web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çfarë ndodhi?/ I pandehuri i çështjes

2026-07-06 19:44:00, Aktualitet CNA

Çfarë ndodhi?/ I pandehuri i çështjes

Një nga biznesmenët e pandehur në dosjen “Veliaj”, Mirton Lika është përfshirë në një sherr në Tiranë.

Më konkretisht ditën e sotme, Lika është përfshirë në një konflikt me biznesmenin Nadir Çausholli.

Konflikt që ka ndodhur, sipas asaj që njofton policia për montimin e një pajisje karikimi për automjetet elektrike në trotuar.

Në lidhje me këtë konflikt, policia bën me dije se ka proceduar penalisht Çausholin, i akuzuar për kanosje dhe vetëgjyqësi.

Procedim që ka ardhur pas kallëzimit penal të bërë nga biznesmeni Mirton Lika.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasin N. Ç., 48 vjeç, për veprat penale “Kanosja” dhe “Vetëgjyqësia”. Ky shtetas, më datë 06.07.2026, në rrugën “Ibrahim Rugova”, gjatë një konflikti të ndodhur për montimin e një pajisjeje karikimi për automjete elektrike në trotuar, dyshohet se ka kanosur me fjalë shtetasin M. L., 53 vjeç, si dhe ka goditur me shkelm një karrige në drejtim të tij. Nga ana tjetër, shtetasi N. Ç. ka kallëzuar se është kanosur me fjalë nga shtetasi M. L. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

 

Kujtojmë se biznesmeni Mirton Lika është një nga të akuzuarit e dosjes “Veliaj”.  Ndaj tij rëndon akuzua për kryerjen e veprës penale të “Fshehja e të ardhurave”, kryer në bashkëpunim, në emër të shoqërisë “Lani” shpk.

Lika është një nga të pandehurit e dosjes “Veliaj” të cilët po gjykohen me proces të shkurtuar./CNA





Lajmet e fundit nga