LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shtypi i ditës, 22 shkurt 2024/ Titujt kryesorë të gazetave

2024-02-22 07:16:00, Aktualitet CNA

Shtypi i ditës, 22 shkurt 2024/ Titujt kryesorë të gazetave

Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, datë 22 shkurt 2024.

Gazeta "Dita" hapet me titullin kryesor: "Pesë porositë". Një tjetër titull është: "Historia e pazakontë mes Berishës dhe nipit të Hysni Kapos në Paris".

Gazeta "Telegraf" hapet me titullin: "Bashkia i jep kompanisë funerale tenderin e mishit të kopshteve". Një tjetër titull është: "Unaza e Qazi Bej Blorës dhe misteri i dokumentit të shpalljes së Pavarësisë’". 

Gazeta "Panorama" si titull kryesor ka: "Aministia sot në Kuvend/ Në pikëpyetje 84 vota, PD bojkoton seancën e votimit". Një tjetër titull është: "Mashtrimi me “call-center”, zbulimi i hetimeve gjermane: Si e shpërndau Amant Josifi “ushtrinë” deri në Gjeorgji".

Gazeta "Panorama Sport" si titull kryesor ka: "Prapaskenat te Tirana, si Halili ndryshoi trajnerin". 

Gazeta "Shqiptare" ka si titull kryesor: "Birn: Prapaskenat, PS i hapir rrugën amnistisë për zyrtarët e korruptuar"./ CNA

Lajmet e fundit nga