Hodhi ujë drejt Ramës/ Përjashtohet Gaz Bardhi
Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka përjashtuar nga seanca...
Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka përjashtuar nga seanca...

Veprimet e banking-ut në distancë ("home banking"), nëpërmjet internetit ose telefonit celular, u rritën përsëri me ritme të larta në tremujorin e parë të këtij viti.
Sipas Bankës së Shqipërisë, në tremujorin e parë të këtij viti, numri i transaksioneve në distancë arriti në pak më shumë se 2 milionë, në rritje me 19% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rritja është pak më e lartë në vlerën e veprimeve të kryera, që arriti në 528.4 miliardë lekë, pothuajse 21% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Aktualisht, bankat tregtare në Shqipëri i ofrojnë të gjitha shërbimet e banking-ut në distancë, çka nënkupton se çdo klient i sektorit bankar ka në dispozicion një kanal alternativ për kryerjen e pagesave.
Tashmë, transaksionet nëpërmjet kanaleve digjitale po dominojnë në mënyrë të qëndrueshme strukturën e trasnfertave të kreditit të kryera nëpërmjet sistemit bankar.
Për tremujorin I 2024, transfertat nga kanalet digjitale përbënin 58% të numrit total të transfertave bankare, në rritje të mëtejshme nga pesha prej 57% që kishin vitin e kaluar.
Për çdo individ apo subjekt që zotëron një llogari bankare, pjesa dërrmuese e pagesave dhe transfertave tashmë mund të kryhet nëpërmjet internetit, pa qenë më nevoja për të shkuar fizikisht në bankë. Përjashtim, për momentin, bëjnë vetëm transfertat ndërkombëtare që në përgjithësi duhet të urdhërohen në formë letre, me praninë fizike të klientit.
Koncepti i "home banking" përfshin ato veprime bankare që urdhërohen pa qenë nevoja që klienti të shkojë fizikisht në bankë. Kanalet kryesore përmes të cilat kryhen këto veprime janë "internet banking" apo "mobile banking".
Në vitet e fundit këto shërbime po shkrihen me njëri-tjetrin, sepse shumica e bankave e ofrojnë shërbimin e "internet banking" paralelisht edhe nëpërmjet aplikacioneve në telefonat celularë, me qëllim për t’iu përshtatur tendencës së dukshme drejt mobilitetit në përdorimin e internetit.
Numri i llogarive bankare të lidhura me internetin në fund të vitit 2023 arriti në pothuajse 1.1 milionë, një rritje vjetore me 25%. Vlerësohet se tashmë 34% e llogarive bankare aktive janë të aksesueshme nga interneti, nga 28.2% që kishte qenë ky tregues në fund të vitit 2022.
Më shumë se 90% e numrit të llogarive bankare të rezidentëve të lidhura me internetin u takojnë individëve. Megjithatë, rritja më e madhe e llogarive të lidhura me internet vitin e kaluar u shënua në segmentin e bizneseve, me 25% më shumë krahasuar me një vit më parë.
Përdorimi i pagesave nga kanalet elektronike është nxitur edhe nga Banka e Shqipërisë, nëpërmjet masave rregullatore. Që prej qershorit të vitit 2020, të gjitha transfertat ndërbankare deri në vlerën e 20 mijë lekëve që kryhen nëpërmjet kanaleve elektronike duhet të ofrohen nga bankat pa asnjë komision.
Ndërkohë, për shumat më të mëdha transfertat elektronike kanë komisione të paktën 50% më të lira krahasuar me ato që kryhen nga sportelet e bankave.
E njëjta politikë u ndoq edhe në rregulloren për transfertat kombëtare në euro, ku komisionet për transfertat elektronike duhet të jetë maksimalisht sa 50% e komisioneve të pagesave që kryhen në degët e bankave./ Monitor.al
Sëmundjet kronike janë duke u rritur me shpejtësi, teksa f...
Sot, më 14 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...
Fermerët në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut pë...
Investimet e individëve në bonot dhe obligacionet e qeveri...
Sot, më 13 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...
Një personi që jeton në Shqipëri i duhet të harxhojë 4.4 U...
Të rinjtë që i përkasin gjeneratës Z, i kushtojnë më shumë...
Sot, më 12 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Kredo Finance dhe ABI Bank përfunduan me sukses procesin e...
Sot, më 11 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Krahas debateve për moszbatim korrekt të ligjit për ta...
Sot, më 10 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...
Bankat tregtare kanë shlyer plotësisht edhe kontributin e ...
Sezoni i parë i domates në serra është në kulmin e prodhim...
Numri i klientëve shqiptarë të bankave që zgjedhin të ...
Sot, më 9 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë tregoi ditë...
Sektori bankar në Shqipëri emetoi vitin e kaluar 8.4 milia...
Forcimi i lekut në kursin e këmbimit e tkurri vlerën e...
Mosgjetja e punonjësve, një nga sfidat kryesore me të ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...