Informaliteti dhe grumbullimi pa fatura po dëmtojnë prodhuesit e serrave, çmimet nën kosto
Sezoni i parë i domates në serra është në kulmin e prodhim...

Bankat tregtare kanë shlyer plotësisht edhe kontributin e vitit të gjashtë për Fondin e Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme. Në prill të këtij viti, fondi u shtua me 982 milionë lekë nga arkëtimi i kontributit vjetor të bankave.
Vlera e kontributit të sektorit bankar është rritur me 9.5% krahasuar me një vit më parë, si rezultat i rritjes së vlerës së detyrimeve, kryesisht të depozitave, në bilancin e sektorit bankar vitin e kaluar.
Në total, pas derdhjes së kontributit vjetor të bankave për pesë vite që nga themelimi i tij, Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme vlerësohet se ka arritur vlerën e 5.5 miliardëve lekë ose rreth 55 milionë eurove.
Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme u krijua në vitin 2018 dhe ka si qëllim shpëtimin nga falimentimi bankat që mund të ndodhen në vështirësi në të ardhmen, pa qenë nevoja për të kërkuar kontribut nga paratë e taksapaguesve.
Në zbatim të ligjit “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka, në Republikën e Shqipërisë”, fondi duhet të arrijë nivelin e synuar prej 0.5% të totalit të detyrimeve të sistemit bankar, të llogaritura si diferencë midis aktiveve totale dhe kapitalit rregullator të të gjitha bankave të licencuara në Republikën e Shqipërisë, brenda 10 viteve nga hyrja në fuqi e ligjit.
Mbështetur në vlerën e deritanishme të detyrimeve, projeksioni është që brenda korrikut të vitit 2027 Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme në Banka të arrijë vlerën e 8.5 miliardë lekëve.

Burimi kryesor i financimit të fondit janë kontributet e rregullta vjetore që paguhen nga bankat, me qëllim plotësimin e nivelit të synuar të fondit, si edhe të ardhurat nga investimi i këtyre kontributeve.
Ligji reflekton kuadrin e ri të Bashkimit Europian me qëllim shpëtimin e bankave, që u ndërtua pas krizës financiare që nisi në vitin 2008.
Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme administrohet nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave, në përputhje me politikën e administrimit të mjeteve financiare të fondit, politikë kjo që miratohet nga Banka e Shqipërisë.
Ky fond mund të përdoret nga Banka e Shqipërisë për disa qëllime, të tilla si garantimi i aktiveve ose pasiveve të bankës në ndërhyrje të jashtëzakonshme, bankës urë apo shoqërisë për administrimin e aktiveve; plotësimi i nevojës për likuiditet të bankës në procedurën e ndërhyrjes së jashtëzakonshme, bankës urë apo shoqërisë për administrimin e aktiveve; blerja e aktiveve të bankës në procedurën e ndërhyrjes së jashtëzakonshme, për të kontribuuar në kapital dhe për të siguruar fondet e tjera të nevojshme për bankën urë apo shoqërinë për administrimin e aktiveve; kompensimi i humbjeve të pambuluara që lindin për shkak të përjashtimit të detyrimeve të pranuara të kreditorëve të bankës në ndërhyrje të jashtëzakonshme; mbulimi i shpenzimeve për administrimin e Fondit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme etj./ Monitor.al
Sezoni i parë i domates në serra është në kulmin e prodhim...
Numri i klientëve shqiptarë të bankave që zgjedhin të ...
Sot, më 9 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë tregoi ditë...
Sektori bankar në Shqipëri emetoi vitin e kaluar 8.4 milia...
Forcimi i lekut në kursin e këmbimit e tkurri vlerën e...
Mosgjetja e punonjësve, një nga sfidat kryesore me të ...
Sot, më 8 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Ligji për tatimin mbi të ardhurat u miratua në muajin ...
Bashkitë e Rajonit Verior të vendit janë më të varfra krah...
Teksa në vend ka një debat të gjerë lidhur me fillimin e z...
Sot, më 7 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Çmimet e naftës kanë shënuar një rënie të lehtë të die...
Raporti i kredisë me probleme në kredinë për blerjen e...
Pushimet në kamping në Shqipëri janë jo vetëm një alternat...
Importet e mallrave të akcizës vijuan rritjen me ritme...
Sot, më 6 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Nëse ka një shifër që qeveria e përdor shpesh me mburrje ë...
Sot, më 5 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan bl...
Viti i kaluar pritej të ishte përsëri delikat për sektorin...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...