Voted against Spiropal's dismissal/ Berisha and Topalli explain their vote
In the parliamentary session, during the process of dismis...

Qendra e Shqipërisë dallon në një hartë të publikuar nga Eurostat për peshën e makinave elektrike të pasagjerëve për vitin 2024. Qendra e vendit është e vetmja me ngjyrë jeshile jo vetëm në Ballkan, por edhe në Itali, me përjashtim të zonës së pasur të Bolzanos.
Sipas hartës së Eurostat, në zonën qendrore të vendit numri i makinave elektrike ka arritur në 1.53% të totalit, më e larta jo vetëm në rajonet e shteteve të Ballkanit por edhe disa vendeve të Europës Lindore. Në veri të vendit 0.2% e mjeteve janë elektrike dhe në jug janë 0.13% e tyre.
Në Itali, vetëm rajoni i Bolzanos ka 1.8% të mjeteve elektrike, ndërsa Toskana e ka këtë tregues 1.01%.
Maqedonia e Veriut e ka treguesin 0.26% dhe Greqia 0.3%.
Pesha e lartë e mjeteve elektrike në këtë zonë të vendit është e lidhur kryesisht me numrin e lartë të mjeteve të regjistruara si taksi elektrike vitet e fundit. Sipas Drejtorisë së Transportit dhe Trafikut Rrugor, në Tiranë kishte 2850 mjete të licencuara dhe 130 subjekte juridike që operojnë në kryeqytet deri në fund të majit 2025. Bazuar në të dhënat e Cens 2023 për popullsinë banuese, kryeqyteti shqiptar ka aktualisht 4.8 taksi për çdo 1,000 banorë. Kjo shifër e rendit Tiranën ndër vendet me numrin më të lartë në Europë dhe në Ballkan.
Krahas taksive dhe shumë individë po orientohen drejt makinave elektrike, që janë më ekonomikë, për shkak të konsumit të ulët të energjisë, në raport me mjetet me karburant.
Shqipëria ndërkohë mbetet një ndër vendet me numrin më të ulët të mjeteve për 1000 banorë, me 328 të tilla, nga 578 që është mesatarja e BE-së.
Shumë trafik e ndotje, pak njerëz, por mbetemi ndër të fundit në Europë për veturat/banorë në 2024
Sipas Eurostat, në vitin 2024, pjesa më e madhe e makinave elektrike të pasagjerëve në raport me totalin e makinave të pasagjerëve u regjistrua në rajonet veriore të Bashkimit Europian.
Ashtu si në vitin 2023, rajoni Flevoland në Holandë shënoi përqindjen më të lartë në vitin 2024, me 22,1%, duke shënuar një rritje prej 5,0 pikë përqindjeje krahasuar me vitin 2023. Pas tij, me një diferencë të dukshme, renditen Stockholm në Suedi (14,4%), Hovedstaden në Danimarkë (13,3%), Prov. Vlaams-Brabant në Belgjikë (12,9%) dhe Midtjylland, gjithashtu në Danimarkë (12,6%).
Vetëm edhe katër rajone të tjera të BE-së kanë një pjesë mbi 10%: Sjælland (11,6%), Syddanmark (11,0%) dhe Nordjylland (10,2%) në Danimarkë, si edhe Utrecht në Holandë (10,7%).
Kur analizohen automjetet e përdorimit utilitar (kamionë, traktorë rrugorë dhe automjete speciale, duke përjashtuar rimorkiot dhe gjysmë-rimorkiot), ato rezultojnë të shpërndara më në mënyrë të barabartë në rajonet e Bashkimit Europian.
Ndër 15 rajonet e BE-së me peshën më të lartë të automjeteve utilitare në totalin e mjeteve në vitin 2024, kryeson Valle d’Aosta në Itali me 22,0%. Kjo shpjegohet pjesërisht me faktin se rajoni ndodhet në kufi me Zvicrën dhe Francën, duke e bërë atë një korridor të rëndësishëm europian për transportin e mallrave midis dy vendeve. Pas tij renditet Prov. West-Vlaanderen në Belgjikë (20,5%), si dhe Northern and Western në Irlandë dhe Guyane në Francë, të dyja me 20,0%.
Lista e 15 rajoneve kryesore përfshin gjithashtu 4 rajone në Finlandë, 3 në Belgjikë, 2 në Spanjë, si dhe 1 rajon në Irlandë dhe Qipron (që përfaqësohet nga një rajon i vetëm në këtë nivel të detajimit).
Sipas Eurostat, pesha e automjeteve utilitare ndikohet nga disa faktorë, si sistemet rajonale të transportit dhe infrastruktura përkatëse për mënyra të ndryshme të transportit të mallrave, për shembull kapaciteti i autostradave, linjave hekurudhore, porteve dhe aeroporteve. Rol luajnë gjithashtu edhe karakteristikat ekonomike të rajonit, si p.sh. nëse ekonomia rajonale dominohet nga industria prodhuese apo nga sektori i shërbimeve, si dhe nëse rajoni ndodhet përgjatë korridoreve kryesore europiane të transportit të mallrave. /Monitor
In the parliamentary session, during the process of dismis...
A knife wound occurred in Librazhd, during a conflict over...
During today's parliamentary session, Minister Kumbaro req...
The preliminary hearing for the "Meta" case at the Special...
The Competition Authority has begun controls and monitorin...
Leader of the Democratic Party, Sali Berisha, took the flo...
Democratic Party MP Belind Këlliçi has harshly criticized ...
The leader of the Democratic Party, Sali Berisha, has addr...
In less than an hour, parliament has once again turned int...
The plenary session was interrupted after Speaker Niko Pel...
Today in the parliamentary session, Elisa Spiropali, strip...
The Ethics Commission has decided to accept the request of...
Former MP Monika Kryemadhi appeared today at the Criminal ...
Today's parliamentary session began with a minute of silen...
The Minister of Health, Evis Sala, has spoken about the re...
The Parliament of Albania will meet today, March 5, 2026, ...
A draft decision issued for consultation by the Ministry o...
Journalist Klodiana Lala revealed today new details regard...
Journalist Artan Hoxha, invited to the show "Opinion", spo...
International relations expert Adri Nurellari commented on...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 33-year-old Albanian citizen was arrested in Italy after...
One of the perpetrators of the explosion that occurred yes...
A case of heroin trafficking from North Macedonia to Alban...
Details have been revealed from the investigation file for...
On Thursday, our country will be affected by relatively un...
Albania is facing a deep demographic crisis where official...
This Wednesday, our country will be affected by relatively...
The UN's World Meteorological Organization now warns that ...
German Chancellor Friedrich Merz (CDU) defended his govern...
US President Donald Trump has made a post on Truth Social ...
US President Donald Trump announced today that he was canc...
Serbian President Aleksandar Vučić said he was considering...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The price of gold fell to its lowest level in more than si...
Businesses reduced their borrowing abroad last year. Bank ...
Payments and withdrawals in online sports betting will be ...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.6 lek and so...