web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Liturgjia Hyjnore/ Mesazhi i Fortlumturisë së Tij, Joan: Rritja shpirtërore është një udhëtim që nuk mbaron kurrë

2026-06-14 11:09:00, Aktualitet CNA

Liturgjia Hyjnore/ Mesazhi i Fortlumturisë së Tij, Joan: Rritja

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë ka drejtuar sot Liturgjinë Hyjnore në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”. Fortlumturia e Tij gjatë predikimit theksoi rëndësinë e mesazheve të Ungjillit në jetën tonë.

Kryepiskopi Joan ka theksuar se rritja shpirtërore është një udhëtim që nuk përfundon kurrë. Fortlumturia e Tij theksoi se kushdo që punon për Perëndinë nuk do të braktiset kurrë nga Zoti as ai dhe as familja e tij.

“Zoti na thërret ne gjithmonë. Cdo njeri thirret pa pushim vazhdimisht, sepse njeriu nuk është një qenie statike. Nëse ne nuk do të ngrihemi lart shpirtërisht, do të vazhdojmë të biem.

I njëjti ligj që është në natyrën fizike është dhe në natyrën shpirtërore. Një objekt që nuk ka forcë për tu ngritur lart, do të fillojë që të bjeri poshtë. Ashtu është dhe në jetën shpirtërore.

Zot ii thërret të gjithë dhe thirrja është e vazhdueshme dhe na drejtohet të gjithëve ne që duhet të vijmë duke u rritur.

Sado të rritemi shpirtërisht në përjetësi përsëri nuk e mbarojmë udhëtimin tonë. Është një udhëtim i vazhdueshëm nga lavdia në lavdi. Ne nuk mund ti shërbejmë dot edhe Zotit edhe gjithë pasioneve tona e të gjithave.

Kur bën thirrje Perëndia duhet shkuar menjëherë. Kushdo që punon për Perëndinë, nuk do të braktiset as ai as familja e tij. Nëse lexojmë Ungjillin në mënyrë sipërfaqësore nuk do të na thotë asgjë ne”, u shpreh Kryepiskopi Joan. /CNA





Lajmet e fundit nga