web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çështja “Partizani”/ Ish-ministri: Vendimin e merrte ministria që e zotëronte pronën

2026-06-08 14:36:00, Aktualitet CNA

Çështja “Partizani”/ Ish-ministri: Vendimin e merrte

Ish-ministri i Ekonomisë Genc Ruli ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen “Partizani”.

Ruli shpjegoi se Ministria e Ekonomisë kishte rolin e përfaqësimit të shtetit si pronar i pasurive publike dhe se kontratat që lidhen me pronat shtetërore kalonin përmes këtij institucioni.

 Sipas tij, vendimmarrja mbështetej në dokumentacionin e paraqitur nga institucionet përgjegjëse, mbi të cilin administrata ndërtonte veprimet e saj.

“Ministria e ekonomisë është përfaqësues i shtetit, pronar civil. Asnjë kontratë që ka të bëjë me pronat shtetërore nuk mund të firmoset veçse nga Ministria e Ekonomisë.Ne i besonim dosjes që dërgonte institucioni.”

I pyetur për rastin konkret, Ruli deklaroi se kishte informacion për një proces privatizimi dhe se ishte trajtuar si pronë shtetërore.

“Prona ishte e njohur. U ishte njohur e drejta e parablerjes.”

Ruli ka deklaruar se shteti nuk i ka të regjistruara të gjitha pronat.

“Shteti nuk i ka të regjistruara të gjitha pronat. Mund të kenë qenë vetëm një pjesë e vogël me hipotekë.”

Ruli theksoi se procedurat e privatizimit kalonin përmes ministrive përkatëse.

“Vendimin e merrte ministria që e zotëronte pronën.Ka qenë mori procedurash dhe ndryshimesh në vendime të ndryshme. Ka qenë një periudhë me ndryshime të shumta ligjore dhe nënligjore.”





Lajmet e fundit nga