Electoral Reform/Shehi: If there is no equality on the battlefield, elections take the same path
The head of the LZHK, Dashamir Shehi, spoke this evening r...

Ministrat e jashtëm të rajonit dhe përfaqësues të lartë diplomatikë kanë riafirmuar mbështetjen për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor, gjatë një deklarate të përbashkët të publikuar pas takimit në kuadër të Forumit Ekonomik Delphi në Greqi.
Në deklaratë, ku morën pjesë Georgios Gerapetritis, Nemanja Staroviç, Glauk Konjufca, Ferit Hoxha dhe Zoran Dimitrovski, theksohet se e ardhmja e rajonit qëndron brenda Bashkimi Evropian.
Ata nënvizuan se procesi i zgjerimit ka një ndikim të thellë transformues në shoqëritë dhe ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke e cilësuar integrimin si një imperativ strategjik për sigurinë dhe stabilitetin e Evropës.
Ministrat mirëpritën gjithashtu fokusin e ripërtërirë të BE-së në zgjerim, duke e konsideruar atë një investim gjeostrategjik për paqen, sigurinë dhe prosperitetin në rajon.
Në deklaratë theksohet nevoja për përshpejtimin e reformave, përafrimin me acquis të BE-së dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal, si kushte kyçe për anëtarësim. Po ashtu, ata bënë thirrje për një proces të drejtë dhe të bazuar në meritë për çdo vend aspirant.
Një tjetër pikë e rëndësishme ishte edhe bashkëpunimi në fusha si lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe menaxhimi i migracionit, si dhe rritja e ndërlidhjes në energji, transport dhe infrastrukturë digjitale.
Ministrat shprehën gjithashtu angazhimin për zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, me synim afrimin më të shpejtë të rajonit me tregun e përbashkët evropian dhe rritjen e konvergjencës ekonomike.
“Ne riafirmojmë fuqimisht angazhimin tonë politik ndaj procesit të anëtarësimit në BE, duke njohur ndikimin e tij të thellë transformues në shoqëritë dhe ekonomitë e Ballkanit Perëndimor.
Ne nënvizojmë rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE si një imperativ strategjik për sigurinë evropiane, i cili synon të rrisë qëndrueshmërinë, autonominë dhe gatishmërinë në rajon dhe në të gjithë Evropën.
Në këtë frymë, ne mirëpresim fokusin e ripërtërirë të BE-së në procesin e zgjerimit dhe në integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, si një investim gjeostrategjik në paqe, siguri, stabilitet dhe prosperitet në rajonin dhe kontinentin tonë.
Ne theksojmë nevojën për integrim efektiv dhe mbështetje të prekshme të BE-së për partnerët e Ballkanit Perëndimor në luftimin e kërcënimeve hibride dhe fushatave të dezinformimit.
Prandaj, ne bëjmë thirrje për një angazhim të ripërtërirë ndaj procesit të pranimit për Ballkanin Perëndimor, bazuar në reforma të besueshme, kushtëzime të drejta dhe rigoroze dhe një qasje të bazuar në meritë, duke siguruar që secili partner të përparojë në përputhje me meritat e veta në përmbushjen e kritereve të pranimit.
Ne përsërisim angazhimin tonë për bashkëpunim rajonal gjithëpërfshirës, ??pajtim dhe marrëdhënie të mira fqinjësore si parakushte për anëtarësim në BE, si dhe elementë kyç për ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët evropiane.
Ne mirëpresim zbatimin e integrimit gradual midis BE-së dhe rajonit dhe bëjmë thirrje për përfshirje të mëtejshme të rajonit në politikat dhe programet përkatëse të BE-së që mund të sjellin përfitime të prekshme për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë integrimin e mëtejshëm në Tregun e Përbashkët të BE-së, në përputhje me harmonizimin me acquis të BE-së.
Ne theksojmë rëndësinë e mundësimit të përparimit në kohë të atyre partnerëve të Ballkanit Perëndimor që kanë arritur një nivel të lartë përgatitjeje, ndër të tjera duke filluar përgatitjen e traktateve të pranimit për ata që janë në fazën përfundimtare të negociatave, me qëllim ruajtjen e besueshmërisë së procesit të zgjerimit.
Ne theksojmë rëndësinë e bashkëpunimit efektiv në fushën e migracionit, luftën kundër korrupsionit dhe të gjitha formave të krimit të organizuar.
Ne bëjmë thirrje për integrimin efektiv të rajonit në planifikimin e ndërlidhjes së BE-së, me theks në energji, transport dhe ndërlidhje dixhitale.
Ne theksojmë nevojën për integrimin e transportit në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë zgjerimin e Rrjetit Trans-Evropian të Transportit (TEN-T) dhe promovimin e iniciativave të tilla si Korsitë e Gjelbra, për të lidhur rajonin me korridore transporti dhe zinxhirë furnizimi thelbësorë, të tilla si IMEC, Korridori i Transportit Ballkani Perëndimor-Mesdheu Lindor, Korridori VIII përgjatë boshtit Lindje-Perëndim, Korridori X dhe Korridori Vertikal Deti i Zi-Deti Egje.
Ne bëjmë thirrje për lehtësim të mëtejshëm të tregtisë midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe mbështesim përpjekjet për të rritur rrjedhën e mallrave përtej kufijve të BE-së”, thuhet në reagim./ CNA
The head of the LZHK, Dashamir Shehi, spoke this evening r...
The fire at the Bushati landfill has been going on for thr...
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Arb...
New moves have been reported in the leadership structures ...
The public hearing of the Territorial Reform Commission be...
Democratic Party MP Belind Këlliçi has reacted through a p...
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar në mbledhjen e sot...
During his visit to Brussels, the head of the Socialist Pa...
Democratic Party MP Enno Bozdo spoke today about the situa...
Details have emerged regarding the Special Prosecution's o...
Chief Inspector General Dashnor Sula issued a statement to...
Socialist Party MP Erion Braçe appeared today at the Speci...
The Special Prosecution Office has conducted another opera...
The process of releasing the 700 MHz frequency band is sti...
This Wednesday, the new director of Durres Prison, Serjan ...
The Mayor of Tirana, Erion Veliaj, arrested since February...
This Wednesday, the head of the Inspectorate of Territoria...
The Special Prosecution Office announced yesterday that th...
This Wednesday, the new director of Durrës Prison, Serjan ...
Lezha Police Director, Islor Islami, has resigned from his...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Another gunshot wound occurred at the scene. According to...
A gunshot wound occurred this afternoon in Shijak. Accordi...
The Border Police blocked the vessel and fined the driver ...
A police operation codenamed "Zonet" has ended with the se...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
This Sunday, weather conditions are forecast to be clear a...
LDK leader Lumir Abdixhiku and former president Vjosa Osma...
The Vetëvendosje movement has declared victory in the snap...
The counting of votes for political entities in Kosovo is ...
Kosovo's acting Prime Minister, Albin Kurti, has reacted a...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...
If you were to follow the industrial map of the Western Ba...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...