"Ngrijnë" monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 13 maj 2024
Sot, më 13 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...

Investimet e individëve në bonot dhe obligacionet e qeverisë shqiptare pësuan rënie në tremujorin e parë të këtij viti.
Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se blerjet e individëve në tregun primar të bonove dhe obligacioneve zbritën në 12.1 miliardë lekë, në rënie me 19.8% krahasuar me një vit më parë.
Rënia ishte edhe më e lartë e shprehur në numër transaksionesh, që u tkurrën në 4409, 25.2% më pak krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.
Sipas llojit të instrumenteve financiare, rënia më e madhe u shënua në tregun e obligacioneve.
Shifrat e AMF-së tregojnë se vlera e blerjeve të obligacioneve në tregun primar zbriti në më pak se 2.5 miliardë lekë, në rënie me 31.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë, investimi në bono thesari ra në 9.65 miliardë lekë, 16.3% më pak krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2023.
Investimi në instrumentet afatshkurtra ngelet dominues mes individëve, me pothuajse 80% të vlerës totale të investuar gjatë periudhës.
Të dhënat e mësipërme u referohen transaksioneve të kryera nëpërmjet ndërmjetësve financiarë të licencuar nga AMF, kryesisht bankave tregtare. Investimi në bono thesari mund të kryhet edhe nëpërmjet sporteleve të posaçme të Bankës së Shqipërisë.

Tendenca rënëse e investimeve të individëve në bono dhe obligacione nisi qysh vitin e kaluar. Sipas AMF-së, për vitin 2023 blerjet e individëve në tregun primar të bonove dhe obligacioneve ranë në 37.5 miliardë lekë, në rënie me 24.5% krahasuar me vitin 2022.
Zbehja e interesit të individëve për të investuar në bono dhe obligacione duket e lidhur me tendencën rënëse të yield-eve të këtyre instrumenteve. Në vitin 2022, rritja e fortë e yield-eve të bonove dhe obligacioneve solli një interes të shtuar nga individët për të investuar në këto instrumente. Një pjesë e depozituesve madje preferuan t’i tërheqin paratë e mbajtura në depozita bankare ose fonde investimi dhe ti investojnë në bono edhe obligacione, në kërkim të kthimeve më të larta.
Ndërkohë, vitin e kaluar ritmi i rritjes së normave të interesit nga Banka e Shqipërisë u ngadalësua ndjeshëm. Kjo bëri që tregu i titujve të qeverisë të qetësohej dhe yield-et pësuan një rënie të ndjeshme në gjysmën e parë të vitit 2023, që u stabilizua më tej gjatë gjysmës së dytë dhe tremujorit të parë të këtij viti.
Sipas shoqërive komisionere, tregu i pjesëmarrjes së individëve në ankandet e titujve qeveritarë vazhdon të dominohet nga Raiffeisen Bank, me pothuajse 58% të shumës totale të investuar nga individët, e ndjekur nga Banka Kombëtare Tregtare me 19% të totalit. Aktualisht, për këtë shërbim zhvillojnë aktivitet dhjetë institucione të licencuara financiare, nga të cilat nëntë janë banka tregtare./ Monitor.al
Sot, më 13 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...
Një personi që jeton në Shqipëri i duhet të harxhojë 4.4 U...
Të rinjtë që i përkasin gjeneratës Z, i kushtojnë më shumë...
Sot, më 12 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Kredo Finance dhe ABI Bank përfunduan me sukses procesin e...
Sot, më 11 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Krahas debateve për moszbatim korrekt të ligjit për ta...
Sot, më 10 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan b...
Bankat tregtare kanë shlyer plotësisht edhe kontributin e ...
Sezoni i parë i domates në serra është në kulmin e prodhim...
Numri i klientëve shqiptarë të bankave që zgjedhin të ...
Sot, më 9 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë tregoi ditë...
Sektori bankar në Shqipëri emetoi vitin e kaluar 8.4 milia...
Forcimi i lekut në kursin e këmbimit e tkurri vlerën e...
Mosgjetja e punonjësve, një nga sfidat kryesore me të ...
Sot, më 8 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Ligji për tatimin mbi të ardhurat u miratua në muajin ...
Bashkitë e Rajonit Verior të vendit janë më të varfra krah...
Teksa në vend ka një debat të gjerë lidhur me fillimin e z...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...