“Ngrijnë” monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 17 mars 2025
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...

Duke përjashtuar naftën pjesa tjetër e eksporteve shqiptare ka pësuar rënie rekord në dymujorin e parë të vitit, me 28%. Të dhënat e sotshme të INSTAT tregojnë se prodhimi vendas në pjesën të madhe të grupeve të eksportit ka pësuar rënie drastike.
Eksportuesit shqiptarë po ndikohen nga koniunktura jo e favorshme e kërkesës në tregjet ndërkombëtare, teksa shumë fabrika mbyllën aktivitetin në dy muajt e parë të vitit.
Rritja e eksporteve të naftës me mbi 64% në dymujorin e parë 2025 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar mezi ka arritur të mbulojë hendekun e rënies në të gjitha grupet e tjera.
INSTAT lajmëroi sot se në shkurt 2025 eksportet e mallrave arritën vlerën 34 mld lekë, duke u rritur me 4,3 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 7,3 %, në krahasim me janar 2025. Importet e mallrave arritën vlerën 68 mld lekë, duke u ulur me 8,6 %, në krahasim me një vit më parë dhe duke u rritur me 12 %, në krahasim me janar 2025.
Defiçiti tregtar i këtij muaji është 34 mld lekë, duke u ulur me 18,6 %, krahasuar me shkurt 2024 dhe duke u rritur me 17,1 %, në krahasim me janar 2025.
Gjatë muajit shkurt 2025, në rritjen e eksporteve prej 4,3 %, kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +11,1 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +1,7 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0,2 pikë përqindje. Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me – 6,9 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -1,0 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me -0,8 pikë përqindje etj.
Eksportet, gjatë këtij dymujori janë rritur me 4,6 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +12,0 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +1,1 pikë përqindje.
Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -6,3 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -1,7 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me -1,0 pikë përqindje.
Tekstilet dhe këpucët nuk ngrenë kokë, kanë filluar mbylljen e fabrikave
Në shkurt, eksportet e tekstile e këpucë, grupi më i madh eksportues në vend (me 30% të totalit), ranë me 1.6%. Për dymujorin tkurrja është 5,5%%.
Prej më shumë se dy vitesh industria po kalon një periudhë të vështirë e ndikuar nga shumë faktorë si rritja e kostove që ka bërë që partnerët të zhvendosen në vende të tjera.
Kursi i këmbimit pati një ndikim shumë negativ dhe kjo ka bërë që shumë klientë të zhvendosin porositë nga Shqipëria në këtë fillimvit.
Kjo situatë po detyron shumë fabrika të mbyllen, sipas njoftimeve nga Shoqata e Eksportuesve. Falimentet më të mëdha kanë ndodhur në rrethe dhe në fabrika që kishin të punësuar nën 120 punonjës, që punonin kryesisht me nënkontraktim, të cilat kishin norma më të ulëta fitimi dhe nuk ishin në gjendje ta përballonin krizën.
Gjithashtu sektorin fason po përballet me një rënie të kërkesës në tregjet ndërkombëtare për veshje. Përfaqësuesit e industrisë presin një përmirësim të situatës pas gjysmës së dytë të vitit.
Materiale ndërtimi dhe metale, tkurrje fortë 34%
“Materialet e ndërtimit dhe metalet” kaluan në grupin e katërt më të madh në vend për dymujorin, me 12.7% të totalit. Ky grup ndikohet nga ecuria e Kurum, përpunuesit të çelikut, që është një nga eksportuesit më të mëdhenj në vend.
Në shkurt ky grup ra me 34.1%, ndërsa për 2-mujorin tkurrja është 32.3%. Sektori po vuan nga kërkesa e dobët rajonale dhe tkurrja e çmimeve.
Minerale, lëndë djegëse, rritje të fortë 64%
“Minerale, lëndë djegëse, energji” kaloi në grupin e parë më të madh në vend, me 59 % të totalit të eksporteve në shkurt. Në shkurt grupi I rriti shitjet me 59%, ndërsa për 2-mujorin rritja është 64%. Ecuria e këtij grupi është e varur nga shitjet e Bankers Petroleum, eksportuesi më i madh në vend dhe nga tregtimi i energjisë elektrike, që lidhet me motin.
Ushqime, pije e duhan me rritje
“Ushqime, pije e duhan”, një nga grupet me ecurinë më të mirë vitet e fundit po shënon një rritje. Në shkurt, eksportet e tij u rritën me 15.5%, ndërsa për 2-mujorin zgjerimi ishte 9.4%. Pavarësisht potencialeve, sektori po ndikohet nga rritja e kostove, që po e bëjnë atë më pak konkurrues në rajon si dhe nga ecuria e motit.
Makineri, pajisje, pjesë këmbimi në vendnumëro
“Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” ishin grupi tjetër që që nuk po rritet vitin e fundit. Ky grup po vuan zhvlerësimin e euros, rritja e kostove dhe mungesa e fuqisë punëtore. Në shkurt eksportet u rriten 2,2% ndërsa për 2-mujorin tkurrja është 2.5%.
Importet me rritje
Si dymujor, importet janë rritur me 4,7 %, krahasuar me dymujorin e parë 2024. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të importeve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +1,9 pikë përqindje, “Ushqim, pije duhan” me +0,7 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me +0,4 pikë përqindje. Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me -5,6 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -1,3 pikë përqindje dhe “Prodhime druri dhe letre” me -0,3 pikë përqindje.
Si dymujor, importet janë rritur me 4,7 %, krahasuar me dymujorin e parë 2024. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të importeve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +1,9 pikë përqindje, “Ushqim, pije duhan” me +0,7 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me +0,4 pikë përqindje.
Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me -5,6 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -1,3 pikë përqindje dhe “Prodhime druri dhe letre” me -0,3 pikë përqindje.
Në muajin shkurt 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me shkurt 2024 janë: Kosova (63,7 %), Greqia (10,2 %), Gjermania (7,5 %), etj.
Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (14,1 %), Maqedoni e Veriut (22,6 %), Austria (0,4 %), etj.
Gjatë këtij dymujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Kosova (76,8 %), Gjermania (3%) dhe Greqia (6,3%).
Ndërsa vendet me të cilat ka pasur uljen më të madhe janë: Italia (15,9 %), Maqedonia e Veriut (11,0 %) etj.
Në muajin shkurt 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të importeve, janë: Kina (16,6 %), Greqia (10 %), Spanja (46,3 %) etj. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, në krahasim me shkurt 2025 janë: Italia (2,5%), Turqia (41,2 %), Gjermania (12,1 %), etj.
Gjatë këtij dymujori, vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (1,2 %), Kina (31.1 %) dhe Greqia (6,3 %).
Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Turqia (30,4 %), Gjermania (7,8 %) dhe SHBA (37,1%).
Si dymujor, importet janë rritur me 4,7 %, krahasuar me dymujorin e parë 2024. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të importeve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +1,9 pikë përqindje, “Ushqim, pije duhan” me +0,7 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me +0,4 pikë përqindje.
Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me -5,6 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -1,3 pikë përqindje dhe “Prodhime druri dhe letre” me -0,3 pikë përqindje./ Revista Monitor
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbehet...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Çmimet e arit arritën në 3,000 dollarë për 28 gram për her...
Të dhënat finale mbi treguesit ekonomikë të ndërmarrjeve n...
Arkëtimet buxhetore po ndjekin ciklin e ekonomisë. Plani i...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Agjencitë private të punësimit kanë afat deri më 17 Mars 2...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Të dhënat e reja mbi tregun e punës shpalosën një panoramë...
BE-ja ka njoftuar se do të vendosë kundërmasa tregtare nda...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2...
Paga mesatare në ekonomi u rrit përsëri në tremujorin e fu...
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbeh...
Banka Qendrore Evropiane uli normën e saj të lehtësisë së ...
Punëmarrësit informalë të konstatuar gjatë inspektimeve ng...
Përdoruesit shqiptarë të drogave kanë nivelin më të lartë ...
Ditën e sotme në tregun valutor, euro do të këmbehet me 98...
Shqipëria ka treg pune problematik në raport me rajonin dh...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe ndëshkoi drej...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Një shtetas 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi p...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Qytetarët e Kosovës votojnë sot për zgjedhjet e parakohshm...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar rezu...
Megjithëse politika e shtetësisë është kompetencë e Serbis...
Qytetarët e Kosovës janë duke votuar në zgjedhje të reja t...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...