Tensione në Kuvend/ Rama largohet nga salla, revoltohet opozita
Pas disa ndërprerjeve, seanca ka rinisur sërish me tension...
Pas disa ndërprerjeve, seanca ka rinisur sërish me tension...

Forcimi i lekut në kursin e këmbimit e tkurri vlerën e aktiveve të sektorit bankar me 30 miliardë lekë vitin e kaluar.
Sipas Bankës së Shqipërisë, në 2023, totali i aktiveve të sektorit bankar u rrit me afërsisht 5% dhe arriti një vlerë totale prej 1.96 trilionë lekësh. Në mungesë të efektit negativ të kursit të këmbimit, rritja e aktiveve të sektorit do të kishte qenë afërsisht 7%.
Në rritjen nominale prej rreth 100 miliardë lekësh të aktiveve, kontributin kryesor në rritjen e aktiveve e ka dhënë zgjerimi i investimeve në tituj me rreth 50 miliardë lekë dhe atyre në kredi me rreth 30 miliardë lekë. Veprimet me thesarin dhe ndërbankare u shtuan me 40 miliardë lekë nga rritja në zërin “marrëdhënie me bankën qendrore”.
Zëri i vetëm që regjistroi rënie gjatë periudhës ishte ai i veprimeve ndërbankare që ra me 9 miliardë lekë (ose 6%), ndikuar nga pakësimi në nivelin e depozitave me bankat dhe institucionet e tjera financiare, kryesisht jorezidente. Tkurrja e fondeve të provigjioneve të sektorit bankar kontribuoi në rritjen e aktiveve me 1 miliard lekë.
Sipas Bankës së Shqipërisë, në veçanti aktivet dhe detyrimet në valutë vitin e kaluar u zgjeruan në përmasa të vogla, përkatësisht me 1% dhe 2%. Por, të korrigjuara për efektin e ndryshimit të kursit të këmbimit, këto norma rritjeje llogariten përkatësisht në 10% dhe 12%.
Pesha e aktiveve dhe detyrimeve në valutë ndaj totalit të bilancit ka mbetur e qëndrueshme vitin e kaluar.
Në fund të periudhës, aktivet dhe detyrimet e sektorit bankar në valutë zinin përkatësisht 51% dhe 50% të totalit të bilancit, dhe këto raporte janë ruajtur gjatë periudhës pavarësisht efektit të mbiçmimit të kursit të këmbimit. Në mungesë të efektit të kursit të këmbimit, pesha e aktiveve dhe detyrimeve në valutë do të ishte rritur ndjeshëm.
Në vlerë absolute, bankat raportuan nivele të përafërta të aktiveve dhe detyrimeve në valutë, në vlerat 1,000 miliardë dhe 983 miliardë lekë, duke paraqitur kështu një pozicion të ekuilibruar të aktivitetit në valutë për sektorin bankar.
Nga ana e aktiveve në valutë, zërat me peshën më të madhe mbeten aktiviteti kreditues dhe investimet ndërbankare. Por, gjatë tri viteve të fundit është vërejtur edhe rritje e peshës së investimeve në letrat me vlerë.
Forcimi i monedhës vendase ka pasur ndikim më të madh në zërat kryesorë të bilancit si veprimet me titujt, veprimet me thesarin dhe ato ndërbankare (nga rreth 10 miliardë lekë).
Nga ana e detyrimeve në valutë, struktura paraqitet më e qëndrueshme në vite dhe mbizotërohet nga depozitat në valutë.
Zërat e mësipërm kanë përcaktuar në masën më të madhe ndjeshmërinë e sektorit bankar ndaj ndryshimeve në kursin e këmbimit. Në krahun e detyrimeve, efekti i kursit mbi vlerën e raportuar të depozitave në valutë vlerësohet në rreth 25 miliardë lekë.
Efekti pakësues statistikor i kursit të këmbimit është ndier edhe mbi pjesën në valutë të kapitalit të sektorit bankar, me një vlerë rreth 15 miliardë lekë. Leku shënoi një mbiçmim të fortë në kursin e këmbimit vitin e kaluar, veçanërisht kundrejt euros.
Në fund të vitit 2023, rënia vjetore e kursit ishte më shumë se 9%. Kjo ka ndikuar negativisht madhësinë e bilancit të sektorit bankar./Monitor
Mosgjetja e punonjësve, një nga sfidat kryesore me të ...
Sot, më 8 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Ligji për tatimin mbi të ardhurat u miratua në muajin ...
Bashkitë e Rajonit Verior të vendit janë më të varfra krah...
Teksa në vend ka një debat të gjerë lidhur me fillimin e z...
Sot, më 7 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Çmimet e naftës kanë shënuar një rënie të lehtë të die...
Raporti i kredisë me probleme në kredinë për blerjen e...
Pushimet në kamping në Shqipëri janë jo vetëm një alternat...
Importet e mallrave të akcizës vijuan rritjen me ritme...
Sot, më 6 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Nëse ka një shifër që qeveria e përdor shpesh me mburrje ë...
Sot, më 5 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan bl...
Viti i kaluar pritej të ishte përsëri delikat për sektorin...
Sot, më 4 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Rezerva valutore pësoi një rënie të lehtë në tremujori...
Sot, më 3 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Kursi i këmbimit të euros preku një minimum të ri historik...
Banorët e Tiranës dhe ato të Sarandës kanë barrën më të la...
Kërkesa për kredi në sektorin bankar u rrit në gjysmën e d...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Houthi-t e Jemenit kanë deklaruar se kanë sulmuar dy anije...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...