Kundërshtimi që do të hapte precedent për drejtësinë
Nëse sot Gjykata Administrative do ta kishte legjitimuar E...
Nëse sot Gjykata Administrative do ta kishte legjitimuar E...

Importet e ushqimeve të importuara janë në rënie të vazhdueshme në tre vitet e fundit, por kjo tkurrje nuk po reflektohet në tregjet e pakicës, kur të njëjtët artikuj janë në rritje për të njëjtën periudhë krahasimi.
Sipas të dhënave të përpunuara nga Doganat një kilogram nga grupi ”Ushqime dhe pije alkolike” kushtoi 116.7 lekë në tremujorin e tretë të vitit 2025. Kjo vlerë ishte 0.7 për qind më e ulët se në të njëjtën periudhe të vitit 2024 dhe 8 % më pak se në tremujorin e parë të vitit 2024.
Të dhënat mbi importet e ushqimeve tregojnë rritje të sasive në dy vitet e fundit, por edhe rënie të vlerës për kilogram. Rritja e vizitorëve të huaj ka krijuar kërkesë më të lartë, teksa po zëvendësohet edhe mungesa e prodhimit vendas.
Nga ana tjetër në tregjet e pakicës çmimet e ushqimeve, duke përfshitë edhe ato të importit janë rritur rreth 3% këtë vit, pak më tepër se inflacioni i përgjithshëm.
Teksa importuesit janë duke blerë më lirë për shkak të ofertës më të bollshme ose luhatjeve në tregjet ndërkombëtare, tregtarët në vend nuk e transmetojnë këtë ulje te konsumatori.
Marzhet tregtare në fushën e tregtisë janë të larta për shkak të përqendrimit të lartë çka u jep kompanive të mëdha më shumë fuqi për të ruajtur çmimet e larta edhe në kushtet kur kostoja e furnizimit ka rënë.
Vitet e fundit, kostot e brendshme janë rritur, nga pagat dhe shpenzimet më të larta të transportit të cilat amortizojnë një pjesë të uljes së çmimit të importit.
Sakaq, Shqipëria si një vend në zhvillim ka reagim të vonë ndaj ndryshimeve në tregjet ndërkombëtare edhe për ushqimet.
Ka ende një praktikë që në periudha të pikut të konsumit, si stinën e turizmit apo fund-viti, çmimet shpesh rriten edhe për shkak të kërkesës së fortë, pavarësisht se importet mund të jenë më të lira.
Për herë të parë në vitin 2024 çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë 1% më të shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian, në një kohë që të ardhurat sipas metodës së fuqisë blerëse janë sa 41% e mesatares së BE-së.
Nga viti 2005 deri në 2018-n, çmimet e ushqimeve në Shqipëri ishin mesatarisht sa 68-78% e mesatares së BE-së. Nga 2018-a filloi kërcimi i tyre, teksa në 2023-n, çmimet në Shqipëri ishin mesatarisht vetëm 7% më të lira se mesatarja e BE-së. Ndërsa në 2024-n çmimet u barazuan për herë të parë, madje e tejkaluan lehtë me 1%.
Produktet më të shtrenjta ushqimore për familjet shqiptare në raport me BE-në janë vezët, djathi dhe qumështi, që kanë kërcyer në 131% të mesatares së BE-së, nga 119.5% vitin e mëparshëm. Edhe ushqimet e tjera janë rreth 25% më shtrenjtë se në BE (124.8%). Pijet jo alkoolike janë 19% më shtrenjtë se në Europë. Më lirë shqiptarët blejnë cigaret që kushtojnë sa 47% e mesatares europiane./ Monitor
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan do të blihet me 82.5 ...
Kursi i këmbimit të euros me lekun e ka nisur edhe këtë ja...
Depozitimet e parave në bankomate u rritën përsëri në trem...
Këtë të martë, një dollar amerikan do të blihet me 82.4 le...
Pas 3 viteve jashtëzakonisht të vështira, kur zhvlerësimi ...
Kosova dhe Shqipëria janë ekonomitë e rajonit me kursime m...
Inflacioni bazë u rrit përsëri në muajin tetor dhe arriti ...
Më shumë se një e katërta e të rinjve shqiptarë gjenden në...
Këtë të hënë, një dollar amerikan do të blihet me 82.4 lek...
Këtë të dielë, një dollar amerikan do të blihet me 82.4 le...
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit prezantoi së fundmi ...
Këtë të shtunë, një dollar amerikan do të blihet me 82.5 l...
Punësimi dhe të ardhurat nga puna në vendin tonë do të jen...
Bashkia e Sarandës do të ndërhyjë në dy rrugë të Ksamilit ...
Nga bizneset në tatime dhe dogana deri në vitin 2014 rezul...
Shqipëria mbetet ndër vendet me shpenzimet më të ulëta për...
Këtë të premte, një dollar amerikan do të blihet me 82.3 l...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ishte sot i...
Fondet për arsimin do të vijnë në ulje si në raport me PBB...
Banka e Shqipërisë ka përgatitur një projekt-rregullore “P...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Detaje të reja nga operacioni që po kryhet në Fier për kap...
17-vjeçari, i cili u plagos rëndë ditën e djeshme pasi u g...
RENEA është nisur drejt Roskovecit pas vrasjes së ndodhur ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier ku shtetasi R. B., ...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Gjykata Themelore në Prishtinë e gjeti fajtor ish-kreun e ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...