Raporti i huaj për ecurinë ekonomike dhe fiskale/ "Standard & Poor’s" përmirëson renditjen për Shqipërinë
"Standard & Poor's (S&P) Global Ratings", në raportin më t...

Vlera e borxhit të kompanive publike dhe private të garantuara nga shteti shqiptar pësoi rënie vitin e kaluar.
Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, borxhi i brendshëm i garantuar në fund të vitit 2024 zbriti në 14.16 miliardë lekë, në rënie me 13.5% krahasuar me një vit më parë.
Borxhi i brendshëm i garantuar nga qeveria shqiptare përbëhet në pjesën më të madhe nga huatë e garantuara për kompanitë publike të sektorit energjetik në vend. Vlera e këtyre kredive në fund të 2024 zbriti në 10.98 miliardë lekë, në rënie me 6.7% krahasuar me një vit më parë.
Duke qenë se borxhet e kompanive të sektorit energjetik janë të marra kryesisht në euro, rënia në këtë segment erdhi kryesisht për shkak të efektit të kursit të këmbimit. Kursi i këmbimit euro-lek e mbylli vitin 2024 në nivelin 98.15 lekë, në rënie me 5.5% krahasuar me një vit më parë.
Një rënie më të madhe pësuan borxhet e garantuara të ndërmarrjeve private. Sipas Ministrisë së Financave, garancitë sovrane në favor të bizneseve private vitin e kaluar ranë në 3.18 miliardë lekë, 31% më pak krahasuar me një vit më parë.
Ky borxh i takon katër skemave të garancisë sovrane për biznesin të miratuara nga qeveria shqiptare, përkatësisht garancia shtetërore për pagat, e miratuar në vitin 2020, garancia shtetërore për financimin e rimëkëmbjes së aktivitetit tregtar nga pandemia, po e vitit 2020, garancia shtetërore për financimin e subjekteve që tregtojnë me shumicë produkte ushqimore bazë, miratuar në vitin 2022 dhe garancia shtetërore për garantimin e huamarrjes së subjekteve të industrisë përpunuese, miratuar në prill 2024.
Në masën dërrmuese, borxhi i garantuar i takon skemës së dytë, asaj të garancisë shtetërore për financimin e rimëkëmbjes së aktivitetit tregtar nga pandemia, e vitit 2020. Borxhi i garantuar nga kjo skemë përbënte pothuajse 92% të garancive sovrane për ndërmarrjet private.
Dy skemat e tjera të garancisë sovrane, të viteve 2022 dhe 2024, duket se kanë gjetur një përdorim shumë të vogël nga bizneset.
Sipas të dhënave paraprake të Ministrisë së Financave, në fund të vitit 2024 borxhi publik i brendshëm kishte vlerën e 788.4 miliardë lekëve, në rritje nominale me 6.3% krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, në terma realë, borxhi i brendshëm shënoi një rritje shumë të lehtë, në 31.6% të PBB-së, nga 31.3% që ishte një vit më parë.
Në total, borxhi publik vitin e kaluar zbriti në 54.73% të PBB-së, në rënie të mëtejshme nga niveli prej 57.5% i një viti më parë. Që nga viti 2021, borxhi publik ka rënë me pothuajse 20 pikë përqindje ndaj PBB-së. Rënia e këtij raporti i detyrohet sidomos uljes së borxhit të jashtëm, si rezultat i forcimit të lekut në kursin e këmbimit, por pjesërisht edhe uljes së deficitit buxhetor në vitet e fundit dhe rritjes së kënaqshme ekonomike./ Monitor
"Standard & Poor's (S&P) Global Ratings", në raportin më t...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Pasiguria rreth tregtisë do të ketë një ndikim të madh në ...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Banka e Shqipërisë ka përditësuar kursin e këmbimit të mon...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Janë lançuar Kredia e Butë dhe Garancia Sovrane për sektor...
Zyra statistikore e Bashkimit Europian ka publikuar sot të...
Operatorët turistikë duhet të kenë drejtues teknik të kual...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Tregu i qirave po “shpërthen” nga flukset e turistëve të h...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Duke përjashtuar naftën pjesa tjetër e eksporteve shqiptar...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbehet...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Çmimet e arit arritën në 3,000 dollarë për 28 gram për her...
Të dhënat finale mbi treguesit ekonomikë të ndërmarrjeve n...
Arkëtimet buxhetore po ndjekin ciklin e ekonomisë. Plani i...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...