Faktet/ Pse Veliaj vonon procesin gjyqësor dhe frika që ka nga drejtësia
Një person, i cili beson te pafajësia e tij, shkon dhe për...
Një person, i cili beson te pafajësia e tij, shkon dhe për...

Sektori bankar në Shqipëri emetoi vitin e kaluar 8.4 miliardë lekë obligacione me ofertë private për të mbuluar kërkesat e reja rregullatore, të lidhura me shtesat makroprudenciale të kapitalit dhe kërkesës minimale për instrumente të kapitalit rregullator dhe detyrime të pranuara (MREL).
Sipas Bankës së Shqipërisë, vlera e emetimeve të obligacioneve u rrit me 79% krahasuar me një vit më parë.
Nga 8.4 miliardë lekë instrumente borxhi korporativ të emetuar, 5.2 miliardë lekë ishin borxh i varur dhe 3.2 miliardë lekë borxh senior i pagarantuar.
Titujt financiarë të borxhit të varur janë detyrime të nënrenditura, të cilat emetohen për qëllime të kapitalit rregullator dhe shërbejnë njëkohësisht edhe për qëllime të financimit të MREL. Titujt financiarë të borxhit të pagarantuar, janë detyrime senior të njohur si “detyrime të pranuara”, të cilat shërbejnë për qëllime të financimit të MREL.
Emetimi obligacioneve të llojit senior u realizuar për herë të parë nga banka të veçanta në vitin 2023. Obligacionet senior kanë një rrezik më të ulët për investitorin, sepse në rast falimentimi të emetuesit, ato kanë përparësi në shlyerje krahasuar me borxhin e nënrenditur, që qëndron i fundit në radhën e shlyerjes.
Sipas monedhave, për vitin 2023, emetimi në monedhën vendase shënon 1.96 miliardë lekë, emetimi në euro arriti në 6.3 miliardë lekë dhe ai në dollarë amerikanë 148 milionë lekë.
92% e totalit të titujve të borxhit të emetuar në tregun e kapitalit është kryer nga bankat që i nënshtrohen kërkesës për MREL, për një shumë prej 7.8 miliardë lekësh.
Në vitin 2022, ky raport qëndronte në nivelin 25% të totalit, ku pjesa më e madhe e emetimeve kryhej prej bankave të tjera në sektor, për qëllime të kapitalit rregullator. Në linjë me zhvillimet e sektorit në tërësi, emetimet në valutë zënë peshën kryesore për bankat MREL, veçanërisht për tremujorin e fundit të vitit 2023.
Instrumentet e borxhit të varur kanë afate maturimi 7-vjeçare, pa reflektuar ndryshime përgjatë viteve. Ndërkohë, emetimet për herë të parë të titujve të borxhit të pagarantuar për qëllime të MREL, kanë reflektuar afate më të ulëta maturimi, në nivelin prej 4 vite për monedhën euro.
Sipas bankës së Shqipërisë, kapaciteti i tregut të kapitalit për të përthithur këto emetime mbetet i kënaqshëm.
Interesi në treg ka qenë më i madh për blerjen e emetimeve në lekë dhe euro, të cilat shënuan rritje më të madhe të normës së interesit dhe vlerë më të madhe të emetimeve.
Normat e interesit kanë shënuar rritje gjatë vitit 2023, në kushtet e rritjes në tërësi të normave të interesit në treg dhe emetimit të njëkohshëm të titujve të borxhit nga disa banka.
Në nivel mesatar, gjatë vitit 2023, norma e interesit ka shënuar një rritje vjetore prej 2.1 pikë përqindjeje për emetimet në lekë, 0.9 pikë përqindjeje për emetimet në euro dhe 1.7 pikë përqindjeje për emetimet në dollarë.
Piku i rritjes së normave të interesit është shënuar në tremujorin e tretë të vitit 2023, duke arritur në nivelet maksimale prej 7.5% për lekun dhe 5% për euron.
Pavarësisht shtimit të aktivitetit të bankave në tregun e kapitalit për tremujorin e fundit të vitit, normat mesatare të interesit shënuan rënie në nivelin 6.5% për lekun dhe 4.3% për euron. Norma e interesit për monedhën dollar, që nuk ka pasur numër të madh emetimesh, ka ruajtur stabilitetin e saj deri në emetimet e dy tremujorëve të fundit të vitit 2023, kur pësoi një rritje me 1.5 pikë përqindje.
Bankat më të mëdha të sektorit bankar vitin e kaluar u përballën me një rritje të mëtejshme të kërkesave për kapital. Ky detyrim ka hyrë në fuqi për katër bankat me rëndësi sistemike, Banka Kombëtare Tregtare, Banka Credins, Banka Raiffeisen Shqipëri, Banka OTP Albania, si edhe për Bankën Intesa Sanpaolo Albania.
Ato janë subjekt i plotësimit të kërkesës minimale për instrumente të kapitalit rregullator dhe detyrime të pranuara (MREL), sipas rregullores së miratruar nga Banka e Shqipërisë në dhjetor 2020. Kjo rregullore lidhet me kuadrin e ri që ka sjellë ligji “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka”.
Shumica e bankave e kanë plotësuar kërkesat e reja nëpërmjet emetimit të obigacioneve me ofertë private, ndërsa Raiffeisen ka nënshkruar një linjë huaje për këtë qëllim me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)./ Revista Monitor
Forcimi i lekut në kursin e këmbimit e tkurri vlerën e...
Mosgjetja e punonjësve, një nga sfidat kryesore me të ...
Sot, më 8 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Ligji për tatimin mbi të ardhurat u miratua në muajin ...
Bashkitë e Rajonit Verior të vendit janë më të varfra krah...
Teksa në vend ka një debat të gjerë lidhur me fillimin e z...
Sot, më 7 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Çmimet e naftës kanë shënuar një rënie të lehtë të die...
Raporti i kredisë me probleme në kredinë për blerjen e...
Pushimet në kamping në Shqipëri janë jo vetëm një alternat...
Importet e mallrave të akcizës vijuan rritjen me ritme...
Sot, më 6 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Nëse ka një shifër që qeveria e përdor shpesh me mburrje ë...
Sot, më 5 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan bl...
Viti i kaluar pritej të ishte përsëri delikat për sektorin...
Sot, më 4 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Rezerva valutore pësoi një rënie të lehtë në tremujori...
Sot, më 3 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Kursi i këmbimit të euros preku një minimum të ri historik...
Banorët e Tiranës dhe ato të Sarandës kanë barrën më të la...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...