Meet the man who sued Red Bull / Accusation: It doesn't give you wings
Red Bull is another big brand that used very good mark...

Kohët e fundit shkencëtarët kanë arritur të ringjallin disa viruse të mëdha që ishin varrosur në tokën e ngrirë të Siberisë (permafrost) për dhjetëra mijëra vjet. Virusi më i ri që u ringjall ishte 27.000 vjeçar. Dhe më i vjetri - një Pandoravirus - ishte rreth 48.500 vjeçar. Ky është virusi më i vjetër që është ringjallur ndonjëherë.
Ndërsa bota vazhdon të ngrohet, permafrosti po çliron lëndë organike, të cilat kanë qenë të ngrira për mijëvjeçarë, përfshirë bakteret dhe viruset, me disa prej tyre që ende mund të riprodhohen. Në rastin e fundit një grup shkencëtarësh nga Franca, Gjermania dhe Rusia arritën të ringjallnin 13 viruse - me emra ekzotikë si Pandoravirus dhe Pakmanvirus - të nxjerra nga 7 mostra të permafrostit siberian.
Duke supozuar se mostrat nuk ishin të ndotura gjatë nxjerrjes (kjo është gjithnjë e vështirë të garantohet plotësisht), ato do të përfaqësonin vërtet viruse të qëndrueshme, që më parë ishin riprodhuar vetëm dhjetëra mijëra vjet më parë.
Kjo nuk është hera e parë që një virus i qëndrueshëm, zbulohet në mostrat e permafrostit. Studimet e mëparshme kanë raportuar zbulimin e një Pitovirusi dhe një Molivirusi. Në deklaratën e tyre paraprake, autorët e eksperimentit deklarojnë se është “legjitime të mendohet mbi rrezikun e grimcave të lashta virale, të cilat mbeten infektive dhe kthehen në qarkullim nga shkrirja e shtresave të lashta të permafrostit”.

Po çfarë dimë deri tani për rrezikun e këtyre të ashtuquajturave “viruse zombi”? Të gjithë viruset e kultivuara deri më tani nga mostra të tilla, janë viruse gjigante të ADN-së që prekin vetëm amebat. Ato nuk janë viruse që prekin gjitarët, e lëre më pastaj njerëzit, dhe as kanë gjasa të paraqesin ndonjë rrezik për njerëzit.
Megjithatë, një virus i tillë i madh që infekton amebat, i quajtur Mimivirusi Acanthamoeba Polyphaga, është i lidhur me pneumoninë tek njerëzit. Por kjo lidhje nuk është provuar ende plotësisht. Pra, nuk duket se viruset e kultivuara nga mostrat e permafrostit përbëjnë një kërcënim për shëndetin publik.
Një fushë edhe më shqetësuese, është se ndërsa permafrosti po shkrin, ai mund të ekspozojë në ajër trupat e njerëzve të vdekur prej kohësh, të cilët mund të kenë vdekur nga një sëmundje infektive dhe ta lëshojnë sërish në botë atë infeksion. I vetmi infeksion njerëzor që është zhdukur globalisht është lija, ndaj rishfaqja e lisë, sidomos në vende të vështira për t’u arritur, mund të sjellë një katastrofë globale.
Dëshmi të infeksionit të lisë janë zbuluar në trupat të vdekurish në vendvarrimet e zbuluara në permafrostit, por “vetëm sekuenca të pjesshme të gjeneve” që nuk mund të infektonin askënd. Megjithatë, virusi i lisë mbijeton mirë kur ngrihet në temperaturën -20°C, por gjithsesi vetëm për disa dekada dhe jo për shekuj.
Gjatë 2 dekadave të fundit, shkencëtarët i kanë zhvarrosur trupat e njerëzve që vdiqën dikur nga Gripi Spanjoll, dhe u varrosën në një tokë të prekur nga ngrica e përhershme në Alaskë dhe Svalbard, Norvegji.
Gjenoma e virusit të gripit ishte në gjendje të renditej, por jo të kultivohej nga indet e këtyre njerëzve të vdekur.
Viruset e gripit mund të mbijetojnë të ngrirë për të paktën 1 vit kur janë të ngrirë, por ndoshta jo disa dekada. Megjithatë, lloje të tjera të patogjenëve, të tilla si bakteret, mund të jenë problem. Me kalimin e viteve, ka pasur disa shpërthime të antraksit (një sëmundje bakteriale që prek bagëtinë dhe njerëzit) dhe në Siberi prek drerët.
Një nga epidemitë më të rënda ishte ajo e vitit 2016, që çoi në ngordhjen e 2.350 drerëve. Ai shpërthim viral përkoi me një verë veçanërisht të ngrohtë, gjë që nxiti hipotezën se epidemia mund të ishte shkaktuar nga antraksi i çliruar nga shkrirja e permafrostit.
Grimcat e antraksit që prekën drerët në Siberi datojnë që nga viti 1848. Në këto shpërthime epidemike prekeshin dhe njerëzit, shpeshherë përmes ngrënies së mishit drerit të ngordhur. Por të tjerë kanë nxjerrë në pah teoritë alternative se këto shpërthime që nuk mbështeten domosdoshmërisht në shkrirjen e ngricës së përhershme, por nga ndalimi i vaksinimit kundër antraksit deri tek mbipopullimi nga drerët.
Një shqetësim tjetër është nëse organizmat rezistentë ndaj antimikrobikëve mund të çlirohen në mjedis nga shkrirja e ngrirjes së përhershme. Ka disa prova të forta nga studime të shumta, se gjenet e rezistencës antimikrobike mund të zbulohen edhe tek mostrat e permafrostit.
Gjenet e rezistencës, janë materiali gjenetik që i jep mundësi baktereve të bëhen rezistente ndaj antibiotikëve, dhe që mund të përhapen nga një bakter tek tjetri. Kjo gjë nuk duhet të jetë befasuese, pasi shumë gjene të rezistencës antimikrobike kanë evoluar nga organizmat e tokës që i paraprijnë epokën antimikrobike.
Gjithsesi, mjedisi, dhe veçanërisht lumenjtë, është tashmë shumë i kontaminuar me organizma rezistent ndaj antimikrobikëve dhe gjeneve rezistente. Prandaj, është e dyshimtë nëse bakteret e rezistencës antimikrobike që dalin nga ngrica e përhershme, mund të kontribuojnë shumë në bollëkun tashmë të madh të gjeneve të rezistencës antimikrobike, të cilët gjenden tashmë në mjedisin tonë.
Red Bull is another big brand that used very good mark...
Journalists have described the invasion of Ukraine as "the...
Shortly after 59-year-old American rapper Coolio passe...
They are sometimes the protagonists of black chronicle new...
You can look like a warrior, ready for battle. Or mayb...
Perhaps we can all agree that it is good and moral to be k...
The definition of time is a highly contested issue. The mo...
Panetonia is everyone's favorite Christmas dessert, al...
1. Oleksandra Matvichuk, Lawyer / Activist, Ukraine 39-ye...
It was a year that put the world to the test. From the inv...
Për të gjashtin vit radhazi, Forbes publikoi klasifikimin ...
1. Protest against illegal migration, Iquique, Chile, J...
Viti 2022 ishte kaotik, dhe duket se 2023-shi do të ndjekë...
Gati 21 vjet më parë, presidenti amerikan Xhorxh W.Bush pa...
It is now known that several tens of kilometers below the ...
Qeveria britanike mbështeti përpjekjen për të vrarë Os...
Teksa po i afrohemi fundit të vitit, është koha për të bër...
As a family holiday, the best Christmas for Christians...
As the year draws to a close, we must carefully analyze th...
As today, December 26, 1918, the second day of work of the...
Journalist Elton Qyno has made a complaint regarding the w...
After the first denunciation, the Plug show has continued ...
Today, CNA has published a complaint from residents of the...
A complaint from residents of the village of Gjashtë in Sa...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Tirana Police announce that 11 citizens have been identifi...
A police officer at Durres prison has been arrested in fla...
An accident occurred this afternoon on the Elbasan-Peqin a...
The Police Supervision Agency has suspended the former dir...
Today, our country will be affected by almost the same met...
As climate change warms coastal waters in northern Europe,...
Today, our country will be affected by almost the same met...
Turkish police said on Tuesday they had arrested more than...
Prime Minister Mark Carney spoke today with US President D...
US Secretary of State Marco Rubio concluded a three-day vi...
A cargo ship was damaged this Thursday after being hit by ...
A 23-year-old TikTok influencer accused of killing her boy...
The promotion of the book by author Aleksandër Ikonomidhi ...
The Albanian Embassy in Switzerland has organized an eveni...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
Between 2015 and 2025, residential construction prices inc...
Oil prices have fallen to levels not seen since before the...
The seasonally adjusted unemployment rate in the euro area...
Tourism marked an acceleration in growth during May, refle...