web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO-Në kërkim për trafik droge/ Momenti kur Policia e Brazilit arreston Ervin Matën

2026-04-27 22:31:00, Kronika CNA


Një video e publikuar nga mediat braziliane tregon momentin kur policia vendase vë në pranga të shumëkërkuarit shqiptar, Ervin Mata. 

Mata u arrestua nga Policia Federale në Ilhabela, në bregdetin e São Paulo-s, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Ministri Alexandre de Moraes i Gjykatës së Lartë Federale Arrestimi u krye me ndihmën e Policisë Ushtarake lokale.

Biznesmeni 39-vjeçari kërkohej ndërkombëtarisht për trafik droge, ndërsa akuzohet edhe nga autoritetet në Shqipëri për trafik droge dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale. 

Bazuar në hetime, Mata dyshohet se ka koordinuar transportin e 240 kg kokainë në Frankfurt të Gjermanisë, në shtator 2020. Pas kësaj, sipas autoriteteve, ai u largua nga Europa dhe ishte i arratisur në Brazil./CNA

 

 

 





Lajmet e fundit nga