
“Ziko kompani” me produktin “Bana King”, një nga kompanitë që reklamon banane në media ka të dhëna të dokumentuara që vërtetojnë se ka trafikuar kokainë nga Ekuadori në Shqipëri prej disa vitesh.
Të paktën prej shtatë vitesh “Banaking”, dyshohet se është mbulesë e trafikut të kokainës.
Me 31 dhjetor 2021 drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit janë vënë në dijeni se një kompani bananesh “Ziko Sha, bënte transportin e kokainës që në vitin 2014.
Informatori duke iu referuar të dhënave të Agjencisë Federale amerikane për Ballkanin (DEA), ka vënë në dijeni drejtuesit e Policisë, Tonin Vocaj, Hekuran Bregu dhe Gjergji Oshafi se kompania e bananave e kryente aktivitetin e trafikimit të kokanës që në vitin 2014.
Në dokumentin e zbuluar nga imailet sekrete dhe që CNA.al i ka hequr të dhënat sensitive, thuhet se me datë 9 nëntor 2014, Policia kombëtare e Ekuadorit ka sekuestruar 33.35 kg kokainë e fshehur brenda njësisë frigoriferike të kontejnerit transportues.
Pra, nuk janë vetëm dy rastet e kapura në Shqipëri një vit më parë, në një magazinë në Vaqarr dhe në Portin e Durrësit por edhe para 7 vitesh ‘Banaking” është kapur me kokainë dhe në Ekuador, në tentativë për ta sjellë në Shqipëri.
Dalja në dritë e këtyre të dhënave, sipas analistit, Neritan Sejamini, po na ndihmojnë të kuptojmë punën e policisë.

“Marrim përshembull Banaking. Kjo kompani vazhdon punën edhe pse është kapur me drogë. Bën reklamë, paguan media me qindra mijëra euro. Ku ta gjejmë që ka një informacion të tillë dhe mos ketë më pikë dyshimi, që bën trafik kokaine nga Amerika Latine. Të shohim a do të vazhdojë reklama nëpër media”, është shprehur Sejamini një natë më parë, në MCN tv.

33.35 kg kokainë që i janë kapur në vitin 2014 “Ziko kompani” në Ekuador, kishin destinacion Portin e Durrësit.
“Kontejneri transportues kishte ngarkesë me banana dhe kishte destinacion, Durrësin, në Shqipëri. Kompania ishte Zico Sh.a”, informohen drejtuesit e lartë të Policisë së shtetit.
Pas katër vitesh, në 2018-ën, thuhet se një burim ka siguruar informacion për dy shtetas shqiptarë biznezmenë që kishin lidhje me kompaninë e bananeve Ziko.
”Shtetasit shqiptarë Arben Qime dhe Trifon Murataj janë të përfshirë në kontrabandimin e kokakinës në Shqipëri.
Burimi ka treguai se Murataj përdor një kompani importimi në Durrës me emrin ZICO SHA për të importuar me shumicë kokainë nga Ekuadori në Shqipëri.
Kokaina e importuar ruhet në një magazinë të kontrolluar nga Arbeni , i cili më pas bën përzierjen për të krijuar sasi të mëdha”, thuhet në dokumentin më të dhënat që i janë dërguar drejtuesve të lartë të Policisë shqiptare.
Këto janë informacionet që disponon DEA amerikanë dhe për të cilat ka dijeni edhe Policia shqiptare, në lidhje me trafikun e kokakinës.

“Bana King”, është një ndër më të reklamuarat në mediat shqiptare, produkt i Ziko Kompani.
Një ndër personazhet meditiakë, moderator Ardit Gjebrea i kushton jo pak hapësirë mediatike reklamimit të frutave të kësaj kompanie.
Reklamat në një ndër emisionet më të ndjekura, tregon qartë milionat e hedhura nga kjo kompani në media.
Por dokumenti që sapo është zbuluar tregon se ky aktivitet, ka nisur më herët prej vitesh. Të paktën në vitin 2014, është pikasur në Ekuador.
Kujtojmë se me 30 Dhjetor 2021, 119 kg kokainë u sekuestruan nga policia në një kontejneri me banane të nisura nga Amerika Latine drejt magazinave të kompanisë Zico Sh A në zonën e Vaqarit.

Historia vijon në vitin 2022.
Një ngjarje e çuditshme dhe e dyshimtë ka ndodhur në korrik, kr u raportua se në një kontejner të nisur nga Ekuadori mungonin 49 kuti. Konteineri i deklaruar se ishte mbushur me banane i përkiste kompanisë “BanaKing” në pronësi të biznesmenit Trifon Murataj.
Kontejnerit i mungonin elementët e sigurisë dhe pa plumb si dhe nuk u vendos në zonën e riskut.
Autoritetet dyshojnë se kutitë e marra nga konteineri ishin të mbushura me kokainë dhe për shkak të pikasjes nga agjentët e anti-drogës janë hequr nga konteineri para se të kalonin në skaner. Për këtë ngjarje u arrestuan tre persona, dy shoferë të kamionit dhe administratori i kompanisë “Zico”, Marson Murataj./CNA.al
Gazetari Mentor Kikia u shpreh për një intervistë për ...
The Laws Committee unanimously voted in principle the ...
The former Minister of the Interior, Fatmir Xhafaj, sp...
The Minister of State for relations with the Parliamen...
The Audiovisual Media Authority has called on the media t...
After the decision of the Prosecutor's Office to ban the p...
The border police of Rinas have caught a 28-year-old man w...
Shqipëria është fiks vendi ku shprehja “çudia më e madhe t...
The Allied system in many cities of the country has be...
The release of state police director Gladys Nano's sec...
Ditën e djeshme emailet e ish-Drejtorit të Policisë së Sht...
Ambassador Yuri Kim, invited to the activity of the Am...
As Berisha continues with his meetings with the citizens o...
Criminology teacher Ervin Karamuco has stated that the...
The scandal of the publication of the data of Albanian...
Journalist Artan Hoxha has analyzed the publication by...
The lawyer Kreshnik Spahiu, in a direct link on the sh...
Gazetarja Dorjana Bezat ka treguar se publikimi i të d...
Journalist Neritan Sejamini has revealed the reason wh...
Democratic Party MP Belind Kelliçi has spoken about Ru...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 25-year-old man was found dead in his Astir apartment in...
An explosion with explosives occurred in the early hours o...
A serious incident is reported to have occurred in the ear...
A road accident occurred today in Dhërmi. According to in...
On Sunday, our country will be affected by stable weather ...
Today our country will be affected by stable weather condi...
A tragic accident occurred this Friday afternoon in Kameni...
Today our country will be affected by unstable weather con...
China has surpassed Russia as the largest foreign direct i...
The counting process of mail-in ballots continues at the K...
United States President Donald Trump has said that a deal ...
Japan is planning to send a delegation to Greenland this s...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
This Sunday, one US dollar is bought for 81.5 lek and sold...
The labor market is facing increasing polarization where w...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The Governor of the Bank of Albania, Gent Sejko, shared to...