Pësojnë rënie monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 11 maj 2024
Sot, më 11 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerik...

Kredo Finance dhe ABI Bank përfunduan me sukses procesin e emetimit të obligacioneve korporative me ofertë private të Kredo Finance sh.p.k.
Një nga aktorët me rritjen më të shpejtë në treg në 5 vitet e fundit, Kredo Finance, emeton për herë të parë në treg obligacione korporative. Ky përbën një lajm të rëndësishëm për tregun e mikrofinancës që gjatë viteve të fundit ka marrë një zhvillim të konsiderueshëm dhe në fund të vitit 2023 ka arritur në 440 milionë euro në total portofoli, i cili financohet vetëm 0.4 për qind nga obligacionet korporative.
Gjatë këtij procesi ABI Bank veproi si nënshkrues i obligacionit korporativ duke asistuar përgjatë të gjithë procesit të hartimit të dokumentacionit, marrjes së miratimeve përkatëse nga autoritetet rregullatore dhe hedhjes në treg të instrumentit.
Gjithashtu, ABI mundësoi mbështetje të plotë financiare të obligacionit në nivelin 300 milionë lekë me një afat 3-vjeçar.
Kredo Finance është pjesë e shoqërive të Eleving Group dhe operon në sektorin e mikrofinancës që nga viti 2017.
Shoqëria ka përjetuar një rritje të qëndrueshme gjatë këtyre viteve duke arritur të zotërojë një portofol kredie prej 47 milionë eurosh në fund të vitit 2023.
ABI Bank në fund të vitit 2023 raportoi një total aktivesh prej 1.23 miliardë eurosh. Arlinda Muja, Drejtore e Përgjithshme e Kredo Finance, shprehet: "Jemi shumë të kënaqur që institucione financiare tradicionale, tashmë po i qasen më me lehtësi financimit të institucioneve financiare jobanka të sektorit të FinTech. Besoj fort që ky është një moment historik, i cili nuk do të kishte pasur mundësi të ndodhte pa mbështetjen dhe largpamësinë e ABI Bank.
Dhënia e këtij besimi do të vijojë të kontribuojë në rritjen dhe zhvillimin tonë të mëtejshëm. Deri tani shoqëria është financuar kryesisht me fondet e veta, por së fundmi është rritur interesi i investitorëve institucionialë, i cili vjen në një kohë kur Kredo Finance ka arritur të konsolidojë pozitat në treg dhe ka kaluar me sukses fazën e start-up.
Emetimi i obligacionit është një hap mjaft i rëndësishëm pasi kompania vlerësohet jo vetëm për performancën financiare, por edhe për cilësinë e menaxhimit, transparencën me klientët, si dhe reputacionin e shoqërisë në tregun shqiptar.
Vlen për t’u theksuar se kreditimi i institucioneve financiare jobanka nga sistemi bankar është mjaft i ulët dhe vijon të trajtohet me paragjykim lidhur me risqet që mbart ky sektor, ndërkohë që këto institucione operojnë në një mjedis mjaft të rregulluar dhe një mbikëqyrje të vazhdueshme nga autoriteti rregullator. Emetimi i obligacioneve hap rrugën e ndërveprimit direkt mes investitorëve individualë dhe institucioneve të mikrofinancës duke rritur kështu ofertën e financimit për këtë sektor, si dhe ofrimin e alternativave të investimit për individët“.
Drejtori i Përgjithshëm i ABI Bank, z. Andi Ballta, u shpreh se “Bonot korporative pritet të japin një mundësi të shkëlqyer zgjerimi për kompanitë shqiptare dhe gjithashtu janë një alternativë shumë e mirë investimi për depozitorët shqiptarë. Kredo ka treguar një rritje të lartë të portofolit dhe është një lider në mikrokredi.
Te Kredo gjetëm një ekip shumë profesionist dhe mirëpresim bashkëpunime të ngjashme në të ardhmen.”/CNA
Sot, më 11 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Krahas debateve për moszbatim korrekt të ligjit për ta...
Sot, më 10 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...
Bankat tregtare kanë shlyer plotësisht edhe kontributin e ...
Sezoni i parë i domates në serra është në kulmin e prodhim...
Numri i klientëve shqiptarë të bankave që zgjedhin të ...
Sot, më 9 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë tregoi ditë...
Sektori bankar në Shqipëri emetoi vitin e kaluar 8.4 milia...
Forcimi i lekut në kursin e këmbimit e tkurri vlerën e...
Mosgjetja e punonjësve, një nga sfidat kryesore me të ...
Sot, më 8 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Ligji për tatimin mbi të ardhurat u miratua në muajin ...
Bashkitë e Rajonit Verior të vendit janë më të varfra krah...
Teksa në vend ka një debat të gjerë lidhur me fillimin e z...
Sot, më 7 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Çmimet e naftës kanë shënuar një rënie të lehtë të die...
Raporti i kredisë me probleme në kredinë për blerjen e...
Pushimet në kamping në Shqipëri janë jo vetëm një alternat...
Importet e mallrave të akcizës vijuan rritjen me ritme...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...