web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë/ Avokatja e Rexhep Selimit: Ja kur mund të jepet vendimi

2026-02-18 22:26:00, Aktualitet CNA
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë/
Rexhep Selimi

Avokatja e Rexhep Selimit, Rudina Jasini ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Në një lidhje me emisionin “Opinion”, Jasini u shpreh se gjyqi i sotëm ishte finalizimi i procesit gjyqësor dhe mbyllja e çështjes.  Ndër të tjera, avokatja tha se vendimi për këtë proces gjyqësor mund të jepet nga muaji qershor ose korrik. 

“Sot ka qenë finalizimi i procesit gjyqësor dhe mbyllja e çështjes. Historia nuk mund të shkruhet në këtë sallë gjyqi. Mbetet për t'u parë së kur do të mbahet aktgjykimi. Mendoj se nga qershori ose korriku ky vendim do të merret. Deklarata përmbyllëse kanë qenë një sintezë e dosjeve qindrafaqëshe. Të katërt të akuzuarit janë prezumuar të pafajshëm. Prokuroria pretendon se 4 të akuzuarit kanë mbajtur përgjegjësi individuale komanduese.

Prokuroria pretendon se kanë patur përgjegjësi jo vetëm në mënyrë të drejtpërdrejtë por edhe për vartësit e tyre. Sipas tyre këto katër udhëheqës akuzohen edhe për gjëra që nuk e kanë ditur se kanë ndodhur në ndonjë cep të Kosovës. Nëqoftëse ti je një ushtri e mirëstrukturuar veprimet duhet të bëhen në bazën e rregullave që diktohen në rast lufte”, tha avokatja e Selimit. /CNA





Lajmet e fundit nga