web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“E gjithë shoqëria në protestë”/ Dasho: 13 vite skandale me hajdutëri, narkotrafik dhe shpopullimin e Shqipërisë

2026-06-14 19:22:00, Aktualitet CNA

“E gjithë shoqëria në protestë”/ Dasho: 13 vite

Mjeku i njohur, Erion Dasho u shpreh sot se protestat që po zhvillohen prej 15 ditësh lundër qeverisë, janë një rast që shënon për herë të parë bashkimin e gjithë shoqërisë shqiptare.

Duke folur për “Syri TV”, Dasho theksoi se ky bashkim ka kapërvyer kufijtë, duke përmendur tubimet që zhvillohen në diaspora.

Sipas tij, bëhet fjalë për për një protestë që vjen pas 13 vitesh të qeverisë socialiste, që sipas tij, njihet për skandale, hajdutëri, aleancë me narkotrafikun dhe shpopullimin e vendit.

“Për herë të parë kemi një bashkim të të gjithë shoqërisë shqiptare, kudo që ndodhet, qoftë në Shqipëri, qoftë në vende të tjera të botës, sidomos edhe në diasporë, sepse është ajo që thonë arabët, një proverb arab thotë: "Kur e ngarkuan devenë më shumë se ç'mbante, u desh vetëm një fije kashte më vonë që t'i thyente shpinën". Pra, populli shqiptar pas 13 viteve skandale, hajdutëri, aleancë me narkotrafikun, kur Shqipëria u shpopullua dhe më shumë se 1.2 milionë shqiptarë janë dëbuar nga vendi, kur ka një qeveri që nuk mendon në asnjë moment për të mirën, për zhvillimin, për shëndetësinë, për arsimin e këtij populli, por mendon vetëm për t'i larguar ata me qëllim që të ketë mundësi të zhvillojë aferat e veta korruptive sa më e qetë që të jetë e mundur”,-tha Dasho./CNA

 





Lajmet e fundit nga