Euro vijon të mos ndryshojë, rritet dollari/ Kursi i këmbimit
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...

Turqia ishte investitori i huaj kryesor në Shqipëri vitin e kaluar.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për vitin 2024 investimet e kompanive me kapital turk arritën vlerën e 257 milionë eurove, me një rritje prej 44% krahasuar me një vit më parë. Stoku i investimeve turke në fund të vitit 2024 ka arritur në 1.3 miliardë euro, në rritje me 23% krahasuar me një vit më parë.
Ndërmarrjet turke kanë rol të rëndësishëm në disa sektorë në ekonominë shqiptare, sidomos në sektorin financiar, atë energjetik, në industrinë nxjerrëse apo edhe në ndërtim. Vlera e investimeve të huaja përfshin jo vetëm flukset e reja, por edhe fitimet e riinvestuara të ndërmarrjeve ekzistuese. Ky zë ka fituar një peshë në rritje gjatë viteve të fundit në strukturën e investimeve të huaja direkte.
Pas Turqisë, investitori i dytë më i madh për vitin 2024 ishte Italia, me një fluks total prej 200 milionë eurosh. Investimet italiane kanë pësuar një rënie të lehtë me 1.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe orientohen sidomos në aktivitetet e shërbimeve.
Stoku i investimeve italiane në fund të vitit 2024 arriti në 1.68 miliardë euro, në rritje me 16% krahasuar me një vit më parë.
Rritja në stokun e investimeve nuk lidhet vetëm nga flukset e reja (që ishin në rënie), por në të llogariten edhe ndryshimet nga kursi i këmbimit, ndryshimet nga çmimi dhe ndryshimet e tjera.
Bazuar në metodologjitë e përdorur për matjen e investimeve të huaja, flukset e reja vlerësohen me kursin e këmbimit mesatar të periudhës, ndërkohë që stoku vlerësohet me kursin e ditës së fundit të periudhës. Gjithashtu, stoku i investimeve të huaja rivlerësohet në mënyrë periodike, duke reflektuar edhe ndryshimin e çmimit të aseteve.
Pas kryesoi investimet e huaja për pesë vite radhazi, Holanda zbriti në vendin e tretë mes investitorëve të huaj për 2024. Vlera e investimeve holandeze ra në 176 milionë euro, 41% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa stoku i investimeve hollandeze ka arritur vlerën e 2.54 miliardë eurove, në rritje me 14% krahasuar me të njëjtën periudhë një viti më parë.
Ndër të paktët investitorë të mirëfilltë holandezë në Shqipëri është kompania Shell, që vlerësohet se në vitet e fundit ka kryer investime të mëdha për me shpimet në zonën naftëmbajtëse të Shpiragut.
Vitin e kaluar, kjo kompani vendosi të ndërpresë shpimet në puset naftëmbajtëse në vendin tonë dhe ka lënë të kuptohet se me shumë mundësi do të heqë dorë përfundimisht nga kërkimet e naftës në Shqipëri.
Duke përjashtuar Shell, vlerat e larta të investimeve holandeze në vitet e fundit lidhen kryesisht me faktin se Hollanda është një nga vendet e preferuara në Europë për të regjistruar kompani holding, me qëllim kontrollin e investimeve ndërkombëtare të grupeve të ndryshme të biznesit.
Holanda preferohet për regjistrimin e kompanive offshore, është sepse legjislacioni i atjeshëm garanton një shkallë të lartë konfidencialiteti lidhur me pronësinë e aksioneve. Ajo është edhe një juridiksion i preferuar për regjistrimin e shoqërive holding, sepse ajo ka një rrjet të gjerë të marrëveshjeve me vende të tjera të Botës për shmangien e tatimit të dyfishtë.
Investori i katërt më i rëndësishëm vitin e kaluar, për nga vlera e flukseve të reja, ishte Austria, me 119 milionë euro, vlerë kjo e njëjtë me vitin 2023. Investimet austriake në Shqipëri janë të përqendruara sidomos në tregun e sigurimeve, në sektorin energjetik dhe në shërbimet e hotelerisë. Stoku i investimeve austriake në fund të 2024 arriti në 875 milionë euro, në rritje me 15% krahasuar me një vit më parë.
Rritje të ndjeshme vitin e kaluar shënuan edhe investimet e ndërmarrjeve nga Kosova, që arritën vlerën e 96 milionë eurove, me një rritje prej 32% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Stoku i investimeve të Kosovës raportohet në 422 milionë euro, në rritje me 37% krahasuar me vitin 2023.
Në fillim të këtij, viti biznesi i Kosovës realizoi një tjetër investim madhor në Shqipëri, ndoshta më të rëndësishmin e realizuar deri më sot. Kompania që zotëron rrjetin më të madh të shitjeve me pakicë në Kosovë, Viva Fresh Store, njoftoi blerjen e Spar Albania, rrjeti i dytë më i madh i shitjeve me pakicë në Shqipëri./ Revista Monitor
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në një konf...
Korporata e Investimeve Shqiptare rishpalli nga e para thi...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Paratë që emigrantët sjellin te familjet e tyre në Shqipër...
Çdo vit që kalon Shqipëria po shënon një rekord të ri sa i...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Vlera e borxhit të kompanive publike dhe private të garant...
"Standard & Poor's (S&P) Global Ratings", në raportin më t...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Pasiguria rreth tregtisë do të ketë një ndikim të madh në ...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Banka e Shqipërisë ka përditësuar kursin e këmbimit të mon...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Janë lançuar Kredia e Butë dhe Garancia Sovrane për sektor...
Zyra statistikore e Bashkimit Europian ka publikuar sot të...
Operatorët turistikë duhet të kenë drejtues teknik të kual...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Tregu i qirave po “shpërthen” nga flukset e turistëve të h...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...