web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shembja e objektit në Vlorë-Orikum/ Berisha: Këtë e bën vetëm Ramaduro, i ofron turistëve zhurmën

2025-08-11 13:00:00, Aktualitet CNA

Shembja e objektit në Vlorë-Orikum/ Berisha: Këtë e bën

Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar në lidhje me shembjen e ndërtesës trekatëshe pa leje në aksin Vlorë-Orikum.

Berisha në një deklaratë për mediat u shpreh se këtë e bën vetëm Rama, pasi kënaqësitë e tij vijnë nga shpërthimet.

Sipas tij, Rama me këtë akt u ofron turistëve vetëm zhurmën.  

“I ofron turistëve zhurmën, këtë e bën vetëm Ramaduro. Si mund të zgjosh një qytet me një shpërthim të atillë? Kënaqësitë e tij vijnë nga shpërthimet. Njeri i degraduar nga krimet”, tha ndër të tjera Berisha./ CNA





Lajmet e fundit nga