident has occurred on the Vlora-Llogara road....
Several gunshots were reported today in the village of Gjo...
Following the successive operations carried out by the ope...
Company leaders can improve productivity by investing in a...
Today, our country will be under the influence of stable a...
As the year 2026 is in its second half, the world is exper...
Today, our country will be under the influence of stable a...
Over 300,000 people have been evacuated from France and Sp...
British Prime Minister Andy Burnham has stated that he wil...
In the heart of the infamous New Bell prison in Douala, Ca...
Ukrainian President Volodymyr Zelensky said Russia wants t...
Two windows, a century of history and the metaphysics of p...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
This Sunday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.7 lek and so...
War, weather and supply disruptions could send gas prices ...
The number of active enterprises in Albania continued to g...