Irfan the fraudster does not pay journalists' salaries
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...

Dhimbja e qafës mund të ketë shumë shkaqe:stresi, qëndrimi i keq, lëndimet nga aktivitetet sportive, aksidentet rrugore apo të llojeve të tjera, dhe sëmundje kronike si fibromialgjia, sa për të përmendur disa. Por ekziston edhe një fajtor tjetër, të cilin mund të mos e keni shumë parasysh:mënyra se si flini.
“Në përgjithësi, kur zgjoheni me dhimbje në qafë, ose jastëku juaj nuk është i duhuri për ju, ose pozicioni në të cilin po flini e rëndon qafën, ose të dyja bashkë”- thotë specialisti i gjumit dr.Raxh Dasgupta, profesor i asociuar i mjekësisë klinike në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Kalifornisë Jugore.
Ekspertët sugjerojnë që të zgjidhni një jastëk që e mbështet lakimin natyral të qafës tuaj, e cila mund të jetë krejtësisht e ndryshme nga jastëku i përdorur nga partneri juaj. “Gjumi është një përvojë individuale. Vizita tek një fizioterapist mund t’ju ndihmojë të kuptoni se çfarë e shkakton dhimbjen e qafës”- thotë Kolen Lou, fizioterapiste e certifikuar e dhimbjes kurrizore dhe zëdhënëse e Shoqatës Amerikane të Fizioterapisë.
Pozicionet e fjetjes ndikojnë në zgjedhjen e jastëkëve

Ekspertët thonë se në përgjithësi, gjumi mbi shpinë ose në krah është më i miri për të parandaluar dhimbjen e qafës ose shpinës, pasi të dyja këto pozicionet ndihmojnë në ruajtjen e kthesave natyrale të shtyllës kurrizore.
Pozicioni ideal është të flini mbi shpinë në një jastëk që e lejon qafën tuaj të pozicionohet në mënyrë që të shihni drejt në tavan, thotë Dasgupta. “Në rast se jastëku është shumë i madh, atëherë ju do të përkulni kokën përpara, dhe kjo do t’iu shkaktojë disa probleme. Qëndroni në një mur dhe vendoseni jastëkun pas kokës. A po shihni ende drejt? Ju nuk dëshironi të shikoni tavanin apo poshtë, dëshironi të jeni pingul me murin. Shpresojmë që ai jastëk të mos shkaktojë dhimbje në qafë”- vijon eksperti.
Ata që flenë mbi shpinë duhet gjithashtu të përpiqen të flenë me duart anash. Një studim i vitit 2017, zbuloi se gjumi me një dorë lart nga koka, e rrit ndjeshëm dhimbjen e qafës dhe shpatullave të një personi. “Nëse flini mbi shpinë, provoni të përdorni një jastëk të fortë ose një jastëk të vogël nën gjunjë. Kjo mund të ndihmojë në lëvizjen e duhur të gjakut për të shmangur dhimbjen e shpinës, në rast se gjunjët tuaj janë paksa të përkulur gjatë gjumit”-thotë Lou.
Ndërkohë fjetja në pozicionin anash është në rregull, për sa kohë që e mbani kokën dhe qafën në një drejtim me pjesën tjetër të trupit. Por që ta bëni këtë, do t’ju duhet jastëku i duhur. Një studim i vitit 2010,mbi personat që flinin anash zbuloi se njerëzit që flinin mbi jastëkë me pupla, zgjoheshin shumë më shpesh sesa ata që flinin në jastëkë lateks, duke prishur kështu cilësinë e gjumit të tyre.
Dasgupta këshillon zgjedhjen e një jastëku të fortë që do të stabilizojë qafën gjatë gjumit. “Nëse flini zakonisht në njërën anë, mund të mendoni se një jastëk i fortë mund ta dëmtojë qafën. Në fakt përdorimi i një jastëku shumë i butë, të bën të zgjohesh në mëngjes me dhimbje qafe”- thotë Dasgupta.
Do të ketë gjithmonë një hendek midis kokës dhe dyshekut, prandaj kështu që jastëku juaj duhet të shërbejë si mbushës. “Gjumi me jastëkë shtesë mund të ndihmojë për të mbajtur në të njëjtin plan kokën, shpatullat, ijet dhe gjunjët”- thekson Lou.
“Ndaj përdorni jastëkë midis gjunjëve dhe nganjëherë përpara gjoksit ose barkut që të relaksoni krahun. Ideja është të lejoni fluksin normal të gjakut nëpër kyçet dhe më pas nervat tuaja për të parandaluar dhimbjen”- shton më tej ekspertja.
Dasgupta thotë se i vetmi pozicion që nuk inkurajojmë ekspertët është fjetja mbi bark. Sepse ajo e detyron qafën të anohet në njërën anë për një periudhë të gjatë kohore, si dhe pjesën e poshtme të shpinës të harkohet nga brenda për shkak të gravitetit, duke shkaktuar dhimbje në qafë dhe shpinë.
Ekspertët sugjerojnë se njerëzit që flenë mbi bark, duhet të bëjnë çmos që të kalojnë tek gjumi anash ose në shpinë. Ndaj provoni një jastëk që është projektuar enkas për të ruajtur pozicionin natyral të qafës gjatë gjumit. Vendosni rreth vetes jastëkë të fortë, peshqirë banjoje ose batanije të mbështjella në të dyja anët e trupit, që mos rrotulloheni dhe flini stomak gjatë gjumit.
Çfarë duhet të bëni nëse zgjoheni me dhimbje qafe?

Së pari provoni të bëni një dush me ujë shumë të ngrohtë për të çliruar dhe relaksuar muskujt e qafës, gjë që mund të zvogëlojë dhimbjen dhe të përmirësojë lëvizjen. Dasgupta thotë se mund të provoni edhe një pako me akull, dhe madje të alternoni të ngrohtin me të ftohtin.
“Thelbësore është të mos e përdorni asnjërën nga mënyrat për më shumë se 15 minuta në të njëjtën kohë. Por nëse është e nevojshme mund të përdoren çdo orë”-Lou. Po ashtu një masazh në muskujt dhe tendinat e qafës mund të rrisë qarkullimin e gjakut dhe të zvogëlojë tensionin e muskujve.
Provoni teknika të ndryshme masazhi derisa të gjeni atë që funksionon për ju. Studimet tregojnë se ushtrimet e ndryshme fizike, mund të përmirësojnë dhimbjen e qafës nga gjumi shumë më mirë sesa ndërhyrjet e tjera jo-invazive si masazhi, akupunktura, joga apo teknikat e relaksimit. Një studim i vitit 2020 zbuloi se gjendja psikologjike dhe gjumi u përmirësuan kur njerëzit me dhimbje kronike të qafës, i rritën nivelet e tyre të stërvitjes.
Kohët e fundit shkencëtarët kanë arritur të ringjallin dis...
Red Bull is another big brand that used very good mark...
Journalists have described the invasion of Ukraine as "the...
Shortly after 59-year-old American rapper Coolio passe...
They are sometimes the protagonists of black chronicle new...
You can look like a warrior, ready for battle. Or mayb...
Perhaps we can all agree that it is good and moral to be k...
The definition of time is a highly contested issue. The mo...
Panetonia is everyone's favorite Christmas dessert, al...
1. Oleksandra Matvichuk, Lawyer / Activist, Ukraine 39-ye...
It was a year that put the world to the test. From the inv...
Për të gjashtin vit radhazi, Forbes publikoi klasifikimin ...
1. Protest against illegal migration, Iquique, Chile, J...
Viti 2022 ishte kaotik, dhe duket se 2023-shi do të ndjekë...
Gati 21 vjet më parë, presidenti amerikan Xhorxh W.Bush pa...
It is now known that several tens of kilometers below the ...
Qeveria britanike mbështeti përpjekjen për të vrarë Os...
Teksa po i afrohemi fundit të vitit, është koha për të bër...
As a family holiday, the best Christmas for Christians...
As the year draws to a close, we must carefully analyze th...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...